E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

Korrieri nga Korrieri
06.05.2025
në Aktualitet
A A
Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Anëtarët e Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe mbledhjen e nesërme.

Në rend të ditës është edhe pika e dhënies së një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes “Bio Strajca sh.a”, me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.

PSD hedh akuza se administrimi i plazhit të Velipojës do të bëhet nga një kompani e lidhur me bashkëshorten e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

“Benet Beci kërkon të kalojë në administrim plazhin e Velipojës shoqërisë aksionare të bashkisë Shkodër “Bio Strajca sh.a” dhe më pas një kompanie të lidhur me bashkëshorten e tij. Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është.” – thuhet në deklaratë.

Kjo pikë do të miratohej nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës që në mbledhjen e 8 Prillit, por ajo mbledhje u braktis si nga këshilltarët e PSD-së, po ashtu edhe ata të PD-së, duke bërë që kuorumi të mos plotësohej.

Braktisjet e mbledhjeve së Këshillit Bashkiak nga PSD, vijnë edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonal të PSD-së në qarkun Shkodër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

DEKLARATË PËR SHTYP

Shkodër, më 6 maj, 2025

Partia Social Demokrate, dega Shkodër

PSD nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku përveç ndihmës sociale prej 6%, Benet Beci kërkon të kalojë në administrim plazhin e Velipojës shoqërisë aksionare të bashkisë Shkodër “Bio Strajca sh.a” dhe më pas një kompanie të lidhur me bashkëshorten e tij.

Ne nuk kushtëzojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë ndihmën sociale më 13 maj, pas zgjedhjeve, por nuk bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit.

Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është. Ne si PSD do ta denoncojmë dhe do kërkojmë hetim për çdo tenderim të dyshimtë.

PSD nuk bën kompromis me abuzimin dhe kapjen e pasurive publike nga ana e kryebashkiakut Beci.

Mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe jemi të vendosur të jemi zëri i qytetarëve dhe jo fasada e marrëveshjeve të fshehta politike apo familjare të kryetarit të bashkisë.

Ne ritheksojmë se jemi në mbështje të familjeve në nevojë të cilat janë thelbi i programit të PSD në këto zgjedhje dhe po ashtu jemi të gatshëm që ta votojmë kurdo herë pas 11 majit fondin 6% të ndihmës sociale.

Para

Beteja për Elbasanin, roli i Aqif Rakipit dhe telashi i numrit të mandateve çift 

Pas

Vrasësi i Renato Hoxhaj është rumun, ja roli i Alesio Dobrozit në krim. Porosia u dha nga Dubai

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.