E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Fitorja absolute e PS”/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate 

Korrieri nga Korrieri
15.05.2025
në Aktualitet
A A
“Fitorja absolute e PS”/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate 

Kryeministri Edi Rama duke votuar ne nje qender zgjedhore ne Surrel gjate dites se zgjedhjeve parlamentare 2025. Gjate ketyre zgjedhjeve Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kerkon te marre nje mandat te katert, te paprecendente per historine politike shqiptare./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama voting at a polling station in Surrel during the day of the 2025 parliamentary elections. During these elections, Prime Minister Edi Rama and the Socialist Party seek to obtain a fourth mandate, unprecedented in Albanian political history.

103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura brenda vendit të dielën ishte 1.46 milionë, rreth 200 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partia Socialiste ra me 35 mijë vota, ndërsa të 107 mijë votat që Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër vjet më parë, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Për rrjedhojë, të 733 mijë votat që PS ka siguruar brenda vendit kanë prodhuar 83 mandate, me një mesatare prej 8834 votash për mandat. Koalicioni i Partisë Demokratike mori 481 mijë vota dhe 50 mandate, për një mesatare prej 9635 votash për mandat. Socialdemokratët e Tom Doshit morën 47 mijë vota dhe siguruan 3 mandate në total ose një mandat deputeti për çdo 16 mijë vota.

Nisma Shqipëria Bëhet mori 49 mijë vota, por deri tani ka siguruar vetëm një mandat dhe ka shpresa për një të dytë në Fier në varësi të votave nga emigrimi. Partia Mundësia e Agron Shehajt siguroi dy mandate me 43 mijë vota, me një mesatare prej mbi 21 mijë secila. Lëvizja Bashkë mori 1 mandat me 20 mijë vota. Koalicioni Euroatlantik mori zero mandate me më shumë se 19 mijë vota. Me pak fjalë, partive të vogla iu deshën dy apo tre herë më shumë vota për mandat se sa partive të mëdha.

Zgjedhje “jo në përputhje me standardet”

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend shqetësues sa i përket mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë palë zgjedhje të vlerësuara si të përshtatshme për një vend demokratik. Por zgjedhjet e së dielës morën një numër të pazakontë të lartë kritikash nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, në raportin e tyre paraprak, folën në tetë raste për praktika apo për fenomene të cilat u konsideruan si “jo në përputhje” “jo të pajtueshëm” apo “në kundërshti” me “standardet ndërkombëtare”.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga ndërkombëtarët lidhet me “rastet e frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimit të rrjeteve të patronazhimit.” Sipas raportit, këto probleme “u mbajtën shënim dhe janë të papërputhshme me standardet ndërkombëtare.”

Shqetësimi i dytë lidhet me informacionet që sugjerojnë se administrata publike i ka bërë presion votuesve të grupeve të margjinalizuara që të votojnë Partinë Socialiste. “Kjo është në kundërshti me standardet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që votuesit të jetë të lirë nga ndikimi apo shtrëngimi,” shkruhet në raport.

Shqetësimi tjetër lidhet me “përqendrimin e lartë të medias”, e cila nuk garanton dot larmishmëri të informimit, një kërkesë kyçe kjo për demokracinë dhe diçka që “është në kundërshti me standardet ndërkombëtare”.

Raporti vijon më tutje me kritikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e aksesit në Tiktok, vendim të cilin gjithashtu e veçon si i tillë që “bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Ndërkombëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e mjeteve ligjore efikase për trajtimin e këtyre problemeve, nga fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të kontrollojë dhe të dënojë abuzimet, te fakti që vendi nuk ka mekanizmat e duhur ligjorë për të garantuar larmishmërinë e skenës mediatike dhe luftën kundër oligopolit në tregun televiziv.

Se sa pasoja do të kenë këto shkelje të standardeve zgjedhore nga ana e Ramës për të, kjo është çështje e debatueshme. Fron Nahzi, studiuesi shqiptaro-amerikan që ka jetuar në vitet ’90 në Shqipëri dhe, në atë kohë, u shpall armik nga Berisha, shpjegon në një opinion për BIRN se, për shkak të gjendjes së përgjithshme botërore, diplomacia ka gjasa do të mbyllë sytë përballë kësaj rrëshqitjeje pas në standardet demokratike të vendit, ndërsa një prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR, eurodeputeti Michael Gahler theksoi se “Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE në gjendjen aktuale”.

Qarqe të varfra, fitore të mëdha

Pas zgjedhjeve të vitit 1991, kur Partia e Punës fitoi mbi 75% të parlamentit, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se kjo ishte “një fitore e mjerë”. Në atë kohë, shumica e zonave rurale të vendit, ku banonte 63% e popullsisë, votoi Partinë e Punës, ndërsa opozita siguroi sukses relativ në qendrat e mëdha urbane të vendit, përfshirë Tiranën. Komenti i Kadaresë për “fitore të mjerë” lidhej pikërisht me fitoren e siguruar mbi segmentet më të varfra të shoqërisë.

Zgjedhjet e së dielës shfaqin një panoramë të ngjashme, ku, pavarësisht makinerive të shumta elektorale, socialistët në Qarkun Tiranë arritën të fitojnë vetëm 48% të votave, nga 52% që fituan në rang kombëtar. Brenda Bashkisë Tiranë, në zonat rurale, si Baldushk, Ndroq, Pezë apo Petrelë, socialistët fituan 55 apo 60% të votave me një përjashtim të ish-Komunës Shëngjergj, që përfshin zonën malore përtej Malit të Dajtit, ku Socialdemokratët e Tom Doshit siguruan një rezultat surprizë prej 28%.

Situata është e ngjashme në qarqe të tjera. Qarku Fier, ku rreth 65% e popullsisë jeton në zonat rurale është një shembull i vlefshëm. Socialistët fituan në nivel qarku 63% të votave dhe 12 nga 16 mandate, por në qytetin e Fierit fituan 58% ndërsa në zonat rurale përreth fitoret ishin shumë më të thella. Në Libofshë fituan 70%, në Bubullimë 71% etj.

Në qytetin e Korçës, socialistët morën 52% të votave ndërsa në zonat rurale shumë më shumë se sa kaq. Zona shumë e thellë dhe shumë e varfër malore e Lekasit shënoi rekord me 81%. Rezultati në nivel qarku, 54%.

Në qarkun e Vlorës, qyteza turistike relativisht e pasur e Himarës i dha socialistëve 43%, ndërsa zona e varfër malore e Horë-Vranishtit i dha 78%.

Në qarkun Elbasan, socialistët fituan 60%, ku në  qytetin e Elbasanit rezultati ishte 53% dhe në zonat e tjera, më shumë se kaq. Ish-komuna malore Zavalinë i dha socialistëve pothuajse 71% të votave.

Për të parë ndarjen rurale-urbane në suksesin e PS në zgjedhje kërkohen më shumë analiza, por tendenca është e qartë: makineritë elektorale funksionojnë më lehtë aty ku popullsia është më e varfër. Në këtë kuptim, komenti i Kadaresë për fitoren e Partisë së Punës në vitin 1991 ka gjasa vlen në një masë jo të vogël për fitoren e Ramës të dielën.

Në zgjedhjet e kaluara, pala fituese është favorizuar nga formula e ndarjes së mandateve për një diferencë prej maksimumi 4.6%. Kjo do të thotë që, në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të fitojnë 52.3% të parlamentit me 48.3% të votave, në zgjedhjet e së dielës gjasat janë që do të fitojnë 83 mandate apo 59.3% të votave, me një diferencë prej 7 pikësh përqindjeje, më e larta e regjistruar në pesë zgjedhjet e fundit.

Shpjegimi për këtë fitore disproporcionale mund të kërkohet te votat që nuk prodhuan mandate të partive të vogla. Në Berat, Nisma Shqipëria Bëhet fitoi 7.4% të votave, ndërsa sëbashku me partitë e tjera të vogla mori 12%. Kjo është pothuajse mjaftueshëm për një nga 7 mandatet e qarkut, i cili u fitua nga PS 5 me 2.

Në Fier, socialistët fituan 12 nga 16 mandate, pra 75% të mandateve me 63% të votave, sepse partitë e vogla morën vota të ndara për më shumë se një  mandat dhe koalicioni i Shqipërisë Madhështore fitoi vota për pak më shumë se 4 mandate. Në Vlorë e në Durrës, situata ishte e ngjashme ndërsa në Tiranë, teorikisht partitë e vogla mund të merrnin shtatë apo tetë mandate nga 4 që morën, nëse do të kishin garuar bashkë.

Në total, PS ka marrë rreth 10 mandate për të cilat nuk është votuar nga qytetarët, falë ndarjes proporcionale rajonale, e cila u dakordësua dy dekada më parë mes Ramës dhe Berishës, dyshes që ka dominuar jetën politike shqiptare që prej asaj kohe./BIRN

Para

Hati thyen heshtjen: Pse u ndava nga Jashari! 

Pas

SHËNIM/ ‘Dritëhijet’ e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqipëri dhe karteli i Durrësit dhe Elbasanit

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.