E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për Albascan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis ?

Korrieri nga Korrieri
17.08.2025
në Aktualitet, Investigim
A A
Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për Albascan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis ?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për Albascan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis ?

Në vitin 2017, kompania “Albascan” raportonte një xhiro të përgjithshme prej vetëm 50 mijë eurosh në vit. Sot, ajo arkëton mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj nga Thesari i Shtetit, duke u shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike. Kjo ngjitje rrufe ka ngritur dyshime të forta për lidhje klienteliste dhe tendera të paracaktuar.

Nga shitje qesharake tek milionat

“Albascan” u krijua në shkurt 2017 nga Sokol Cane dhe Etmira Dashi, me aksione të barabarta. Për dy vite mbeti një biznes pa ndikim.

Në janar 2019, kompania u ble për 150 mijë lekë nga vëllezërit Elton dhe Elision Jorgji. Vetëm një vit më vonë, xhiroja u katërfishua, duke arritur në 110 milionë lekë. Pas kësaj, çdo vit shifrat e rritjes u shumëfishuan në progresion gjeometrik.

Aleanca me kompaninë e pushtetit

OSekreti i suksesit të “Albascan” lidhet me partneritetin e saj me Advanced Business Solutions (ABS) të Gerond Meçes, një kompani e akuzuar nga opozita si e lidhur me njerëz shumë të afërt të Kryeministrit.

Dy kompanitë kanë fituar bashkë disa tenderë strategjikë:

6 milionë euro për sigurinë në burgje,

16 milionë euro për laboratorët “smart” në shkolla,

kontrata të tjera për sisteme kamerash dhe pajisje skanimi.

Ky binom Albascan – ABS është kthyer në “paketë të preferuar” të AKSHI-t dhe institucioneve publike.

Tenderi antidron emergjencë apo skemë?

Së fundmi, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë (2.1 milionë euro) për ndërtimin e një sistemi antidron në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Sipas qeverisë, dronët po përdoren nga grupe kriminale për kontrabandë, survejim dhe arratisje.

Por burime brenda administratës theksojnë se tenderi është paracaktuar për “Albascan”, duke i dhënë kompanisë së vëllezërve Jorgji një tjetër kontratë milionëshe.

Faturën e paguajnë qytetarët

Përvoja e deritanishme tregon se sistemet e instaluara shpesh nuk funksionojnë siç duhet. Kur kamerat apo skanerët dështojnë, gardianët marrin fajin, ndërsa kompanitë përfitojnë miliona euro pa asnjë penalitet real.

Në vend që të garantohen burgje më të sigurta, qeveria ka prodhuar një industri të tërë kontratash të dyshimta, ku përfituesit janë gjithmonë të njëjtët. Paratë publike avullojnë, siguria mbetet iluzion./Publik Media

Para

U nda dje nga jeta/ Dashuritë, fëmijët dhe familja e mbretit të televizionit italian 

Pas

“Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavës së kosit, lakrorit apo petullave të fshira 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.