E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PD tha se e kapi duke blerë vota, kush është Fiqiri Pali që mori pa garë tenderin 5.2 mln euro në Dibër dhe tani shëtit me Maybach

Korrieri nga Korrieri
10.05.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
PD tha se e kapi duke blerë vota, kush është Fiqiri Pali që mori pa garë tenderin 5.2 mln euro në Dibër dhe tani shëtit me Maybach
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

PD tha se e kapi duke blerë vota, kush është Fiqiri Pali që mori pa garë tenderin 5.2 mln euro në Dibër dhe tani shëtit me Maybach

Një ngjarje e tensionuar ndodhi mbrëmjen e kaluar në Maqellarë të Dibrës, ku përfaqësues të Partisë Demokratike ndaluan dy automjete duke akuzuar eksponentë të Partisë Socialiste për blerje votash në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në qendër të akuzave është biznesmeni Fiqiri Pali, pronar i kompanisë “Sireta 2F” me bashkëshorten Fatime Pali, një emër i njohur për fitimin e tenderave publikë në zonën e Matit dhe Dibrës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, për më shumë se dy orë, mbështetës të opozitës bllokuan dy automjete në pritje të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë. Situata u bë gjithnjë e më e tensionuar, me forcat e rendit që rrethuan zonën për të garantuar mbarëvajtjen e veprimeve procedurale.

Mori pa GARË tenderin 5.2 mln euro për ujësjellësin në Dibër, kush është Fiqiri Pali që PD thotë se kapi "mat" duke blerë vota në Maqëllarë
PD tha se e kapi duke blerë vota, kush është Fiqiri Pali që mori pa garë tenderin 5.2 mln euro në Dibër dhe tani shëtit me Maybach

Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerëve të policisë gjyqësore, u krye kontrolli i automjeteve. Në një makinë të tipit Mercedes Maybach, e cila i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali, u gjetën 4500 dollarë amerikanë, një paund britanik si dhe tollona nafte. Automjeti ishte i mbyllur dhe u desh të pritej për orë të tëra ardhja e shoferit për të dorëzuar çelësat. Në automjetin tjetër, ku ndodheshin ndër të tjera edhe persona të lidhur me shtabin politik të kandidatit të PS-së, Blendi Klosi, nuk u gjetën sende të paligjshme.

Prokuroria e rrethit Dibër ka urdhëruar sekuestrimin e celularëve të personave të përfshirë në incident dhe ka nisur hetimet nën dyshimet për “krim zgjedhor”.

Kush është Fiqiri Pali?

Fiqiri Pali është një nga biznesmenët më të preferuar për tenderat publikë në Mat dhe Dibër. Kompania e tij, Sireta 2F, ka përfituar një sërë kontratash me vlera të mëdha nga fondet publike, duke u kthyer në një emër të njohur në listat e tenderave fitues në këto zona.

Vetëm së fundmi, “Sireta 2F” ka fituar një kontratë të majme me vlerë 5.2 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Vakuf, Njësia Administrative Kastriot, Dibër.

Tenderi, me numër reference REF-10495-06-21-2024, ishte shpallur nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër SH.A, dhe fondi limit i tij ishte 56,246,445 lekë pa TVSH, raportojnë mediat.

Angazhimi i një biznesmeni të tillë në një ngjarje të lidhur me dyshime për blerje votash ngre pikëpyetje serioze mbi pastërtinë e procesit zgjedhor në qarkun e Dibrës, si dhe mbi përdorimin e burimeve ekonomike të fituara përmes tenderave publikë në funksion të fushatave politike.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, ngjarja pritet të ketë jehonë të gjerë politike, duke rënduar më tej klimën e tensionuar të fushatës elektorale pak ditë para votimit.

Etiketat: diberfiqiri palimaqellareSPAKvlen vota
Para

EMRI/ Ekzekutoi Besnik Hidën në Lushnje, ARRESTOHET pas 6 vitesh autori!

Pas

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.