E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Çmenduria e radhës! Qeveria i jep leje ish-kryetarit të Bashkisë Vorë për kullë 32 kate në mes të Sarandës 

Korrieri nga Korrieri
02.08.2025
në Aktualitet
A A
Çmenduria e radhës! Qeveria i jep leje ish-kryetarit të Bashkisë Vorë për kullë 32 kate në mes të Sarandës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria është mbërthyer nën kthetrat e betonit, në vende historike, të mbrojtura apo edhe ato turistike. Gjithandej jepen leje javë pas jave, madje edhe në zonë bregdetare apo edhe në ato qytete që s’kanë parë ndonjë kullë të lartë. Por, mania e grataçelave ka prekur këdo, madje edhe qytetin e bukur të Sarandës.

Pasi u dha me koncesion Porti i Sarandës, i cili është nën hetim nga SPAK, apo u dha leje për një mega projekt në afërsi të Kalasë së Lëkursit, apo edhe pasi vetë Kalaja do t’i kalojë privatit, tashmë radha i vjen qendrës së qytetit. Me një vendim të beftë, pa asnjë konsultim me grupet e interesit, apo edhe me vetë banorët, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një super strukturë.

Një kullë 32 kate e lartë! Dhe ku, në Sarandë, ku shumica e lejeve të dikurshme të pushtetit lokal e kanë kthyer në një geto dhe pa mundësi lëvizje. Por, vulën ia ka vendosur KKTU, e cila do të ndërtojë një super kullë.

Çmenduria e radhës! Qeveria i jep leje ish-kryetarit të

Faksimile: Vendimi i KKTU-së i disa javëve më parë për lejen e ndërtimin për objektin “Saranda Tower”

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar në muajin maj 2025 një leje ndërtimi për objektin “Saranda Tower”. Në vendim shkruhet se bëhet fjalë për një “kompleks banimi dhe shërbimi me 9 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Saranë”.

Një strukturë e stërmadhe, ku nisur nga emri, besohet se do të ndërtohet në qendër të qytetit turistik. Por, të ndërtosh një vepër të tillë, kjo është një shkelje e plotë e ligjeve të urbanistikës apo edhe ato turistike. Për çfarë do të shërbejnë kulla 32 kate? A prishet e gjithë pamja para dhe pas kësaj strukture? A është vetë qyteti i Sarandës i ndërtuar në një kodër të thepisur? Nëse strukturave mbrapa i zë pamjen e detit, kush përfiton?

Normalisht vetëm ndërtuesi, ku KKTU-ja shkruan se leja i është dhënë firmës “G&P”, sh.p.k. Por, kush qëndron pas kësaj firme?!

Çmenduria e radhës! Qeveria i jep leje ish-kryetarit të

Faksimile: Firma “G&P”, sh.p.k është themeluar dhe ka pronar z. Shefki Karamuça, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, firma “G&P” është themeluar nga z. Shefki Karamuço në vitin 2005. Fillimisht ai ka pasur 50 % të aksioneve, më pas mori 100 % të aksioneve dhe kur u bë zyrtar shtetërore ia dhuroi familjarëve të tij Bashkim dhe Safet Karamuço. Aktualisht, Bashkimi dhe Safeti kanë të dy 50 % të aksioneve, ndërkohë që vetë Shefkiu ka 50 %.

Aksioneri kryesor i kësaj firme, Shefki Karamuça, ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë nga viti 1999 deri në 2003-shin. Ndërkohë, në vitin 2015 ai shfaqet sërish si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Në datën 25 gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Laureta Omeri, ish-kryetari Karamuça mori postin e nënkryetarit. Në vitin 2020 pati një ngërç në drejtimin e Bashkisë së Vorës, në kohën kur drejtohej nga Agim Kajmaku.

Pas ikjes së Kajmakut, postin e kryetarit e mori Hekuran Brahimaj, i cili e mbajti vetëm disa javë. Iku edhe Brahmaj dhe çuditërisht në postin e kryetarit u vetëshpall Shefki Karamuço. Mediat e akuzuan në atë kohë se, sapo mori postin, ai nisi të ndërtojë një objekt privat ngjitur me Bashkinë e Vorës pa leje. Madje, punësoi në bashki rrethin e ngushtë të firmës dhe familjarët. Nuk zgjati shumë, pasi edhe Karamuço u largua nga drejtimi, për t’u rishfaqur sërish, me një super leje në Sarandë!

Para

Zbythet Bankersi: Do pranojmë vendimin e ARBITRAZHIT, paguajmë detyrimet ndaj Shqipërisë

Pas

Investitori strategjik “Soleil & Sea”, Alban Xhillari, ndërton vilat pa leje në Jalë, në arrest vetëm inxhinieri 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.