E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku bën tender që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë! 

Korrieri nga Korrieri
03.04.2025
në Aktualitet, Investigim
A A
Balluku bën tender që makina t’i lahet 1 herë në 2 ditë! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është aktualisht njeriu i dytë më i pushtetshëm politikisht në Shqipëri, pas kryeministrit, Edi Rama.

Duke qenë edhe në postin e zëvendëskryeministres, Balluku ka emëruar disa vartës në poste të rëndësishme, që nga ministrin e Brendshëm, atë të Mbrojtjes, të Financave për të mos përmendur edhe një mori institucionesh që nga Albcontrol, OST, OSHEE, KESH, ARRSH, AKBN etj, institucione të cilat qarkullojnë qindra miliona euro në muaj. 

Madje, kontrollon edhe Portin e Durrësit, Hekurudhat apo edhe Tatimet. 

Ndërkohë, aparati i ministrisë që ajo drejton sa vjen e shtohet, teksa kanë ardhur edhe benefitet.

Balluku ka urdhëruar vartësit e saj që të bëjnë një tender për t’i larë makinën e shtetit me të cilën lëviz, një Audi A8.

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë bën tender që makina t'i

Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga Ministria e Infrastrukturës për larjen e makinës

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i tenderit që ka shpallur Ministria e Infrastrukturës.

Objekti është “shërbim larje autovetura, tapiceri”, teksa fondi është nën 10 mijë euro. Procedura është bërë në datën 28 mars 2025.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kërkohet që të lahen 10 automjete. S’do mend që të gjitha mjetet e listuara janë të titullarëve. E para është mjeti AUDI A8, që lëviz Balluku.

“Lloji i automjetit Audi A8, njësia për ta larë në muaj është 12 herë dhe peroudha e shërbimit mujore” thuhet në dokument. Ose më saktë; vetura e ministres Balluku të lahet një herë në dy ditë pune.

Lista e makinave vijon me larjen e një mjeti “Toyota” 8 herë në muaj, e një

“Volkswagen Touareg” 4 herë muaj. Apo e një mjeti “”Hyundai” 8 herë në muaj.

Një tjetër mjet tip “Volkswagen Tiguan” kërkohet të lahet 10 herë në muaj, një “Land Rover” 2 herë në muaj apo një “Toyota Rav 4” 10 herë në muaj.

Gjithashtu është edhe një mjet “Citroen” që të lahet 2 herë në muaj, një “Skoda” dy herë në muaj apo edhe një fuoristradë “Toyota” 10 herë në muaj.

Në dokumente është edhe një zë shërbimi, teksa kërkohet larje tapicerie 10 herë në vit, për 3 vetura dhe 7 fuoristrada.

Të gjitha të shefave!

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë bën tender që makina t'i

Në foto: Mjeti tip Audi A8 me të cilën lëviz ministrja Belinda Balluku 

Foto e mësipërme është mjeti tip Audi A8, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku duket ministrja Belinda Balluku.

Ky mjet është i ministrisë, teksa tashmë do të lahet 1 herë në 2 ditë pune.

Në dokumente specifikohet se lavazho duhet të ketë ambient parkimi minimalisht për 4 automjete brenda territorit ose në dispozicionin e vet me qëllim që mjeti mos të presë në rrugë; Të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, mundësisht në një distancë jo më shumë se 2 km nga MIE dhe të jetë në shërbim edhe në oraret e pasdites (me dy turne), të punojë dhe ditën e shtunë.

“Lavazho të ketë minimalisht 3 poste larje dhe minimalisht katër punonjës dhe të jetë pajisur me leje mjedisore për lavazho automjetesh sipas përcaktimeve ligjore.

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë bën tender që makina t'i

Faksimile: Ministria kërkon që larja e plotë e makinave të bëhet për 30 minuta, të bëhet me fshesë dhe me solucion

Por, ka edhe kërkesa të veçanta për makinat e ministres dhe të titullarëve të saj. Në dokumente shkruhet se kërkohen karakteristika të veçanta të lavazhit:

– Larje e plotë e automjeteve (brenda dhe jashtë) për 30 minuta;

– Pastrimi nga brenda të bëhet me fshesë me kompresor;

– Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçë;

– Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 07:00 deri në orën 09:00, çdo ditë të javës;

– Automjeti do të presë në radhë për kryerjen e shërbimit, jo më shumë se 30 minuta nga paraqitja në vendin e kryerjes së shërbimit. /VOXNEWS

Para

Në ndjekje nga policia, autorët lirojnë pengun në Lezhë dhe largohen me shpejtësi

Pas

Berisha quan Agron Shehajn tradhtar: Na mori listat e PD

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.