E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqetësime në lidhje me transparencën dhe sigurinë me pagesat online te UBA Bank

Korrieri nga Korrieri
22.05.2025
në Aktualitet
A A
Shqetësime në lidhje me transparencën dhe sigurinë me pagesat online te UBA Bank
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një denoncim i publikuar së fundmi nga portali Maska.al ka nxjerrë në dritë një rast shqetësues që ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë dhe transparencën në shërbimet online të UBA Bank. Një klient biznesi i kësaj banke ka ngritur një ankesë për tërheqje të paautorizuara fondesh gjatë përdorimit të kartës për blerje online, duke pretenduar se banka ka dështuar të zbatojë edhe praktikat më bazike të sigurisë financiare.

Sipas dëshmisë së klientit, menjëherë pas hapjes së një karte biznesi dhe përdorimit të saj për blerje online, banka nuk ka ofruar asnjë njoftim, verifikim me SMS, apo autentikim përmes aplikacionit mobil, edhe për transaksione me vlera të konsiderueshme, siç kërkohet në mënyrë standarde nga rregullorja PSD2 e Bashkimit Evropian për autentikimin e fortë të klientit (SCA – Strong Customer Authentication).

Rasti më i rëndë është ai i një pagese prej 100 eurosh të tërhequr nga platforma E-Dreams, pa ndonjë formë njoftimi ose konfirmimi paraprak nga banka sipas portalit në fjalë. Klienti nuk përjashton mundësinë e një klikimi të paqëllimshëm, por thekson se mungesa e çdo verifikimi e bën këtë incident thellësisht të papranueshëm dhe potencialisht të rrezikshëm.

Më shqetësuesja është se pas raportimit të incidentit, UBA Bank nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, as mbështetje efektive për klientin, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për mungesë përgjegjësie dhe respektim të standardeve të mbrojtjes së konsumatorit.

Ky rast nuk është i izoluar vetëm në aspektin teknik. Pronari i UBA Bank, Kadri Morina, i cili zotëron gjithashtu kompanitë e sigurimeve Eurosig dhe Insig, është përmendur më parë në media në lidhje me praktika të dyshimta në sektorin e sigurimeve, çka e bën edhe më të rëndësishëm shqyrtimin e kësaj çështjeje në një nivel më të gjerë institucional.

Klienti ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesën pranë Bankës së Shqipërisë duke kërkuar hetim të plotë dhe garantimin që raste të tilla të mos përsëriten me klientë të tjerë. /maska.al

Etiketat: kadri morinapagesa onlineuba bank
Para

Negociatat për grupkapitullin e tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim 

Pas

E shpallën të vdekur, Artan Lame jeton!

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.