E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shëndeti i qytetarëve në rrezik: Vaj palme dhe niseshte në djath e kos, AKU i bën analizat në Maqedoni

Korrieri nga Korrieri
15.09.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Shëndeti i qytetarëve në rrezik: Vaj palme dhe niseshte në djath e kos, AKU i bën analizat në Maqedoni
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazeta Korrieri ka nisur publikimin e ciklit të investimeve mbi stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në Shqipëri, të cilët janë konstatuar edhe nga AKU për përdorim masiv të vajit të palmës apo esencave të tjera të dëmshme. 

Shpesh inspektorët e AKU-së i tolerojnë përmes formave të mirëditura tashmë, ndërkohë që analizat u dalin përherë në rregull pasi janë “mbyllur ca procedura” nëpër zyra apo jashtë tyre. 

Është vetë ligji për inspektimin në fakt që toleron skema të tilla korrupsioni, gjë për të cilën do të flasim në vijim. 

GK publikoi dje investigimin për kompaninë “Erzeni” shpk dhe gjatë ditëve në vijim do të publikojmë materialin për kompaninë “Lufra”, e cila ka probleme edhe më të mëdha në këtë drejtim. 

Pjesë nga investigimi për “Erzeni” shpk..

Gazeta Korrieri mësoi në muajin korrik se AKU kishte bërë më herët një mori inspektimesh nëpër stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit duke bllokuar dhjetëra kuintal produkte si djath, gjizë, gjalp, etj., ndërkohë që kishte vendosur gjoba deri në miliona lekë për subjekte të caktuara, një situatë kjo që do të alarmonte çdo redaksi në botë.

Gjobitja me 1 milionë lekë apo 5 milionë lekë e një prodhuesi qumështi është një sinjal alarmi për këdo që thotë se i shërben interesit publik.

Nga burimet tona mësuam se pjesë e këtyre inspektimeve kishin qenë edhe stabilimentet më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit të qumështit siç janë “Lufra”; “Erzeni”; “Gjirofarm”; “Mireli”; “Ajka (Delta Doni) ; “Klegen”, “Shaka Boboshticë”, “Feaksi”, etj. 

Gazeta Korrieri ka të dhëna të plota për secilin inspektim në këto prodhues si edhe të tjerë më të vegjël, por le ti marrim me radhë. 

AKU bllokon 3.8 kuintal djathë te “Erzeni” shpk dhe e gjobit me 50 mijë lekë të reja gjobë. Inspektimi ndodhi në korrik të këtij viti dhe inspektorët e AKU-së sipas procesverbalit që ka siguruar Gazeta Korrieri i kanë kërkuar kompanisë që ta mbajë të bllokuar produktin deri në daljen e analizave se në to nuk ka përmbajtje të vajit të palmës dhe të niseshtëse. 

Më vonë, siç mëson redaksia produkti është lejuar të hidhet në treg dhe tashmë është konsumuar nga konsumatorët. 

Gazeta Korrieri kontaktoi me kompaninë “Erzeni” shpk, të cilët në një reagim për GK pranuan inspektimin nga AKU dhe gjobën duke dhënë shpjegimet e tyre, duke theksuar “se bllokimi i 384 kg djath nuk kishte ardhur për shkak të ndonjë problemi me cilësinë, por se ashtu është procedura e inspektimeve, e cila në rast të bërjes së analizave, bën të detyrueshme mbajtjen e produktit në magazinë deri në një vendim të dytë”. 

Përgjigja e “Erzeni” shpk:

Procedura e marrjes se mostrave është bërë sipas “parashikimeve ligjore”, pra është bllokuar ajo sasi deri nëardhjen e përgjigjes së analizave. Pra nuk është marrë mase gjobë për produkte të bllokuara dhe për prani tëlëndeve të dëmshme në produkte.

Ne e pyetëm kompaninë “Erzeni” shpk për shkakun e gjobës 50 000 lekë të reja të vënë nga AKU, por nuk morën përgjigje për këtë pyetje deri në publikimin e këtij materiali. 

Duke mos marrë përgjigje nga kompania “Erzeni” shpk për shkakun e gjobës, gjatë investigimit tonë iu drejtuam edhe AKU -Berat, e cila ka kryer inspektimin, nga të cilët mësuam se gjoba ndaj “Erzeni” shpk është vendosur për shkak të problemeve në etiketa me paraqitjen e përmbajtjes së produkteve. 

“Drejtoria Rajonale e AKU-së, qarku Berat, sqaron se, bllokimi i nënprodukteve të qumështit është kryer për arsye mostrimi.

Janë marrë mostra për analizim dhe deri në dalje të përgjigjeve të analizave komform legjislacionit në fuqi bëhet bllokimi në ambientet e subjektit.

Masa administrative me “gjobë” është vendosur për mangësi në elementë në etiketimin e produktit  të cilat nuk ishin pasqyruar të renditura sipas VKM-së 434, datë 11.8.2018 “Për  etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”, thekson AKU Berat për Gazeta Korrieri. 

Analizat e dyshimta të AKU-së, bëhen në Maqedoni

AKU-së i dalin të rregullta analizat përherë kur bllokon sasi të mëdha produktesh bulmeti te stabilimentet prodhuese. Në media ka patur vazhdimisht raportime për një skemë të mirëfilltë korrupsioni. 

Madje, siç konstaton edhe Gazeta Korrieri, kjo skemë e denoncuar më herët në media, promovohet edhe nga ligji për inspektimin. Ligji thotë se inspektori mund të bllokojë menjëherë një produkt apo sasi produktesh dhe të lejojë çlirimin e tyre dhe hedhjen në treg pasi analizat të konfirmojnë se janë të konsumueshme!

Dhe këtu nis momenti kur AKU-së i dalin në rregull analizat(!), por investigimet e mëparshme kanë treguar një mospërputhje të madhe mes analizave të AKU-së dhe analizave të bërë nga laboratorë të pavarur. 

Gazeta Korrieri mëson përmes burimeve në AKU se analizat bëhen në një laborator në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se thuhet rëndom “bëhen jashtë shtetit”. Burimet bëjnë me dije se analizat e produkteve të bllokuara nga AKU gjatë kësaj vere, të cilat janë hedhur më pas në treg dhe janë ngrënë tashmë nga konsumatorët, janë firmosur nga një qytetar me origjinë shqiptare në Shkup. 

LEXONI INVESTIGIMIN E PLOTË

INVESTIGIMI/ AKU bllokon 383 kg prodhime te “Erzeni” shpk dhe gjobë. Probleme me etiketat, produkti u hodh në treg. Të pathënat e inspektimit në Korrik (I)

/Gazeta Korrieri

Etiketat: ajkadelta donierzeni shpkFeaksigjirofarmKlegenlufrashaka boboshtice
Para

Blenë belanë me para, sa paguan banorët për apartamentet e pallatit që u dogj

Pas

Nafta “çmendet” sërish/ Çmimi kërcen në 205 lekë për litër

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.