E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDAL/ Rejsi Farma fiton tenderin 7.2 mln euro dhe leuçemikët ende pa barin trajtues si Daratumumab

Korrieri nga Korrieri
09.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
SKANDAL/ Rejsi Farma fiton tenderin 7.2 mln euro dhe leuçemikët ende pa barin trajtues si Daratumumab
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pavarësisht se tenderi me vlerë 7.2 milionë euro për blerjen e barit Daratumumab është zhvilluar dhe fituesi është shpallur kompania Rejsi Farma prej më shumë se dy javësh, pacientët me leuçemi në QSUT vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të barnave.

Gazetari Osman Stafa ka publikuar ankesa të shumta nga qytetarë që denoncojnë se ende nuk kanë marrë ilaçet e domosdoshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kontrata është fituar nga kompania Rejsi Farma, në pronësi të Nexhat dhe Merita Sheqit, në një proces tenderimi që është kritikuar për mungesë konkurrence dhe për mënyrën se si është dizenjuar, duke u përshkruar si një procedurë “me flamur të kuq”.

SKANDALI/ Megatenderi 7.2 milionë euro për ilaçin Daratumumab të leuçemikëve, Rejsi Farma fitues, por pacientët ende pa ilaçe
SKANDAL/ Rejsi Farma fiton tenderin 7.2 mln euro dhe leuçemikët ende pa barin trajtues si Daratumumab

Marrëveshja u nënshkrua në kushte urgjence, sipas QSUT, për të përballuar nevojat imediate të pacientëve leuçemikë. Por pavarësisht justifikimit për urgjencën, ilaçet ende nuk janë vënë në dispozicion të pacientëve, duke ngritur pyetjen: pse nuk zbatohet kontrata që ka marrë Rejsi Farma?

Sipas dokumenteve të tenderit, Rejsi Farma ishte i vetmi operator që mori pjesë dhe plotësoi kriteret, mes të cilave një xhiro vjetore minimale prej 2.9 milion euro, ose 40% e fondit total të kontratës. Kjo ka ngjallur dyshime të forta për paracaktim të fituesit dhe manipulim të garës.

Në një kohë kur kontrata kërkonte që 600 ampula të barnit të dorëzoheshin menjëherë pas firmosjes, qytetarët pyesin me të drejtë: ku janë këto barna? Pse pacientët duhet të presin për një trajtim jetik, ndërkohë që miliona euro janë alokuar dhe marrëveshja është nënshkruar?

Ky rast shton edhe njëherë hijet mbi mënyrën si menaxhohen fondet publike për barnat, duke treguar se edhe kur tenderët bëhen me pretendimin për urgjencë dhe shërbim të menjëhershëm, pacientët mbeten gjithmonë të fundit në radhë. /gazetajone

Etiketat: daratumumabmerita sheqiRejsi farma
Para

Konfirmohet çarja, PSD-PD bëhen bashkë në Shkodër

Pas

Sa vota duhen për një deputet, a kanë shanse Agron Shehaj, Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe të tjerët në 11 maj ?

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.