E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Norvegjia ringjall bunkerët e Luftës së Ftohtë, përballë kërcënimit rus

Radi Kalb nga Radi Kalb
31.03.2025
në Botë, Slider
A A
Norvegjia ringjall bunkerët e Luftës së Ftohtë, përballë kërcënimit rus
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Afërsia e Norvegjisë me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë e shtyu vendin nordik të ndërtonte shumë bunkerë ushtarakë – disa prej tyre baza të mëdha sekrete për avionë dhe anije luftarake. Sot, përballë tensioneve të reja me Rusinë, këto struktura të nëndheshme po kthehen sërish në vëmendje.

Çdo vit, qindra mijëra turistë vizitojnë veriun e Norvegjisë, por ajo çfarë nuk e shohin kurrë është bota sekrete e fshehur në brendësi të maleve: avionë luftarakë dhe nëndetëse bërthamore të strehuara në shpella gjigante nëntokësore.

Norvegjia është një vend me shumë bunkerë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, ky vend me popullsi të rrallë dhe malor kishte rreth 3 mijë struktura nëntokësore, ku forcat e armatosura norvegjeze dhe aleatët e tyre mund të fshiheshin dhe të bënin rezistencë ndaj çdo pushtuesi. Shumë prej këtyre bunkerëve datojnë që nga koha kur Norvegjia ishte pjesë e Murit Atlantik të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore – apo edhe më herët – dhe publiku norvegjez kishte pak ose aspak dijeni për ekzistencën e tyre.

Sot, ndërsa lufta përfshin Ukrainën lindore, Norvegjia po reaktivon dy prej strukturave më ikonike nëntokësore të Luftës së Ftohtë.

Pranë kufirit me Rusinë, në veri të Rrethit Arktik, hangarët e bazës ajrore Bardufoss dhe baza detare Olavsvern duken si skena nga një film spiunazhi, me mure shkëmborë të pastruar, beton të shndritshëm dhe pajisje ushtarake. Baza Olavsvern, e gdhendur në një mal dhe e mbrojtur nga rreth 275 metra shkëmb gabbro, përmban një tunel daljeje 909 metra të gjatë me një derë masive kundër shpërthimeve.

Pse nevojiten sot këto bunkerë gjigantë? Bashkimi Sovjetik – arsyeja fillestare e ndërtimit të tyre – nuk ekziston më. A ka ende kuptim të derdhen miliona për të mirëmbajtur struktura të tilla të shtrenjta?

Në fotot promocionale të rihapjes së Bardufoss, avioni luftarak amerikan F-35 Lightning II duket si një grabitqar nën dritat e spotëve, nën çatinë harkore të hangarit. Baza, e hapur që në 1938, u përdor nga gjermanët gjatë luftës për të mbrojtur anijen luftarake Tirpitz. Pas luftës, forcat ajrore norvegjeze e kthyen atë në një strehë të sigurt për avionët luftarakë nga ndonjë sulm sovjetik.

Pas mbylljes afro 40 vjet më parë, Bardufoss po ringjallet. Arsyeja? Mbrojtja e F-35-ve, që kushtojnë 80–110 milionë dollarë copë, nga sulme me dronë kamikazë që kushtojnë vetëm 300 dollarë. Zgjidhja? Shpërndarja e avionëve në vendndodhje të ndryshme apo, edhe më mirë, në bunkerë të fortifikuar brenda maleve.

Një vështrim në hartë shpjegon pse u ndërtua baza detare Olavsvern.

Ndodhur pranë nyjës strategjike ku Deti Norvegjez takohet me Detin Barenc, Olavsvern ndodhet në një pikë kyçe të quajtur “Hendeku i Arinjtë”, një rrugë kalimi për nëndetëset dhe anijet ruse që synojnë Atlantikun. Ndërtimi i bazës nisi në vitet 1950 si përgjigje ndaj fuqizimit të Flotës Veriore Sovjetike, dhe kostoja totale arriti rreth 450 milionë dollarë – shumica e së cilës u mbulua nga NATO. Baza përfshin një qendër komande nëntokësore, doke në thellësi, tunel daljeje dhe një kantier riparimesh.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, baza mbeti aktive dhe u përdor për misione të NATO-s në Oqeanin Arktik. Por në 2009, parlamenti norvegjez votoi për mbylljen e saj, dhe në 2013 ajo u shit për vetëm 7 milionë paund një kompanie private. Aty u strehuan karavanë dhe makina klasike, madje disa anije kërkimore ruse u lejuan të hynin në këtë objekt më parë tepër të ruajtur.

Në 2020, kompania WilNor e lidhur me ushtrinë norvegjeze, bleu shumicën e aksioneve dhe nisi rinovimin dhe modernizimin e saj. Marina amerikane ka shprehur interes për të përdorur bazën për nëndetëset e saj bërthamore.

Pra, arsyeja për reaktivimin është e thjeshtë: Rusia.

Por Norvegjia nuk është e vetmja. Rusia ka rihapur rreth 50 baza të Luftës së Ftohtë në Arktik. Suedisë i është rikthyer baza nëntokësore e Muskö, pranë Stokholmit. Kina ka ndërtuar një bazë të re nëntokësore në ishullin Hainan në Detin e Kinës Jugore dhe një qendër gjigante komande pranë Pekinit. Irani ka ndërtuar “qytetin nëntokësor të raketave” në Gjirin Persik.

“Psikologjia e bunkerëve bërthamorë është shumë e fuqishme,” thotë Sir Humphrey, një studiues i pavarur i Luftës së Ftohtë. “Janë rrënjosur thellë në psikikën tonë – veçanërisht imazhi i një gjenerali të çmendur në një qendër komande à la Dr. Strangelove.”

Sipas ekspertit Paul Ozorak, autor i Underground Structures of the Cold War:

“Vendosja e nëndetëseve dhe avionëve në tunele është ende një mënyrë e mirë për t’i mbrojtur nga bombardimet ajrore, edhe nëse përdoren bomba të fuqishme bunker-buster.”

Megjithatë, vendet si Britania mund të hezitojnë të ndjekin shembullin norvegjez për shkak të kostos shumë të lartë. Në Britani, shumë prej këtyre strukturave janë shitur si muze, klube nate apo thjesht janë mbyllur e shkatërruar. Shumë janë përmbytur dhe të papërdorshme.

“Shumë prej tyre janë zhveshur nga pajisjet. Riintegrimi dhe rivendosja e sistemeve të komunikimit do ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm,” thotë Ozorak.

Ka edhe probleme sigurie. Bunkerë si Olavsvern, të lënë për vite pa kontroll, mund të jenë kompromentuar nga shërbimet e inteligjencës së huaj, edhe nëse nuk kanë pasur vizita zyrtare nga anije ruse.

“Ka përfitime të kufizuara nga një strukturë që të gjithë e dinë se ekziston dhe që ka qenë objektiv për 60 vjet,” thotë Sir Humphrey. “Bunkerët u ndërtuan për t’i rezistuar një bombe bërthamore që shpërthen pranë – jo një bombe me GPS që bie mu në tubin e ventilimit.”

Megjithatë, disa objekte në Britani mbeten aktive. Si p.sh. bunkeri i RAF në Buckinghamshire, selia e Northwood Headquarters, dhe MOD Corsham, ku ndodhet një qendër sekrete komunikimi mbi një rrjet të madh tunelesh të Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, zyra e kabinetit britanik ka riklasifikuar dokumente mbi planifikimin e luftës bërthamore që ishin bërë publike pas Luftës së Ftohtë – një tjetër shenjë se frika nuk ka vdekur.

“Në fund të ditës, nëse ke frikë nga një sulm i papritur, instinkti natyral është të futesh nëntokë,” përfundon Ozorak./Përshtatur nga BBC

Shqetësimet e sigurisë nuk nisën në vitin 2022 me pushtimin e Ukrainës, as në 2014 me aneksimin e Krimesë, por shumë më herët. Sipas studiuesit Andreas Østhagen:

“Në periudhën 2006–2008, kishte shumë investime në Flotën Veriore të Rusisë dhe rifilluan stërvitjet ushtarake në Arktik – për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.”

“Rusia e Putinit nuk është Bashkimi Sovjetik,” shton ai, “por për sigurinë norvegjeze, problemet janë po ato: si ta pengesosh Rusinë dhe, nëse shpërthen lufta, si ta luftosh Rusinë?” /korrieri

Para

Aksioni i SPAK në banesën e Xhovana e Alda Nikollit/ Policia i preu rrugën, iu sekuestruan edhe telefonat!

Pas

Si nëpër filma në Lushnje, hajdutët vjedhin kasafortën e një biznesi dhe një furgon, gjatë largimit humbin…

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund
Botë

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.4k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.