E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C brenda tre vjetësh

Korrieri nga Korrieri
19.06.2025
në Botë
A A
Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C brenda tre vjetësh
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Toka mund të kalojë kufirin kritik të ngrohjes globale prej 1.5°C brenda vetëm tre vjetësh nëse emetimet e karbonit vazhdojnë në nivelet aktuale, paralajmërojnë mbi 60 shkencëtarë, nga më të njohur të klimës në botë.

Ky kufi, i përcaktuar në Marrëveshjen Historike të Parisit në vitin 2015 nga rreth 200 vende, synonte të mbante rritjen e temperaturave globale në maksimum 1.5°C mbi nivelet e fundit të shekullit të 19-të, për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, përdorimi rekord i qymyrit, naftës dhe gazit, si dhe shpyllëzimi i pyjeve që thithin dioksid karboni, kanë vënë në rrezik arritjen e këtij qëllimi ndërkombëtar. Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar dukshëm fenomene ekstreme, si vala e nxehtësisë prej 40°C në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, dhe kanë shkaktuar një rritje të shpejtë të nivelit të deteve, duke kërcënuar miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare.

Në fillim të vitit 2020, shkencëtarët vlerësuan se njerëzimi mund të emetonte ende rreth 500 miliardë tonë dioksid karboni për të pasur një shans 50% që ngrohja globale të mos kalojë 1.5°C. Por deri në fillim të vitit 2025, ky “buxhet karbonik” u tkurr në vetëm 130 miliardë tonë për shkak të emetimeve rekord dhe përmirësimeve në llogaritjet shkencore.

Nëse emetimet vazhdojnë me ritmin aktual prej rreth 40 miliardë tonë në vit, ky buxhet do të shterojë brenda afërsisht tre vjetësh, duke e çuar botën drejt kalimit të kufirit të ngrohjes. Viti 2024 pritet të shënojë temperaturat mesatare globale mbi 1.5°C mbi nivelet para-industriale, edhe pse një periudhë 12-mujore nuk konsiderohet shkelje formale e Marrëveshjes së Parisit, pasi ndikojnë edhe faktorë natyrorë.

Ngrohja aktuale po ndodh me një ritëm prej rreth 0.27°C në dekadë, shumë më shpejt sesa çdo periudhë tjetër në historinë gjeologjike. Pas arritjes së kufirit 1.5°C, ngrohja afatgjatë mund të ulët vetëm nëse përdoren teknologji të avancuara për të thithur dioksid karboni nga atmosfera, por shkencëtarët paralajmërojnë se kjo nuk duhet të shihet si një zgjidhje e lehtë.

Për më tepër, shkalla me të cilën energjia shtesë po akumulohet në sistemin klimatik të Tokës është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar ngrohje të tokës, ngritje të temperaturave të ajrit, shkrirje të akujve dhe rritje të nivelit të deteve. Rreth 90% e kësaj energjie përthithet nga oqeanet, që po zgjerohen dhe po përkeqësojnë rrezikun e përmbytjeve bregdetare.

Në përgjithësi, studimi thekson urgjencën e veprimit global për të ulur emetimet dhe për të mbrojtur planetin nga pasojat katastrofike të ndryshimeve klimatike./BBC

Para

Të tjera ekstradime nga Dubai/ Kthehen në Shqipëri 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës (EMRAT) 

Pas

VIDEO / Rama bën për “ujë të ftohtë” Ermal Dredhën fill pasi mbaroi fjalimin për festën e PS

Nga Kategoria

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë
Botë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta
Botë

Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta

23.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

25.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.4k
Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

24.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.4k
“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.