E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kjo është zona në mes të Tiranës që do të rrafshohet për të ngritur kulla

Korrieri nga Korrieri
08.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kjo është zona në mes të Tiranës që do të rrafshohet për të ngritur kulla
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla.

Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i Qendrës së Tiranës, një garë arkitekturore që kishte për synim ridizejnimin e një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit: hapësira në qendër pas Muzeut Historik Kombëtar krah “Bulevardit Zogu I-rë”, e njohur si zona e ish-Cirkut (shembur në 2021 pasi trualli iu kthye pronarëve).

Zona ndodhet mes universitetit jopublik “Albanian University” (ish-UFO) dhe gjimnazit “Sinan Tafaj”. Ajo është një hapësirë e ngjeshur me banesa të vjetra, pallate dhe godina me funksione kulturore e arsimore.

Zona ku parashikohet të zbatohet “Masterplani i Qendrës”.

Fitues i konkursit u shpall propozimi i studios franceze l’AUC. Ata propozonin ndërtimin e katër kullave tregtare, rezidenciale dhe të hotelerisë – njëra mbi 150 metra e lartë – dhe krah tyre një pallat publik (Palazzo Civico) me salla për shfaqje, ekspozita, teatër dhe kinema.

Juria, e përbërë nga arkitektë të huaj si Xaveer De Geyter, apo Bjarne Mastenbroek dhe zyrtarë të urbanistikës dhe politikës shqiptare, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, vlerësoi te ideja e l’AUC “qasjen skulpturore dhe poetike”.

Megjithatë, në fund, juria sugjeroi që studioja franceze të rishikojë strategjinë e ndjekur për një plan më realist dhe kosto më të ulëta ndërtimi. Për këtë u këshillua të bashkëpunohej me arkitektë të tjerë.

Teksa modelet 3D e prezantonin të ashtuquajturin “Masterplan për qendrën” si një tjetër “hap përpara” për kryeqytetin, qytetarët nuk u sqaruan se si u mbërrit deri në këtë fazë. Asnjë media apo institucion publik nuk dha detaje në këtë pikë.

Asnjë dokument zyrtar i masterplanit nuk ishte bërë publik para vendimit të jurisë. Njësoj nuk ka asgjë të botuar në lidhje me marrëveshjet mes autoriteteve publike dhe subjekteve private të zonës.

Propozimi i studios franceze l’AUC për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut të Tiranës në qendër.

Nuk ka një raport të ndikimit social, nuk ka të dhëna për konsultim me banorët, dhe nuk është bërë e ditur çfarë do të ndodhë me ta apo funksionet aktuale të godinave që sugjerohen të shemben.

Paralelisht në konkurs morën pjesë edhe studiot: Archea e Marco Casamontit, Nieto Sobejano, Groupwork, Go Hasegawa, Cobe etj. Të gjitha paraqitën vizione të ngjashme për kulla me intensitet të lartë ndërtimi.

Në këtë pikë, masterplani i shton të tjera ndërtesa të larta siluetës së qendrës, e cila aktualisht ka të paktën tetë ndërtesa të larta rreth saj.

“Zhvillimi larg qytetarëve”

Konkursi u promovua nga kompania Veliaj Construction, e Astrit Veliajt, sipërmarrës i njohur ky në fushën e stomatologjisë, arsimit privat dhe ndërtimit. Ndërtesa të mëdha të stilit neoklasik janë ngritur nga Veliaj – jo pa kontestime – në Durrës, Berat, Fier dhe Tiranë.

Ai ka pasur një të shkuar si politikan në radhët e Partisë Demokratike ku ka qenë dhe deputet.

Pjesëmarrja në konkurs e studiove të njohura ndërkombëtare ngriti pritshmëritë për një projekt me vlera reale arkitektonike. Por pa transparencën dhe pa përfshirjen e publikut, edhe konkursi më i mirë rrezikon të kthehet në instrument legjitimues për një zhvillim që konceptohet pa komunitetin.

Për publikun nuk ishte e qartë se me çfarë tagri e zhvilloi konkursin sipërmarrësi Veliaj. Çfarë roli do të ketë ai për zhvillimin e vizionit të l’AUC, çfarë roli do të ketë bashkia dhe çfarë pritet të përfitojë publiku nga kjo pjesë veç hapësirave të reja për Teatrin e Metropolit dhe Info-Pointit.

Ky projekt është vetëm një nga dhjetëra zhvillime të vrullshme urbane që po ndodhin në kryeqytet – nga kullat e betonit në qendër te terminali verior, ku nuk është e qartë nëse po ndërtohet në mënyrë të ligjshme.

Në këto raste, duket se planifikimi urban ka kaluar nga një proces institucional dhe publik, në sipërmarrje private në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe vendor.

Mungesa e transparencës, e pjesëmarrjes qytetare dhe e planeve afatgjata për zhvillimin social të qytetit është kthyer në normë. Tirana nuk po rritet, po ngushtohet për shumicën dhe zgjerohet për pakicën. /Citizens

Para

E vr*u brutalisht dhe hoqi qafe trupin, DOSJA e vr*sjes së Ilarias: I dashuri pas krimit hëngri drekë me shoqen e shqiptares! 

Pas

SHKAKU/ Këta janë vrasësit e shqiptarit në Itali

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.