E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tatuazhi i Mirlind Dakut, e veja e ‘DËSHMORIT’: “Katana 138” heroi i të gjithëve!

Korrieri nga Korrieri
12.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Tatuazhi i Mirlind Dakut, e veja e ‘DËSHMORIT’: “Katana 138” heroi i të gjithëve!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Katana 138“, ky ishte tatuazhi që Mirlind Daku e tregoi pas festës dhe heqjes së fanellës me golin e dytë shënuar kundër Polonisë, në fitoren që Kombëtarja shqiptare mori 2-0 kundër Polonisë në “Air Albania”.

Tatuazhi drejtuar dëshmorit të UÇK-së, Agim Ramadani bëri që sulmuesi nga Gjilani të bëhej temë jo vetëm për lojën në fushë.

Daku edhe njëherë në risjell në kujtesë sakrificën sublime dhe derdhjen e gjakut për liri, diçka të tillë bëri edhe komandanti i “Brigadës 138” të UÇK-së, Agim Ramadani në 1999.

Komandant Agim Ramadani, në luftën për liri mori pseudonimin “Katana”, shpatë e hollë dhe e mprehtë e përdorur nga luftëtarët samurai në Japoni, e saktë dhe vdekjeprurëse.

Komandant “Katana” ishte pjesë e betejës më të rëndësishme për fatet e luftës së UÇK-së kundër pushtuesve serbë në Kosovë.

Më 9 prill të vitit 1999, në krye të opearacionit “Shigjeta”, Agim Ramadani dhe njësiti “Kobra” i Brigadës 138, nisin në orët e para të mëngjesit një sulm frontal me armikun.

Qëllimi ishte thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, në mënyrë që armët dhe materialet logjistike që vinin nga Shqipëria mëmë të kalonin lirshëm për të furnizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Komandant “Katana” bëhet pjesë e përjetësisë dy ditë më vonë, kur më 11 prill mbylli sytë duke rënë në betejë. Dhimbja ndër shokë është e madhe. Shqipëria humbet një atdhetar të çmuar e djalë trim, Kosova një bir që dha jetën për lirinë e saj.

Për kujtimin e tij në ndeshjen e Kombëtares nga Mirlind Daku, foli për Report TV edhe e veja e Dëshmorit, Shukrie Ramadani. Për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, bashkëshortja e heroit të lirisë u shpreh e emocionuar nga gjesti, teksa nuk e dinte më herët për këtë tatuazh të sulmuesit.

“Ndeshjet që ka kombëtarja jonë, çdo shqiptar i ndjek me shpresë dhe dashuri për fitore. Jam e gëzuar për fitoren dhe për gjestin e Mirlindit, që solli në skenë heronjtë tanë.

Tatuazhi? Kur hoqi fanellën dhe tatuazhi ishte me Agimin, na gazoi shumë. Jo vetëm ne, po për çdo familje dëshmori që ka kontribuar për atdheun”, tha ajo.

Më pas Shukrie Ramadani tregon se Dëshmori “Katana 138” nuk është vetëm bashkëshorti i saj, por heroi i të gjithëve.

“E njihni lojtarin? Jo, nuk e dija as nga emri. Nuk dija as që kishte tatuazh. Janë qindra djem që kanë një tatuazh të tillë. Agimi ishte luftëtar i lirisë, nuk është më vetëm i imi, është i të gjithëve. Është poeti, piktori dhe komandanti. Brezat e rinj po mësojnë për heronjtë që i sollën lirinë dhe tanimë i kanë edhe në trupat e tyre si tatuazh. Do kërkoj që të gjej Dakun dhe besoj se do e takoj, dua t’iu dërgoj edhe një foto më me të. Fitorja ishte e përbashkët edhe me Brigadën 138, për të gjithë luftëtarët”, tha zonja Ramadani.


Më pas edhe një mendim për lojën e Kombëtares, teksa kërkohet Europiani. “Jemi më të fortë dhe të denjë, ndjekim Kombëtaren dhe Kosovën. Kemi dëshirë që të kemi suksese me të dyja dhe të shkojmë në Europian. T’i gëzohemi fitores dhe me Sylvinhon i tregojmë botës se kemi vlera“, tha e veja e Agim Ramadanit, Shukria.

Para

SKANDALI/ Akt-ekspertimi që shpëtoi Rrajat, Mjeku ligjor ekspertoi edhe Xhisiela Malokun që u dhunua nga Rexhep Rraja!

Pas

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.