E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Trafik droge “Shqipëri-Holandë-Spanjë”, destinacioni Finlandë! 9 në pranga, SPAK: “Kokat” rrinin në Shqipëri, njëri ishte mësues historie

Korrieri nga Korrieri
03.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Trafik droge “Shqipëri-Holandë-Spanjë”, destinacioni Finlandë! 9 në pranga, SPAK: “Kokat” rrinin në Shqipëri, njëri ishte mësues historie
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal shqiptar me bazë në Finlandë. Grupi kriminal ka qenë nën shënjestrën e autoriteteve që në vitin 2023, por goditja ndaj tyre është finalizuar vetëm së fundmi. Ndaj hetuesit e SPAK, bashkë me zyrtarë nga Finlanda, dolën një konferencë për mediat për të zbuluar detaje nga mënyra sesi operonte grupi. Nga Prokuroria e Posaçme ende nuk ka një njoftim zyrtar, por Altin Dumani bëri me dije se për anëtarët e grupit, që e drejtonin “punën” nga Shqipëria, janë prerë 11 masa sigurisë “arrest me burg”, por vetëm 9 persona janë vendosur në pranga. 2 persona të tjerë janë ende në kërkim. 

PAMJET E ARRESTIMEVE:

Ndërkohë që identitetet e tyre nuk dihen, është zbuluar se dy prej drejtuesve janë me orgjinë nga Vlora, ndërsa 2 të tjerët nga Berati e Kuçova, por që banonin në Tiranë. Nga Shqipëria, edhe pse larg, ata ishin në gjendje që të drejtonin grupin dhe të koordinoheshin me të gjithë antarët e tjerë. Të gjitha direktivat i përcillnin përmes tre aplikacioneve: Telegram, Signal dhe WhatsApp!

Por për të mos humbur kontaktin me grupin, “kokat”, herë pas here, në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues të tyre që shkonin në bazat e përcaktuara dhe fillonin apo vëzhgonin shitjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë që në Shqipëri janë prangosur 9, në Finlandë 55 persona, anëtarë të këtij grupi rezultojnë të dënuar, 10 prej tyre shqiptarë, pjesa tjetër finlandezë, polakë, rumunë, aziatikë e afrikanë. Përveç prangave, gjatë aksioneve janë sekuestruar rreth 300 kg drogë, konkretisht 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis. Ndaj edhe kreu i SPAK, theksoi se kjo është hera e parë që dëshmojnë se shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike.

“Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje është se në hetimet tona është hera e parë që shikojmë grupe kriminale që kanë në fokus edhe droga sintetike. Deri tani kemi parë se kryesisht grupet shqiptare janë pas kokainës, heroinës apo marihuanës e kanabisit,“-tha Dumani.

Gjatë fjalës së tyre në konferencën për mediat, dy prokurorët që kanë drejtuar hetimin në Shqipëri, Arben Kraja dhe Alfred Shehu zbuluan se kemi të bëjmë në total me 4 grupe kriminale, të gjitha të drejtuara nga shtetas shqiptarë, që kanë precedentë të mëparshëm në Finlandë. Kështu  e kanë drejtuar nga Shqipëria “punën” e tyre. Një nga zyrtarët finlandezë që mori pjesë në konferencë shtoi se anëtarët e grupit në dukje ishin “persona të thjeshtë”, madje kishin edhe punë normale në Finlandë, por paralelisht merreshin edhe me tregëtinë e drogës. Në Shqipëri, një nga personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, rezulton me profil tejet të thjeshtë, mësues historie në Shqipëri.

Por nga sigurohej lënda nakoritike? Edhe në këtë rast, “burimi” ishte Spanja dhe Holanda. 4 grupet e kishin mirërenduar punën dhe detyrat e gjithësecilit. 2 prej tyre organizonin trafikimin e drogës. Njëra nga rrugët ka qenë transportimi nga Holanda në Finlandë duke përdorur kamion, një kamion me targa polake dhe një shofer polak. Një tjetër rrugë ishte trafikimi nga Spanja përmes shërbimit postar, që po ashtu u kishte rezultuar mjaft efektiv. Pasi droga arrinte në destinacion, grupi tjetër, i drejtuar po nga shqiptarë, merrej me shpërndarjen brenda për brenda territorit të Finlandës. Sipas prokurorit Alfred Shehu, këto grupe bashkëpunonim ngushtazi me njëri-tjetrin, madje “shkëmbenin” anëtarët e tyre.

PJESË NGA DEKLARATAT NË KONFERENCË:

Altin Dumani: Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet. 10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona. Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty nuk janë vetëm shqiptarë por dhe shtetas të tjerë. Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje, është se është hera e parë që shohim që kanë në fokus edhe droga sintetike. Deri tani janë të dhënë pas kokainës, heroinë, marijuanë, kanabis, dhe është hera e parë që i shohim të dedikuar edhe për droga sintetike. Sasitë janë të mëdha, të konsiderueshme. Lloji, kemi kapur dhe ekstazi. Kishin bazat e tyre në Finlandë, dhe në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues shqiptarë, dhe me mbërritjen atje fillonin aktivitetin e shitjes.

Trafik droge "Shqipëri-Holandë-Spanjë", destinacioni

Arben Kraja: Hetimi në vend nisi pas informacionit nga autoriteteve finlandeze. Nga ky hetim kemi konstatuar disa problematika që lidhen me shtrirje dhe shpërndarje e aktivitet kriminal të shqiptarëve jashtë vendit. Ky aktivitet e bën të domosdoshme një qasje të SPAK shumë proaktive.

Prokurori finlandez Hans Fagerstrom: Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike.

Alfred Shehu: Hetimi ka filluar mbi bazën e informacioneve e ardhura nga autoritetet finlandeze. Është vlerësuar ky informacion dhe në qershor 2023 është regjistruar procedimi penal, për vepra penale të kryer në kuadër të krimit të organizuar për prodhim, shitje, shpërndarje, magazinim, fakte që ishin konstatuar në Finlandë. Janë përdorur metoda speciale të hetimit duke filluar nga përgjimet dhe gjithashtu është në vazhdimësi veprimtaria e personave, duke qenë se veprimtaria e tyre vazhdonte në Finlandë edhe pas krijimit të skuadrës së përbashkët hetimore.

Nga aksioni në Shqipëri, prokurorët e SPAK njoftuan se sekuestruan 8 automjete, celularë dhe dokumente. Një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave që janë pjesë e grupit. Po ashtu, lajmërojnë se ndaj personave të prangosur do të vijohet edhe hetimi pasuror. Kjo pasi edhe në këtë grup, paratë që fitoheshin nga shitja e drogës, silleshin në Shqipëri përmes “Moneygram” dhe investoheshin në pasuri të paluajtshme. Një skemë kjo që është bërë e zakontë për bandat dhe krimin e organizuar./korrieri

Para

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n 

Pas

Fëmijët u helmuan me salmonelë, hapet kopshti në Gramsh! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi

Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi

09.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k
Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

08.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.