E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

TENDERI/ 40 milion euro për të veshur policët, 2 500 euro një uniformë

Radi Kalb nga Radi Kalb
01.04.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
TENDERI/ 40 milion euro për të veshur policët, 2 500 euro një uniformë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Janë zbuluar detaje të reja mbi dy tenderë të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në ditët e fundit pas shqyrtimit të dokumenteve zyrtare.

Bëhet fjalë për një shumë totale prej 40 milionë eurosh, e destinuar për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit dhe të personelit të Drejtorisë së Burgjeve.

Në mënyrë të pazakontë, këto tenderë nuk janë menaxhuar nga vetë institucionet përkatëse, por nga OBP, një njësi e varur direkt nga Kryeministria.

Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) mbi procedurat e mëparshme të blerjeve të uniformave për policinë dhe burgjet, hetime që kanë çuar në disa arrestime dhe ndjekje penale për abuzime të rënda financiare.

Megjithatë, dokumentet tregojnë se kostot për këto uniforma janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Llogaritjet tregojnë se shpenzimi për të pajisur një punonjës policie është rreth 2,400 euro, ndërsa për një punonjës të burgjeve, kjo shumë arrin në 3,900 euro.

Këto çmime, që duken të tepruara për veshje fasonerie, ngrenë pikëpyetje serioze mbi transparencën e kësaj procedure, duke pasur parasysh se tenderët e mëparshëm të uniformave kanë qenë shpesh objekt hetimesh dhe skandalesh.

Dokumentet që disponon Gazeta Jonë tregojnë se tenderi për uniformat e Policisë së Shtetit ka një fond limit prej 2,724,218,857 lekësh. Në Shqipëri aktualisht numërohen 11,645 punonjës policie, çka do të thotë se kostoja për veshjen e secilit prej tyre llogaritet në 236,515 lekë.

Për më tepër, kujtojmë se në vitin 2021, një tender i ngjashëm përfundoi me arrestimin e nëntë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, pasi SPAK zbardhi një skemë manipulimi ku kriteret e tenderit u ndryshuan disa herë për t’i dhënë avantazh një kompanie të caktuar.

Në atë periudhë, kostoja për uniformën e një polici ishte 2,800 euro, një shumë që tashmë duket të jetë reduktuar, por që mbetet ende e dyshimtë për shkak të historikut problematik të këtyre procedurave.

Një tjetër tender i zbuluar nga dokumentet e siguruara është ai për uniformat e policëve të burgjeve, me një fond prej 1,390,769,925 lekësh (afërsisht 14 milionë euro).

Me një staf të vlerësuar ndërmjet 3,500 dhe 3,700 efektivësh në sistemin penitenciar, del se kostoja për secilin gardian shkon në 3,900 euro. Kjo shumë është dukshëm më e lartë se ajo e policëve të shtetit dhe nuk është dhënë asnjë shpjegim nga OBP mbi arsyet e kësaj diference të madhe.

Për më tepër, edhe tenderët e mëparshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë nën akuzë për parregullsi dhe korrupsion, me raste ku prokuroria ka nisur hetime mbi mënyrën se si janë ndarë kontratat. Historia tregon se këto tenderë kanë qenë shpesh të mbështetura nga interesa të fuqishme politike, me firma të favorizuara që mbështeten nga njerëz me ndikim në qeveri.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse këto tenderë do të përballen me të njëjtin fat si ata të mëparshmit, apo nëse skema do të përsëritet me ndryshime të vogla për të shmangur hetimet.

Fakti që OBP ka marrë në dorë këtë proces pas hetimeve të SPAK-ut mund të shihet si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga institucionet e mëparshme, por gjithsesi mbetet në vëmendje të organeve të drejtësisë për të verifikuar nëse edhe kësaj here kemi të bëjmë me një tjetër skemë abuzimi me fondet publike. /korrieri

Para

Gjermania bëhet gati për luftë

Pas

Tragjedia e pilotit Luto Sadiku! Avioni ‘Mig-21’ u përmbys buzë lumit Gjadër dhe shpërtheu në 29 sekonda!

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.