E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Mijëra protestues kundër planit për ndërtimin e urës më të gjatë në botë që do të lidhë Siçilinë me Italinë 

Korrieri nga Korrieri
10.08.2025
në Botë
A A
Mijëra protestues kundër planit për ndërtimin e urës më të gjatë në botë që do të lidhë Siçilinë me Italinë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale me ishullin e Mesdheut, Siçilinë, një projekt që do të sillte urën me harkun më të gjatë në botë.

Reuters shkruan se rreth 10 mijë protestues morën pjesë në marshimin e zhvilluar të shtunën në qytetin e Mesinës për të kundërshtuar projektin e infrastrukturës me vlerë 13.5 miliardë euro (15.7 miliardë dollarë).

Qytetarët janë kundër projektit të propozuar për urën mbi ngushticën e Mesinës, për shkak të përmasave të tij të mëdha, rrezikut të tërmeteve, ndikimit mjedisor dhe mundësisë së përfshirjes së mafies.

Ideja për ndërtimin e kësaj ure është diskutuar për dekada, por këtë javë projekti mori një hap të madh përpara kur një komitet qeveritar që mbikëqyr investimet strategjike publike e miratoi planin.

Ministri i Transportit, Matteo Salvini, e cilësoi atë si “projektin më të madh të infrastrukturës në Perëndim”.

Salvini përmendi studime që parashikojnë se projekti do të krijojë deri në 120 mijë vende pune në vit dhe do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Italinë e Jugut, ndërsa miliarda euro të tjera do të investohen në rrugë dhe përmirësime të tjera infrastrukturore.

Megjithatë, kritikët nuk janë të bindur dhe janë të zemëruar që rreth 500 familje do të duhet të shpërngulen për të hapur rrugë ndërtimit të urës. Salvini ka premtuar se këto familje do të kompensohen.

“Ngushtica e Mesinës nuk preket!”, brohorisnin protestuesit gjatë marshimit. Shumë mbanin pankarta ku shkruhej “No Ponte” (Jo Ura).

Mijëra protestues kundër planit për ndërtimin e urës

Projekti i ures

“Ata mund të më ofrojnë trefishin e vlerës së shtëpisë sime, por nuk më intereson. Ajo që më intereson është peizazhi. Ata nuk duhet të prekin ngushticën e Mesinës,” tha për Associated Press Mariolina De Francesco, 75 vjeçe, banuese në Mesinë, shtëpia e së cilës ndodhet pranë vendit ku parashikohet të ndërtohet një nga kullat tokësore të urës, 399 metra e lartë.

“Avokatët tanë do të ndërhyjnë dhe do t’i ndalojnë. Kjo është e sigurt,” shtoi ajo.

Ura e propozuar do të shtrihet në afro 3.7 kilometra (2.3 milje), me një seksion të varur prej 3.3 kilometrash, më shumë se 2 milje, duke ia kaluar urës së Çanakalasë në Turqi me 1 mijë e 277 metra, për t’u bërë ura më e gjatë e pezulluar në botë.

Punimet paraprake mund të fillojnë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, në pritje të miratimit nga Gjykata. Ndërtimi i plotë është planifikuar të nisë në vitin 2026 dhe të përfundojë mes viteve 2032 dhe 2033.

Ura do të reduktonte kohën e kalimit të ngushticës me traget, që aktualisht zgjat deri në 100 minuta, në vetëm 10 minuta me makinë. Trenat do të kursenin deri në 2.5 orë udhëtim, tha Salvini.

Qeveria italiane gjithashtu synon ta klasifikojë urën si projekt me rëndësi për mbrojtjen kombëtare, në përputhje me objektivin e NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së. Po ashtu qeveria argumenton se ura do të krijojë një korridor strategjik për lëvizje të shpejta të trupave dhe pajisjeve ushtarake, duke e cilësuar si “infrastrukturë që rrit sigurinë“.

Mijëra protestues kundër planit për ndërtimin e urës

Një pamje nga droni tregon Liqenin Ganzirri, pjesë e vendit të planifikuar për ndërtimin e një ure të varur përgjatë Ngushticës së Mesinës, që lidh Siçilinë me Italinë kontinentale, ndërtimi i së cilës pritet të përfundojë deri në vitin 2032, në Messina, Itali

Ndërkohë, organizatat mjedisore kanë paraqitur ankesa në Bashkimin Evropian, duke shprehur shqetësime se projekti do të ndikojë te shtegtimi i zogjve.

Presidenti i Italisë ka kërkuar gjithashtu që projekti të jetë subjekt i ligjit antimafia, që aplikohet për të gjitha projektet e mëdha të infrastrukturës.

Para

I vihet tritoli ndërtesë fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

Pas

Italianët heqin dorë nga plazhet mes debatit mbi rritjen e çmimeve 

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.