E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, vëllai i viktimës ka vrarë një person pak vite më parë. Ja pista kryesore e hetimit 

Korrieri nga Korrieri
27.09.2023
në Aktualitet
A A
Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, vëllai i viktimës ka vrarë një person pak vite më parë. Ja pista kryesore e hetimit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit.

Fatjon Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Sipas gazetares Dorjana Bezat, dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38-vjeçarit duke e plagosur rëndë.

Dervishi humbi jetën në spital, ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg.

Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar edhe për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur në Spanjë Tauland Malshin.

Me pas ai u zhvendos në Durrës, ku u arrestua për plagosjen e një vajze në hotel. Aktualisht ai ndodhet në burg për këtë vepër penale dhe për dënimin që mori në Spanjë. Deri më tani larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia.

Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund, të Sukthit.

Policia po vijon me intensitet hetimet, ndërsa po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë aty ku ka në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit. 38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me një shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet nga autostrada. Në ndihmë të policisë së Durrësit kanë mbërritur edhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim. Errësira në zonë nuk ka ndihmuar për të dhënë detaje që do të ndihmonin zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Para

Vrasja e nipit të “Arapit të Sukthit”, flet kushëriri i 38-vjeçarit: Ishte baba i dy fëmijëve, vëllain e ka… 

Pas

Qeveria “hedh sytë” nga hekurudha! 1 miliard lekë për të “rilindur” trenat

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.