E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sezoni turistik nis, por me kaos trafiku!

Korrieri nga Korrieri
09.06.2025
në Aktualitet
A A
Sezoni turistik nis, por me kaos trafiku!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Veriu i Shqipërisë është një kartolinë e gjallë: liqenet e thellë si pasqyrë, male që prekin retë dhe bregdet që rivalizon çdo vend mesdhetar. Por për të arritur në këtë parajsë të natyrës, duhet të kalosh më parë nëpër ferrin e asfaltit.

“Është ora 8:30. Nisemi nga Astiri për në Liqenin e Komanit. Presim 45 minuta për të dalë nga Kashari, pastaj ndalem sërish rreth Lezhës. Dy ndalesa, dy orë, dhe akoma pa parë mal as liqen”,  rrëfen Megi, që përshkon këtë rrugë dy herë në javë.

Aksi Tiranë -Durrës, dikur simbol i zhvillimit, është shndërruar në një nyje nervash të tendosur. Kthyer në “pikën e parë të dorëzimit”, ku nis kalvari i turistëve, pushuesve e udhëtarëve.

Turizëm në rritje, rrugë në krizë

Shqipëria e ka bërë të qartë ambicien për t’u bërë destinacion turistik europian. Por me një infrastrukturë që rrëzohet nën peshën e sezonit, kjo ambicie shndërrohet në paradoks: më shumë turistë, më pak përvoja pozitive.

Nga Shëngjini në Velipojë, nga Thethi në Valbonë, nga Koman në Shkodër, çdo destinacion i veriut është bukuri që të lë pa frymë. Por për ta parë, duhet më parë të mbijetosh në trafik.

Aksi Tiranë-Lezhë është 90 km. Në letër përshkohet për një orë. Në sezon veror? Tri deri në katër orë. Shpesh, rruga të lodh më shumë sesa ecja në majat e Alpeve.

Trafiku që s’kursen as fundjavën, as ditët e zakonshme

Çdo fundjavë, mijëra qytetarë ngjiten në kolona makinash që ngadalësohen në Thumanë, Milot, Lezhë e më tej drejt Shkodrës e Hanit të Hotit. Rrugë që duhet të ishin urë zhvillimi janë kthyer në barriera që frenojnë ekonominë, të ngrënë nervat dhe shkatërrojnë qetësinë.

Mungesa e një plani afatgjatë dhe zgjidhjeve të qëndrueshme ka bërë që institucionet të duken më shumë si spektatorë sesa si aktorë.

Ekspertët flasin: planifikim që korrigjon, jo që parandalon

Dr. Doriana Musaj, urbaniste, e shpjegon qartë: “Këto rrugë janë menduar për një Shqipëri tjetër. Rrjeti rrugor i projektuar për vitet ‘80 nuk e përballon dot dendësinë urbane të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës së sotme.”

Faktorët janë disa: nga njëra anë, rritja e fluksit të turistëve (vendas dhe të huaj), nga ana tjetër, mungesa e rrugëve alternative, zhvillimi urban kaotik, shtimi i ndërtimeve dhe fluksi industrial në të njëjtat akse.

Për Gëzim Hoxhën, ekspert i sigurisë rrugore, problemi thellohet edhe nga sjellja e drejtuesve të mjeteve: “Shkeljet e rregullave, manovrat e rrezikshme dhe aksidentet janë të përditshme, sidomos në sezon. Një aksident ndalon qindra makina për orë të tëra.”

Një rrugë… turizëm, tregti, ambulanca dhe kamionë çimentoje

Në Europë, autostrada është për makina që shkojnë shpejt. Rrugë dytësore për mjetet e tonazhit të rëndë. Korsi emergjente për raste urgjente. Ketu? Një rrugë e vetme për të gjitha.

Në aksin Tiranë- Lezhë kalojnë të gjithë në të njëjtën kohë: qytetarë, turistë, kamionë, autobusë, mjete të emergjencës, autobusë shkollorë e karroca me kastravecë. Dhe rruga, e varfër dhe e ngushtë, s’mund t’i përballojë të gjithë.

ARRSH pranon se rrugët janë të mbingarkuara dhe se rritja e numrit të automjeteve e ka tejkaluar kapacitetin ekzistues. Por ndërhyrjet;  sinjalistikë, ndonjë asfaltim, ndonjë mbjellje pemësh për “PR vizual” -nuk prekin thelbin.

Milot–Balldren: rruga 17 kilometra që s’po bëhet

Asnjë debat mbi trafikun nuk mund të anashkalojë sagën e rrugës Milot–Balldren. Vetëm 17 kilometra, por që mbartin një histori zhgënjimi dhe dështimi të përsëritur.

Qeveria e shpalli si aksin që do “çlironte” veriun. Por kontrata koncesionare 213 milionë euro, e dhënë në vitin 2019 një kompanie pa eksperiencë domethënëse, u kritikua fort nga ekspertët dhe shoqëria civile. Sot, rruga mbetet një projekt i pezulluar.

Në vend që të jetë arteria e re e zhvillimit, Milot- Balldren është kthyer në simbol të premtimeve që nuk realizohen. Dhe trafiku vijon si gjithmonë,  ose më keq.

Zgjidhje? Po, por me vonesë, me ngadalësi dhe me improvizim

Bypass-e si ai i Gjirokastrës apo Vlorës janë ndërtuar për të shmangur trafikun urban. Por urbanistët paralajmërojnë se ndërtimi i bypass-eve pa një strategji të integruar sjell më shumë probleme se zgjidhje.

Një zgjidhje e qëndrueshme do të përfshinte:

Transport publik funksional

Terminale ndërqytetëse në qytetet e mëdha
Sistem treni real për udhëtime turistike
Bypass-e për qytetet turistike dhe zonat industriale
Zgjerim të akseve dhe menaxhim më inteligjent të trafikut
Por këto kërkojnë planifikim, buxhet, kohë dhe vullnet politik. Katër fjalë që nuk përputhen gjithmonë në Shqipëri.

Terminalet e munguar dhe trafiku që rritet me çdo ndërtesë të re

Në Lezhë dhe Shëngjin, ndërtesat shumëkatëshe janë rritur si kërpudhat pas shiut,  por pa kanalizime, pa rrugë të reja, pa parkime. Rezultati? Kaos i përhershëm.

Urbanistët paralajmërojnë se zhvillimi pa planifikim është si ndërtimi i një ndërtese mbi rërë. Shqipëria po ndërton më shumë trafik sesa mirëqenie.

Në vend që rrjeti rrugor të paraprijë zhvillimin urban, ai po i vjen gjithmonë nga pas

Statistikat që flasin: 200 mijë mjete në një muaj vetëm në Han të Hotit

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muaj të caktuar të vitit 2024, pika doganore e Hanit të Hotit regjistroi mbi 200 mijë kalime mjetesh. Një rritje që tregon dy gjëra:

Fluksin në rritje të turizmit dhe tregtisë

Rëndësinë strategjike të këtij aksi për ekonominë dhe lëvizjen ndërkufitare

Dhe sërish, një rrugë që nuk është projektuar për këtë lloj peshe dhe fluksi.

Fundi i improvizimit apo improvizim pafund?

Sezoni i verës 2024 vjen me premtime të zakonshme: më shumë policë, ndalim të mjeteve të rënda në orët e pikut, zgjerime emergjente, kamera inteligjente, etj. Por të gjitha këto janë aspirina për një trup që ka nevojë për kirurgji.

Ndërkohë qytetarët nisen në mëngjes me kafe dhe qetësues, për të përballuar rrugët drejt pushimeve.

Rruga nuk është luks, është zhvillim

Në një vend që synon të rrisë turizmin, të zhvillojë ekonominë dhe të lidhë më mirë zonat e largëta, rruga nuk është më “dëshirë”. Është domosdoshmëri. Dhe nuk mund të mbetet më peng i improvizimeve.

Nëse Shqipëria do zhvillim, duhet të ndërtojë rrugë. Të vërteta. Të planifikuara. Dhe të përfunduara.

Sepse një vend që zhvillon turizëm pa rrugë, qytete pa terminale dhe ndërtime pa infrastrukturë, rrezikon të prodhojë më shumë trafik se mirëqenie. /acqj.al

Para

Bastet e paligjshme, policia bastis lokalin CR7 dhe arreston disa persona

Pas

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.