
Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë dhe paratë i sillnin në Shqipëri.
Nga ato që ka mundur të zbulojë SPAK është një nga mënyrat sesi droga kamuflohej për t’u sjellë në Europë dhe vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2020, anëtarët e grupit kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe kanë zbuluar se drogën e kanë fshehur midis “Pure Coconut Kernel Oil Soap”. Ngarkesa vjen në favor të një komapanie izrealite të quajtur “Tropical Degil Cosmetics Industry itd” dhe supozohet të jetë e ngarkuar me vaj bërthame arre kokosi të pastër. Por në portin e Anversës, Belgjikë, mes sapunit ka dhe drogë.
“Nga analizimi i komunikimit dyshohet së në këtë anije është ngarkuar një sasi lëndë narkotike, armë dhe municion të fshehura në kuti metalike me mbishkrimin “FOX”. Këto kuti dyshohet se pasi jenë mbushur me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe brenda mbushen me material ndërtimi e quajtur kollë e lëngshme dhe imbarkohen në kontenjant,“-ka zbuluar SPAK.
Në të gjithë dosjen, në plot 282 faqet e saj flitet për para…për shumë para. Në një bisedë mes tyre, Çopja dhe Çela flasin për një shumë prej 7 milionë eurosh. Por me shumë para ka dhe probleme! Si të pastrohen! Dhe grupi është rikthyer në legjenda për të gjetur përgjigjet. Qypat me florinj që dikush i dëgjonim apo lexonim në përralla, për anëtarët e këtij grupi ishin bërë realitet. Nga Paraguai ku Ervis Çela jetonte së bashku me të vëllain, Ardjanin, por mbante kontakt me Franc Çopja. Me këtë të fundit fliste sesi do i fshihte lingotat e arit në ullinj. Nga të tjerë “koka krimi” kishin mësuar se kartmodhenat prishen nga toka dhe nuk do mund të përdoren më kurrë për ditë të vëshira. Ari jo! Përkundrazi i rritet vlera.
Në orën 12:05:49, Ervis Çela komunikon me Franc Gergelyn të cilin e informon së ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kësaj shumë i ulet përqindja e transportit të parave cash e cila është 2%. Në vijim Franc Gergely i shkruan se ditën e diel do të dorëzoje dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro. Ervis Çela i shkruan së disponon 200 rrenjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një grope për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelën që paratë cash të akumuluar ti investoje në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojne të dëmtohen.”

BISEDA MES TYRE:
FDCJ3T- Shok 3.8M mora sot né Tr… Shum flm… Dmth 3.8-2%…
8QMEU5– Po….Do t dorzoj tjera t dielën me Kismet… 3M… E vazhdojn me rradh… Se i mledh dhe lekt
FDCJ3T- Kam 200 ullij ne mal duhet fun naj qyp atyre… Se ullijt rrojn shum…
8QMEUS– Ahahaha… Kthej flori…. Mos fut lek n tok… Mdgjo mu…
FDC.JBT-Ska flori… Duhet me grabit naj bank… Duhet me porosit nga afrika…
8QMEUS– E di q ska… Do flas un kau me njanin mos i nai sajo ky… Poe mlidhi avash avash… Por mos fut lek n tok… Set prishen…
FDCJBT-E di qe prishen leket… Pyte… Sa te ket 100/200 kile…”.
Nëse disa i fshinin paratë, ky nuk ishte rasti i Jul alias Fadil Ballës që po kërkonte t’i investonte. Dhe ashtu bëri! Ngriti restorin “Ajman Park” në zonën e Durrësit, atje ku edhe kishte bazën. Në një bisedë që ka me Ervis Çelën, të dy flasin për çmimn e drogës, ndërsa në një moment Fadili i dërgon foto të punimeve të resortit të tij.
Fadili: …Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 bok se me aq ishte pernaj them….
Ervisi i përgjigjet: E di un te 28 rrafin cekicat ty. Sa copa do… Mos u bon tafmaqar…
Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ia lenë në dorë Ervisit, por i shkruan: 500…Sa dush o bro… Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti… dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan: Me more ne qof… Tashti nuk naloi mo un…, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.
Hetimet, përmes zbërthimit të aplikacionit “SkyECC”, zbuluan se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin krerët e organizatës. Kokaina nisej nga Paraguai, përmes portit të Villetas dhe më pas sillej në Europë në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Një ditë më parë, GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervin Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja, ndërsa 5 të tjerë janë të shpallur në kërkim.