E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Ishte nisur drejt Liverpulit, CNN zbulon arsyen pse Diogo Jota udhëtonte me makinë dhe jo me avion 

Korrieri nga Korrieri
03.07.2025
në Botë
A A
Ishte nisur drejt Liverpulit, CNN zbulon arsyen pse Diogo Jota udhëtonte me makinë dhe jo me avion 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpulit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të ishte shmangur.

Sipas mediave portugeze, Lamborghini me të cilin po udhëtonin vëllezërit Jota doli nga rruga në autostradën A-52, pranë Cernadillës, vetëm 15 km nga kufiri me Portugalinë.

Dyshohet se një nga gomat e makinës superluksoze ka shpërthyer gjatë një parakalimi, çka ka bërë që automjeti të humbasë kontrollin, të rrokulliset dhe më pas të përfshihet nga flakët.

Udhëtimi kishte si destinacion përfundimtar qytetin portual të Santanderit, prej nga ata do të merrnin tragetin për në Plymouth të Anglisë.

Diogo Jota, sipas burimeve mjekësore, kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri dhe mjekët i kishin këshilluar të shmangte fluturimet, ndaj kishte zgjedhur rrugën tokësore dhe detare për t’u kthyer në Angli.

CNN Portugal raportoi se futbollisti 28-vjeçar ishte nisur për në Liverpul, ku pritej t’i bashkohej skuadrës për stërvitjet para-sezonale që nisin të hënën.

Gazetari sportiv Victor Pinto, në një lidhje për CMTV në Portugali, deklaroi: “Diogo nganjëherë zgjidhte të udhëtonte me makinë për shkak të disa shqetësimeve në mushkëri, jo të rënda. Dhe, siç dihet, ekziston një traget që lidh Spanjën me jugun e Anglisë”.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute, në një ceremoni në qytetin e tij të lindjes, Porto, më 22 qershor.

Vëllai i tij, Andre, ishte vetëm 26 vjeç. Humbja e tyre ka tronditur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe komunitetin sportiv në Portugali dhe më gjerë.

Para

Nga eurot cash te pronat, Guardia Di Finanza publikon PAMJET e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës (VIDEO) 

Pas

Nga Elbasani në Verona, dosja që zbulon pastrimin e 4 milionë eurove

Nga Kategoria

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë
Botë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta
Botë

Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta

23.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

23.11.2026
10.4k
DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

19.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

25.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën

Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën

24.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.