E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin 

Korrieri nga Korrieri
27.06.2025
në Aktualitet
A A
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia. Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së. Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla. Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Gjithashtu sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies. Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.

Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar më rënie kërkesës nga jashtë.

Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin. Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale. Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024. Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata. Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar./Monitor

Para

4 miliardë euro/ Huaja për blerje pasurish të paluajtshme zë 51% të kredive 

Pas

‘Nxehet’ punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë 

Nga Kategoria

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund
Aktualitet

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k
Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama
Aktualitet

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.3k
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki
Aktualitet

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

08.10.2026
10.3k
Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb Building pagoi paratë pa firmosur kontratën, ndërsa ankandi ishte në KPP

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb Building pagoi paratë pa firmosur kontratën, ndërsa ankandi ishte në KPP

09.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.