E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOKUMENTI- Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e 10 klientëve 

Korrieri nga Korrieri
04.07.2025
në Aktualitet
A A
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dhjetë klientë të “Raiffeisen Bank” kanë dalë “me humbje”, pasi u janë marrë para nga llogaritë e tyre bankare. Paratë u janë marrë nga një punonjëse e bankës në degën e Çorovodës. Në një dokument të publikuar nga “Lajmi i fundit“, sqarohet se çështja ka përfunduar në gjyq, ku e paditur është marrë punonjësja e bankës, e identifikuar me inicialet M.E. Kjo e fundit ka punuar për plot 9 vjet në “Raiffeisen Bank”, nga viti 2004 deri në vitin 2013. Por pas zbulimit, është shkarkuar nga detyra. 

Punonjësja në fjalë ka shfrytëzuar aksesin që i jepte detyra që kishte brenda bankës për të hyrë në llogaritë e klientëve dhe në sistemin e bankës. Nga llogaritë e klientëve ajo tërhiqte para që u përkisnin qytetarëve. Edhe pse veprimet në llogari duhet të kryhen vetëm me kërkesë të klientëve, ajo ka shkelur rregullar dhe udhëzimet duke marrë para nga llogaritë e tyre bankare. Por për të mos lënë gjurmë, kishte përdorur  të dhënat e kolegëve për t’u loguar në sistemin e Bankës.

DOKUMENTI GJYQËSOR: 

DOKUMENTI- Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga

FAKSIMILE E DOKUMENTIT GJYQESOR PER RASTIN

Në rastin në shqyrtim, nga provat e paraqitura prej palës së paditur rezulton se vërtetohet plotësisht, të paktën fakti, që paditësja ka kryer transaksione debitimesh nga llogaritë e klientëve pa praninë fizike të tyre në 10 rastet e vërtetuara me mandat-pagesat e paraqitura. Sikurse është përmendur, këto transaksione rezulton të jenë kryer të gjitha në një datë të vetme. Gjykata vlerëson se duke vërtetuar këtë fakt pala punëdhënëse ka arritur të provojë shkeljen e detyrimeve kontraktuale me faj të rëndë prej paditëses, sepse kryerja e veprimeve debituese në llogaritë e klientëve prej paditëses pa praninë e tyre fizike rezulton të ketë qenë shprehimisht e ndaluar nga neni 4.4. i rregullores mbi Procedurën Operacionale “Shërbimi Cash në Sportel”, një kopje e të cilës u paraqit prej palës së paditur. Po kështu, gjykata gjen të bazuar pretendimin e palës së paditur se këto veprime të paditëses mund të sillnin eventualisht dëm material e moral për punëdhënësin, nëse paditej prej klientëve të vet, të cilëve iu ishin cënuar llogaritë bankare pa iu marrë nënshkrimi.

Pra, sqarohet se punonjësja ka shfrytëzuar aksesin që i jepte puna  për të hyrë në llogaritë e klientëve dhe në sistemin e vetë bankës, dhe pa praninë e tyre të tërhiqte para. Pasi ka dedektuar marrjen e parave, edhe Banka ka shprehur shqetësim për faktin se mund të paditej nga klientët, të cilëve u ishin cënuar llogaritë bankare dhe u ishin marrë paratë. Megjithatë, edhe pse punonjësja është shkarkuar, nuk është e qartë sesa është shuma e parave që u janë marrë klientëve në Çorovodë të Beratit.

Para

Samir Mane i pari, si po largohen bizneset nga Shqipëria, kanë frikë nga SPAK ?

Pas

Karburant, cigare, birra dhe kafe..ja çfarë u konsumua më shumë për 6 mujorin e parë të vitit 

Nga Kategoria

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k
Tensionet para Parlamentit, Spiropali GODET Ramën: Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten
Aktualitet

5 vjet ministre dhe 1 vit kryetare Kuvendi, Elisa nuk mbajti kurrë një konferencë shtypi, sot del në foltore pas përjashtimit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k
Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20.11.2026
10.4k
PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Një vit pa Shpat Kasapin, bashkëshortja prek me dedikimin për artistin: Do të doja të ishe këtu për ta parë Roelin duke u rritur

Një vit pa Shpat Kasapin, bashkëshortja prek me dedikimin për artistin: Do të doja të ishe këtu për ta parë Roelin duke u rritur

25.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.