E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatura që po shteron qumështin 

Korrieri nga Korrieri
17.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Fatura që po shteron qumështin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumëngjyrëshe. Ka vetëm bidonë të mbushur me qumështin e pesë lopëve, që rrit me mund. Një rutinë që nuk i kishte ndryshuar prej vitesh: ndalej te dyqani i Valit, në një lagje të kryeqytetit, linte qumështin për klientët e tij besnikë dhe kthehej në shtëpi me ca para që i siguronin jetesën. Kjo, deri këtë të hënë.

Vali, pronarja e dyqanit, nuk i’a pranon më qumështin.

“Më kërkojnë faturë. S’dua të kem punë me tatimet,”- i tha ajo shkurt Nebiut. Dhe ky nuk është një rast i izoluar.

Në fshatin Baldushk, Agroni* mban një tufë dhish. Prej kohësh qumështin e çonte te një agroturizëm që e kthente në djathë. “Tani më thanë duhet faturë,” rrëfen ai. Veterinari i zonës, i vetmi që e ka vizituar fermën e vogël të Agronit për ndonjë shërbim, i tha troç: “Nuk e pret kush faturën. Ti s’je subjekt”

Në mënyrë të beftë, këtë fillim korriku, qeveria lajmëroi nisjen e një aksioni të përbashkët mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Administratës Tatimore me fokus sigurinë ushqimore dhe informalitetin në sektorin ushqimor dhe bujqësor. Aksioni synon formalizimin e ekonomisë agroushqimore, rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve bujqësore, si dhe garantimin e të drejtave të konsumatorit për produkte të kontrolluara dhe të sigurta.

“Nuk mund të lejohet më që t’iu shiten konsumatorëve tanë prodhimeve ushqimore të pa faturuara”, deklaroi kryeministri Edi Rama më 2 korrik, gjatë një dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

“Dhe pas një periudhe jo të gjatë, dy javore sensibilizimi, duhet të fillojë sekuestrimi i të gjitha mallrave ushqimore”, shtoi Rama.

Aksion pa ndërgjegjësim

Por ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, administrata tatimore u mjaftua me një periudhë 1-javore sensibilizimi.

“Duke filluar nga sot (datë 7 korrik 2025) Administrata Tatimore bën me dije se pasi ka analizuar të dhënat mbi aktivitetin tregtar të këtij sektori, për një periudhë 1-javore do të sensibilizojë bizneset nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit apo vizitave informuese në terren për përmbushjen e detyrimit ligjor për të lëshuar faturë të fiskalizuar për produktet që tregtojnë”, theksonte njoftimi i tatimeve.

Një javë më vonë, nga kulaçi kaluam tek kërbaçi.

“Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”,lajmëronte ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Nisma parashikon se çdo operator i biznesit ushqimor (përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre) të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje. Ekspertët e fushës shpjegojnë se këto ‘aksione’ janë detyrime ligjore që vijnë nga integrimi evropian.

“Janë katër faza që politika bujqësore në koordinim me BE-në ka hartuar në mënyrë që marrja e statusit vend anëtar të rezultojë me sa më pak humbje biznesesh. Integrimi Europian në Poloni, Bullgari, Rumani, Kroaci ka rezultuar me mbyllje të rreth 80% të operatorëve përpunues”, shpjegon Ilir Pilku.

Po si mund të shmanget kjo situatë në Shqipëri? Pilku i mëshon ndërgjegjësimit.

“Organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit për përpunuesit e vegjël mbi standardet e BE-së, duke përfshirë Rregulloren për higjienën, për produktet me origjinë shtazore dhe kontrollin zyrtar. E dyta, realizimi i inspektimeve paraprake vullnetare nga AKU ose bashkitë për të identifikuar boshllëqet në infrastrukturë dhe procedura. Së treti, trajnimi i stafit mbi higjienën personale, praktikat e mira të prodhimit, gjurmueshmërinë dhe bazat e sistemit HAÇP. Dhe e fundit, ngritja e rrjeteve të komunikimit për ndarjen e praktikave të mira ndërmjet përpunuesve”, përfundon Pilku.

Mirëpo fermerët, tregtarët por edhe konsumatorët janë gjetur të pa-informuar. Dhe këtë e vërtetoi më së miri jo vetëm Nebiu dhe Agroni por edhe video virale e tregëtares së rigonit në Sarandë.

Faturë, faturë, faturë…

Sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë. Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi.

Autofatura lëshohet nga blerësi (përpunuesi apo grumbulluesi), në emër të shitësit (fermerit), në rastet kur fermeri është i pajisur me NIPT dhe bën shitje pa faturë TVSH-je për xhiron me vlerë deri 10 milionë lekë në vit. Megjithatë, në praktikë, shumë prej tyre refuzojnë të lëshojnë autofatura pasi nuk përfitojnë më nga skema e mëparshme e kompensimit të TVSH-së. Me ndryshimet e fundit, blerjet nga fermerët janë me TVSH 0%, ndërsa shitja është me 20%. Kjo ka çuar në një situatë ku grumbulluesit dhe përpunuesit nuk arrijnë të rimbursojnë TVSH-në dhe shmangin formalizimin, duke i mbyllur rrugën prodhuesit.

Ndaj, aksioni i ndërmarrë së fundmi prek drejtpërsëdrejti përpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore. Sipas udhëzimeve të administratës tatimore, këta subjekte janë të detyruar që, gjatë blerjes së produkteve nga fermerët, të përdorin autofaturën si mjet për dokumentimin e transaksionit, ku informaliteti tek ta ka rezultuar i lartë.

Përfundim

Nga viti 2014, numri i bagëtive në Shqipëri ka rënë me mbi 45%. Vendi ka gjithnjë e më pak lopë, më pak dele, më pak dhi, më pak mish e qumësht. Por mesa duket do të ketë më shumë fatura. Në vend që të ndihmojë prodhimin vendas, shteti kërkon llogari për një sistem që, sipas ligjit, nuk është përgjegjësi e bujkut, por e grumbulluesit apo përpunuesit. Vetëm se këta të fundit nuk duan të lëshojnë fatura sepse humbasin para nga skema e TVSH-së.

Në mungesë të një strukture që mbështet prodhuesin e vogël, Shqipëria po shkon drejt importit të bulmetrave dhe shkatërrimit të blegtorisë së mbetur.

Ndërsa, aksioni i ndërmarrë, pa fushata të vërteta informimi, pa trajnime, pa një kalendar tranzicioni të qartë dhe pa asnjë ndihmë teknike apo financiare për fermerin do të prodhojë penalizime. Dhe në një terren ku vetë institucionet kanë dështuar për vite me radhë të ndërtojnë një kulturë formalizimi, kërkesa kaq e prerë për faturë kthehet në barrë. Në mungesë të ndërgjegjësimit, zbatimi i ligjit i ngjan më shumë një ndëshkimi sesa një reforme. Dhe si çdo aksion që nis me forcë dhe jo me kuptim, rrezikon të dështojë jo vetëm në qëllimin, por edhe ‘drejtësinë’ që pretendon të sjellë.

*Emrat janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e fermerëve që ndanë historinë e tyre me Faktoje.al

Para

Hapet pika kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, qeveria miraton vendimin

Pas

Sherr në Tiranë/ Të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë! 

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.3k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.