E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n 

Korrieri nga Korrieri
03.06.2025
në Aktualitet
A A
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024, sipas të dhënave të reja të Eurostat të azhurnuara këto ditë për ndryshimet vjetore të çmimeve në Europë. Në krye të listës qëndron Turqia, me një rritje të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve prej 38.6%. Turqia tre vitet e fundit po përjeton një hiperinflacion që vjen i kombinuar nga problemet strukturore të ekonomisë turke dhe politikës monetare.

Pas saj vijnë Malta me rritje 6.7%, Norvegjia me 5.9% dhe Islanda 4%. Shqipëria ndjek këtë renditje me një rritje prej 3.9%, duke e tejkaluar ndjeshëm mesataren e BE-së dhe të rajonit. Islanda dhe Malta janë vende ishullore me kapacitete të ulëta prodhimi dhe kosto të larta të transportit, teksa Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me

Rritjet më të lehta të bulmetrave dhe vezëve u vunë në vende si në Portugali me 1.8%, Maqedoninë e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1. Ndonëse presionet inflacioniste po zbuten në shumë ekonomi europiane, Shqipëria ende përballet me sfida që e bëjnë tregun e ushqimeve me rritjen nga më të lartat në Europë.

Ndërkohë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë përjetuar ulje të çmimeve për këtë grup produktesh, veçanërisht Çekia me -6%, Hungaria -4.4%, Finlanda -2.4%, dhe Gjermania -1.7%. Zona euro në tërësi ka shënuar rënie mesatare vjetore prej -0.4% deri në -0.5% të çmimeve të bulmetit dhe vezëve më 2024, duke reflektuar stabilizim ose lehtësim të presionit të çmimeve, pas rritjeve të ndjeshme në vitet e mëparshme pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Rritja me 3.9% e çmimeve për produktet bazë në vendin tonë si qumështi, djathi dhe vezët është pasojë e kostove të larta të prodhimit dhe importit, mungesës së subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë.

Numri i kafshëve në ferma është përgjysmuar dekadën e fundit duke ulur ofertën në treg, teksa nga ana tjetër ardhja e turistëve ka rritur kërkesën për bulmet dhe vezë në muaj të caktuar duke ndikuar më tej në rritjen e çmimeve.

Në një kohë kur vendet e BE-së po përfitojnë nga stabilizimi i tregjeve dhe reduktimi i çmimeve bazë, Shqipëria vijon të përjetojë rritje që ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës, veçanërisht për shtresat në nevojë. Me një popullsi në plakje, me ulje të popullsisë në fshat, me mungesë të theksuar të subvencioneve për bujqësinë dhe me kontrolle jo efecientë në zinxhirin e furnizimit Shqipëria rrezikon të vijojë trendin rritës të çmimeve edhe në të ardhmen.

Para

Maska silikoni, armë dhe kanabis/ Aksion në Fier, Lushnje dhe Shkodër, 4 të arrestuar 

Pas

Trafik droge “Shqipëri-Holandë-Spanjë”, destinacioni Finlandë! 9 në pranga, SPAK: “Kokat” rrinin në Shqipëri, njëri ishte mësues historie

Nga Kategoria

Atentati mafioz në Fier, gazetari jep detaje: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

26.11.2026
10.4k
Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin
Aktualitet

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

26.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”
Aktualitet

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
VENDIMI – Deputetja socialiste largohet nga PS: Prej sot jam deputete e pamvarun
Aktualitet

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”/ Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

26.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

24.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

26.11.2026
10.4k
Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

23.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.