E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Oligarku i radhës në radhë për “Selman Stërmasin”?

Korrieri nga Korrieri
18.06.2025
në Aktualitet
A A
Oligarku i radhës në radhë për “Selman Stërmasin”?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare çeli së fundmi thirrjen për projektin që synon rijetëzimin e Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi”. Në dokumentet që shoqërojnë këtë thirrje është saktësuar edhe zona e konkursit e cila brenda pjesës së vijëzuar përfshin ndërtesën aktuale të sporteve por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij.

Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.

“Ky program përcakton kërkesat minimale hapësinore për projektimin e një arene multifunksionale të certifikuar nga federata të sporteve të ndryshme (EHF, FIBA etj.). Arena do të presë një sërë aktivitetesh sportive dhe do të integrojë hapësira ndihmëse stërvitjeje, zona VIP/media dhe ambiente mbështetëse të brendshme.

Objekti duhet të mbështesë garat në nivel ndërkombëtar, përdorim fleksibël për stërvitje dhe të sigurojë transmetim mediatik, qasje për kategorinë VIP-at dhe aksesueshmëri të plotë. Arena duhet të ketë një kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh. Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet”, thuhet në dokumentin e bërë publik nga Korporata.

Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier / shumë-funksional me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.

Sipas planit funksionet shtesë përtej atyre sportive, do të shërbejnë për të ngritur një model zhvillimi të qëndrueshëm, i cili do të garantojë jo vetëm ndërtueshmërinë, por edhe funksionimin e denjë dhe afatgjatë të Pallatit të Sportit, të pavarur nga financat publike, sipas një modeli ku shteti bëhet sipërmarrës për të maksimizuar potencialin e aseteve të tij.

“Preferohet që nevojat për parkim të zgjidhen nëpërmjet parkimit nëntokësor, për të ruajtur të lira hapësirat e hapura në katin përdhe dhe për të garantuar cilësinë vizuale të peizazhit në sipërfaqe. Zhvillimi i propozuar mund të përfshijë, në varësi të vizionit të ekipit projektues, funksione si:

65 Hapësirat sportive të Pallatit të Sportit

Hapësira tregtare dhe zyra 

Funksione mikpritjeje (p.sh., hotel ose njësi qëndrimi afatgjatë)

Funksione të orientuara nga shërbimi (p.sh., arsim, shëndetësi ose aktivitete komunitare)

Hapësira akomodimi për banim

Veprimtari rekreative dhe gastronomike” thuhet në dokument.

Konkursi do të ketë dy faza ku vetëm kandidatët e kualifikuar në fazën e parë do të ftohen në fazën e dytë të konkurrimit nëpërmjet dërgimit të Ftesës për Propozim. Faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatit fitues për kontratën konsiston në paraqitjen e një propozimi që përmban 2 (dy) pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2). Ofertat financiare të paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 40% (dyzet për qind) e sipërfaqes totale të zhvillimit në pronën shtetërore (prona e Bashkisë Tiranë/Qendra Sportive sh.a.).

Rijetëzimi i “Asllan Rusi” është një nga disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Më herët me të njëjtë procedurë u shpall fituesi për VOID Tower dhe kompleksin governativ që do t’i shërbejë me ambiente disa institucioneve publike teksa është rihapur disa herë thirrja për kadastrën dhe LIFT Tower por pa një fitues.

Një tjetër projekt që do po ndjek këtë model është stadiumi “Selman Stermasi” tashmë me një fitues apo zhvillimi i vilave qeveritare në hotele marka ndërkombëtare në Vlorë dhe Velipojë që do të mbajnë markën “Melia”. Shteti në këto projekte do jep pronën për zhvillim duke marrë pas sipërfaqe ndërtimore e cila gjeneron të ardhura.

Para

Kush është Reza Pahlavi? Gjithçka rreth shahëve të Iranit dhe çfarë çoi në rrëzimin e tyre 

Pas

Oligopoli po na merr shpirtin me çmimet, njëlloj me Europën

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.