E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

FOTO/ Kur Klotilda Bushka “hallet” e drejtësisë i qante me krudo, verë dhe puro

Korrieri nga Korrieri
01.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
FOTO/ Kur Klotilda Bushka “hallet” e drejtësisë i qante me krudo, verë dhe puro
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ashtu siç duhej të ndodhte, Klotilda Bushka, u thirr të hënën në SPAK për dosjen në fjalë, pasi deputetja e Partisë Socialiste nuk mund të lihet jashtë procesit, ku sipas asaj që është shkruar e zeza në të bardhë në dosjen voluminoze të SPAK-ut, ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi ajo është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u përdorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, njeriu që, sipas SPAK-ut në dosjen që i ka dërguar GJKKO-së për masën e arrestit me burg të vendosur ndaj “hajdutit” ende të dyshuar, jo vetëm ka helmuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij, por ka intimiduar dhe kërcënuar dëshmitarët e përfshirë në këto hetime.

Dhe për të kuptuar “fuqinë” e influencës së Bushkës tek njerëzit e drejtësisë vlen të kujtojmë se për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re”, duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.

Por, jo gjithnjë ndodhte kështu. Kjo pasi Klotilda Bushka zgjidhte që t’i “qante hallet” e drejtësisë edhe në ambiente jo-formale, madje miqësore.

“Ora News”, ka siguruar një foto, në të cilën Bushka e Ligjeve shihet në shoqërinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe ish-kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami.

Natyrisht që pamjet i përkasin muajve më parë, ku titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë, i cili menaxhohet nga një eksponent i Partisë Socialiste.

Në tavolinën e tyre, natyrisht, nuk janë raportet e kryeinspektorit apo KLGJ-së për Parlamentin, por verë dhe krudo.

Pra bëhet fjalë për personazhe që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, por ato nga pamjet në fjalë po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrin, në restorantin e shndërruar si fole harabelash ku çështjet e drejtësisë së re zgjidhen po aty.

Në foto:  Metani, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, në restorantin te Shallvaret

Dhe një nga këto çështje mbase është dëshira e Llagamit për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por duket se kjo do të mbesë një ëndërr në sirtar, pas zyrtarizimit të hetimit edhe ndaj vetë Bushkës.

Dhe aq shumë duket se u ka shijuar ndenja dhe muhabeti së bashku sa dhe Llagami ka ndezur një cigare puro, ku nga burime mësohet se është nga markat shtrenjta kubaneze.


Në foto: Ish-kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami duke konsumuar puro

Por ajo që as Metani dhe as Llagami nuk dinë, është fakti se kjo bisedë ka dyshime se është filmuar dhe është ruajtur në një server.

Po ashtu, në bisedë mund të jenë qarë dhe hallet e partisë (PS-së), pasi kreu i ILD-së Artur Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.

Vetë Artur Metani, ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama.

Metani është një ndër personat e kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike, për rolin e tij në “aferën” e incineratorëve, dosje kjo që sipas asaj që është raportuar ditët e fundit në media pritet të ketë zhvillime të reja, ku flitet se është i përfshirë direkt edhe vetë Erion Veliaj.

Por në kushtet kur Erion Veliaj ka nisur një fushatë linçimi nga burgu ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarit të GJKKO-së që e la në qeli atë, duke mos u marrë aspak me faktet dhe provat e SPAK-ut, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional i treshes Bushka-Metani-Llagami shërben për të ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë dhe efikasitetin e kontrollit ndaj institucioneve të drejtësi.

HETIMET DHE PËRPLASJA E VELIAJT ME DREJTËSINË

Ditën e djeshme, Erion Veliaj, duket se nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku qëndron prej dy javësh tashmë ka realizuar auto-golin e radhës.

Kjo pasi në media u raportua se Veliaj i është drejtuar me një shkresë Artur Metanit, Kryeinspektorit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, njeriut që të njihet për miqësinë e tij të ngushtë me deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për helmim të hetimeve ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj për 4 vepra të rënda penale, nga të cilat fshehje dhe mosdeklarim pasurie tek pastrimi i parave.

Veliaj duket se si për të fshirë gjurmë të njëjtën shkresë, ia ka drejtuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku i kërkoi nisjen e një procedimi disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit të SPAK, Olsi Dado.

Veliaj pretendon se Ols Dado, ka kryer shkelje në shqyrtimin e çështjes penale ndaj tij dhe se është në kushtet e konfliktit të interesit.

Në shkresën e tij, Veliaj jep dhe një argument qesharak teksa thotë se prokurori Ols Dado “ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kërkuar leje ndërtimi pёr përfitimet e tij”.

Por një gjë parimisht pozitive ndodhi, ku Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, mohoi të paktën deri dje që në këtë institucion të jetë depozituar ndonjë ankesë nga Erion Veliaj.

“Në përgjigje të interesit, deri në përdundim të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga z.Veliaj në ILD”, – thuhet në përgjigjen e djeshme të ILD-së për mediat.

Kujtojmë se Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të SPAK më 10 Shkurt, ku akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Nga hetimi i SPAK, ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste.

Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 900 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Që prej arrestimit, Erion Veliaj, ka nisur një sulm me fyerje dhe kërcënime ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit, Erjon Bani, dhe kujtdo që i ka dalë përpara.

Para

Nis të hënën shpërndarja e bonusit për pensionistët, DETAJET që duhet të dini

Pas

Ahmed Kalaja i çon Veliajt hurma arabie në burg, kryebashkiaku e poston, por mungon një reagim…

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.