E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Federata serbe nderon Dukën, fyen shqiptarët dhe quan organizatë terroriste UÇK

Korrieri nga Korrieri
09.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Federata serbe nderon Dukën, fyen shqiptarët dhe quan organizatë terroriste UÇK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas barazimit në “Arenën Kombëtare”, për sfidën e tretë të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, Federata Serbe e Futbollit duket se ka filluar fushatën e viktimizimit publik, ku ka hedhur akuza ndaj tifozëve në stadium.

Sipas tyre, tifozët fyen popullin serb dhe se bënë thirrje nacionaliste për organizat terroriste, duke iu referuar thirrje pro UÇK-së.

“Kur fjalët nuk mjaftonin, lojtarët tanë të futbollit u kërcënuan edhe fizikisht. Monedha, gota dhe shishe fluturuan nga tribunat, gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen në disa raste dhe spiker-i zyrtar bëri gjithashtu njoftimin e tij, por të gjitha pa rezultate”, theksohet në njoftim.

Po ashtu nuk mungon as falënderimi për pritjen për FSHF-në dhe Dukën, me të cilët serbët fo te organizojnë pas dy viteve kampionatin e 21-vjeçarëve.

Deklarata e plotë e Federatës Serbe të Futbollit:

Përpara të vërtetës së shëmtuar me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, dëshirojmë të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, u pritën jashtëzakonisht mirë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti i saj, Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ju treguat respekt për ne.

Fatkeqësisht, skena nga tribunat që bota e futbollit nuk do të donte t’i shihte, skena që UEFA i ka luftuar prej vitesh përmes organeve dhe rregulloreve të saj, kanë hedhur një njollë të madhe në lidhje me sjelljet e tifozëve. Shoqata e Futbollit e Serbisë dënon fuqimisht shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve ndaj organizatave terroriste.

Kur fjalët nuk mjaftonin, lojtarët tanë të futbollit u kërcënuan edhe fizikisht. Monedha, gota dhe shishe fluturuan nga tribunat, gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen në disa raste dhe spiker-i zyrtar bëri gjithashtu njoftimin e tij, por të gjitha pa rezultate.

Kjo situatë filloi me fishkëllimat dhe vazhduan me brohoritje që jo vetëm që shkelin frymën e sportivitetit dhe atmosferën e lojës, por gjithashtu kërcënojnë drejtpërdrejt parimet e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli supozohet të promovojë.

Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, dënojmë gjithçka që mund të dëgjohej dhe shihej nga tribunat e Stadiumit Kombëtar.

Së fundmi, do të donim të trajtonim tekstet që u japin një kontekst negativ deklaratave nga konferenca për shtyp e trajnerit Dragan Stojković, të cilat bien ndesh me atë që u tha.

“Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.

Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për “mbështetje të ekstremistëve” dhe “lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë”. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner, tha trajneri i ekipit tonë kombëtar. /korrieri

Para

Siguria në Porto Romano, mes rrjedhjes së gazit nga ‘Alba Cosmetic Internacional’ dhe heshtjes institucionale 

Pas

Bastet e paligjshme, policia bastis lokalin CR7 dhe arreston disa persona

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.