E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama mohon Çamerinë në TV grek: E gabuar të jetë në tekste

Korrieri nga Korrieri
26.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Rama mohon Çamerinë në TV grek: E gabuar të jetë në tekste
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Duket se ajo që përflitej më parë, se termi “Çamëri” do të hiqet nga tekstet shkollore, tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë Edi Rama.

Gjatë një interviste për televizionin grek “MEGA”, Rama deklaroi se nuk ka territore shqiptare në Greqi, duke harruar kështu të gjitha territoret e Çamërisë. Sipas kryeministrit, në Greqi ka territore ku kanë jetuar më parë shqiptarët, por nuk jetojnë më sot, duke harruar faktin se në territoret e Çamërisë ka ende familje me origjinë të vjetër, të cilat i kanë shpëtuar gjenocidit grek.

Rama më tej e thelloi skandalin, ku deklaroi se nuk është e drejtë që termi i Çamërisë të përmendet në tekstet shkollore.

BISEDA

Pyetje: Zgjedhjet janë pas 3 muajsh? A do ta përsërisni vizitën në Greqi a keni plan të takoheni me shqiptarë atje?

Edi Rama: Mund të shkoj por jo në këtë mënyrë. Tashmë po zhvillohet procesi i regjistrimit. Është më tepër puna në terren e grupeve dhe e njerëzve. Nuk ka të bëjë me fushatën. Ka një plan. Nuk jam i sigurtë kur do të materializohet për një panair pune për shqiptarët të punojnë në Shqipëri. Jo fushatë. E kam bërë. Ishte një eveniment shumë i bukur dhe i vështirë për tu përsëritur. Ai eveniment i pari pas shumë vitesh dhe kishte shumë njerëz. Ishte shumë emocional

Nëntorin e kaluar vizituat Selanikun. Në fjalimin tuaj zgjodhët të thonit ‘Vorio Epiri’ si term ka vdekur.

Edi Rama: Jo nuk e thashë gjatë fjalimit tim. Nuk përdor fjalimet e mija të them gjëra që janë të pakuptimta. Iu përgjigja një kolegu tuaj  më pas gjatë një konference shtypi me gazetarët grekë. Një koleg i juaji më pyeti cfarë mendon për ‘Vorio Epirin” I thashë nuk ekziston. Ndoshta është një mënyrë për ju që të përshkruani një realitet të caktuar por jo për ne.  E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.

Athina shpesh ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë në BE kalon nga ne, si e intepretoni?

Edi Rama:  Sigurisht që rrugëtimi për në BE i çdo risthari kalon përmes dyerve të anëtarit të vjetër e Greqia ka një zë. Më shumë se kaq Greqia është më pranë për mirë e për keq, sic do fqinj, por unë dua të jetë vetëm për mirë. Është normale. Kur Shqipëria të bëhet anëtare do të jetë më e mirë për Greqinë se do të jemi më të fortë.

Ka pasur një komision dypalësh që ka ekzaminuar…

Edi Rama: E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.

Komisioni që përmenda po shikon ndryshimet në tekstet shkollore në të dyja vendet. Në Greqi termi Vorio Epir është hequr nga të gjitha tekstet shkollore. Kam lexuar që në dy klasa, të 9 dhe 12 ka një kapitull të titulluar territoret shqiptare në Greqi?

Edi Rama: Me aq sa di unë jo. Nëse ka diçka të tillë, nuk ështe e drejtë. Se nuk ka territore shqiptare ka territore ku shqiptarët jetonin më parë. Ashtu siç ka territore ku grekët jetonin më parë dhe jetojnë edhe sot

A duhet të jetë në tekstet shkollore?

​​​​​​​Edi Rama: Territore shqiptare në Greqi nuk është gjëja e drejtë për tu thënë

A jeni i gatshëm ta shihni?

​​​​​​​Edi Rama: Nuk jam i vetëdijshëm nëse ekziston, por nëse ekziston nuk është e saktë. Se i bie të luajmë mendsh, se do të nisim të shohim realitetet e së shkuarës e të sabotojmë të ardhmen tonë.  Unë e shoh të ardhmen tonë si europianë, natyrisht me zënkat tona por Europianë. Nuk e di çfarë do të thotë territore shqiptare në Greqi ashtu siç nuk di që çfarë do të thotë Vorio Epir./korrieri

Para

Rama intervistë për televizionin grek: Duam heqjen e Ligjit të Luftës, jemi dy popuj të ngjashëm që na ndau komunizmi

Pas

Ish-prokurori Arjan Ndoja bëhet pjesë e primareve të Partisë Demokratike!

Nga Kategoria

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!
Aktualitet

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.3k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

24.11.2026
10.4k
Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

25.11.2026
10.4k
“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.4k
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.4k
Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.