E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestohet ish-burri i Arbana Osmanit, Ardit Kero në krye të skemës së evazionit fiskal me kinezët e Bankers

Korrieri nga Korrieri
02.07.2025
në Aktualitet, Show Bizz
A A
Arrestohet ish-burri i Arbana Osmanit, Ardit Kero në krye të skemës së evazionit fiskal me kinezët e Bankers
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Policia e Fierit ka lokalizuar dhe arrestuar sot Ardit Keron, ish bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani, si ideator dhe zbatues i skemës së evazionit fiskal dhe pastrimit të parave nga Bankers. 

Prapaskena mëson se Ardit Kero është ‘truri financiar’ i operacionit kriminal të drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila zhvat prej 20 vitesh natën e nëntokës së Shqipërisë, duke shmangur taksat, përmes fryrjes dhe manipulimit të shpenzimeve, evazionit fiskal, pastrimit të parave, skemave mashtruese, faturave fiktive etj.

Sipas burimeve, hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë indentifikuar financierin Ardit Kero si personazhin kyç të dallaverave financiare të kompanisë Bankers, të ardhurat e të cilës nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë, ndërsa kontributi në buxhetin e shtetit është i papërfillshëm.

Kero, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të financës së kompanisë me natyrë kriminale që ka gjunjëzuar dhe poshtëruar për vite me radhë shtetin e shqiptar, konsiderohet si personazhi më i besuar i kanadezëve dhe më pas i kinezëve që blenë kompaninë Bankers.

Sipas burimeve, hetimet kanë provuar se kupola e Bankers, e goditur sot nga Prokuroria dhe Policia e Fierit, ka mundësuar vjedhjen e dhjetëra milionë euro, para të cilat më pas janë investuar në luks dhe në pasuri të paluajtshme. Grupi kriminal përbëhet nga ‘truri financiar’ Ardit Kero, drejtuesi aktual i kompanisë Bankers, Hongping Xiao, i cili i ka vendosur vetes 1 milionë euro pagë në vit, si dhe nga ish administratorët Leonidha Çobo, Qing Fang, Xingyun Sun, Suneel Krishan Gupta, Jonathan Paul Harris, Chang Zhong Xu, Linaghong He dhe Feng Qin.

Hajdutët e Bankers 

Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau. Ai tha kohë më parë se kompania do të vijojë të investojë, pra se do të vijojë të vjedhë, duke fryrë investimet edhe pas 20 vitesh, për të mos paguar taksa.

Më parë drejtor ka qenë Qing Fang. Në vend që të arrestohej për krim ekonomik me pasoja katastrofike për shtetin shqiptar, Qing Fang fliste për përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, sidomos për mësimin e gjuhës kineze.

Para Qing Fang, administrator ka qenë Xingyun Sun, i cili ka ndjekur të njëjtën praktikë, duke fryrë shpenzimet dhe shmangur pagesat në buxhetin e shtetit shqiptar.

Para vitit 2018, administratorë kanë qenë Suneel Krishan Gupta, Leonidha Cobo dhe Richard Ferguson. I vetmi administrator shqiptar ka qenë Leonidha Cobo, i akuzuar nga vetë Bankers për vjedhje miliona euro, për të mbuluar vjedhje të tjera.

Bankers fsheh pronarin përfitues

Kulmi arrin kur Bankers jo vetëm nuk zbaton kontratën koncensionare dhe sajon shpenzime për të mos pagua tatim fitimi, por kompania nuk zbaton as ligjet e tjera shqiptare, siç është detyrimi ligjor për të deklaruar pronarët përfitues.

Kompania fsheh pronarët përfitues pas disa numrave dhe kodeve, duke ngritur dyshime të forta dhe veshur me përgjegjësi penale edhe QKB.

Duke fshehur pronarët përfitues, ngrihen dyshime se pas Bankers mund të fshihet edhe ndonjë politikan shqiptar dhe se paratë mund të ndahen në ofshore sipas roleve në zhvatjen 20-vjeçare të naftës shqiptare.

Shoqëria mëmë e Bankers Petroleum Albania Ltd, e themeluar në 15.04.2004 parajsën fiskale ishujt Cayman, është BANKERS PETROLEUM INTERNATIONAL LIMITED.

Ndërkaq kompania mëmë e BANKERS PETROLEUM INTERNATIONAL LIMITED është BANKERS PETROLEUM LTD e regjistruar në Kanada.

Kompania mëmë e BANKERS PETROLEUM LTD është kompania CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED e themeluar në dhjetor 2015 në Hong Kong.

Kompania mëmë e CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED është GEO-JADE PETROLEUM CORPORATION e regjistruar dhe me qendër në Kinë.

Se kush është pronari i CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED nuk dihet.

Në vend të pronarëve janë deklaruar disa numra:

Pronari I: 91310000MA1K335
Pronari II: 91330206MA281NW
Pronari III: 911201187916984

Shqiptarët vidhen, por nuk e dinë se kush i vjedh. Ligjet shqiptare e detyrojnë Bankers t’a deklarojë pronarin fundor, por Bankers nuk pyet për ligje dhe shtet.

Drejtor i kompanisë CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED, që kontrollon Bankers përmes disa kompanive guacka, është kinezi anonim Huan Long Chen.

Anëtarë të kompanisë që merr fitimet e zhvatjes së naftës shqiptare janë Jie Huang, Wen Tao Wang, Huan Long Chen, Ding Zhang, Ju Gao MBA, Yi Guo, Yang Yu dhe Yu Zhang Liu.

Gjoba 100 milionë euro

Gjykata e Lartë konfirmoi një gjobë me vlerë 80 milionë euro ndaj Bankers, ku bashkë me detyrime të tjera shkon në 100 milionë euro, për abuzime dhe mashtrime.

Bankers bleu me para gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, duke rrëzuar gjobën, por Gjykatën e Lartë, çështë e vërteta nuk e bleu dot.

Por, ja që doli ish ministërja Anila Denaj që bllokoi ekzekutimin e gjobës. Nuk mjaftojnë mbi 4 miliardë euro të ardhura zero taksa, por as gjobën 100 milionë euro nuk do ta paguajë./prapaskena

Para

“Ndodhi vetëm një herë”, TRONDIT në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën! 

Pas

RAPORTI/ Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje, nga betoni!

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.