E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Maria shqiptare, Shën Pali dhe Shën Pjetri në Durrës dhe Skrapar dhe “profesor” Sazan Guri

Korrieri nga Korrieri
04.10.2023
në Aktualitet
A A
Maria shqiptare, Shën Pali dhe Shën Pjetri në Durrës dhe Skrapar dhe “profesor” Sazan Guri
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Teuta Toska*

Sot në drekë ishte i ftuar në “Shqipëria live” inxhinieri që merret me etimologji (popullore) dhe me zbulimin e rrënjëve tona të fshehura ndër mijëra shekuj, zoti Sazan Guri.

Tema ishte me interes të dyfishtë për mua: do të pyetej pse emri i Marisë qenka shqip dhe do të zbulonte fakte se pse Shën Pali e Shën Pjetri kanë qenë në Shqipëri (në Durrës, madje edhe në Skrapar) disa herë dhe se Pali e Pjetri janë me emra shqiptarë (kupto edhe shqiptarë mund të jenë ata). Pra, etimologji dhe histori biblike e krishterimit. Dy herë e interesuar.

Unë mora bllok e stilolaps dhe thashë të marr shënime për t’i dhënë inxhinierit një përgjigje shkencore, koherente, me argumente, pse asnjë prej pretendimeve të tij nuk shkon, pasi kam ca kohë që më intereson shumë edhe filologjia e tekstit biblik, më e zhvilluara ndër kohëra në botë.

Thashë po i rendis argumentet dhe provat e inxhinerit dhe do të mbledh material shkencor për t’u përgjigjur.

Mirëpo, ajo që më çuditi ishte se ai që thirret inxhinier nuk arrinte dot të thoshte një fjali të plotë prej fillimit e deri në fund. Zëri i tij i lartë, gjithë spazma dhe kalimi nga njëri informacion (i thënçin) në tjetrin jo vetëm nga njëra fjali tek tjetra, por edhe brenda fjalisë, më bënë të kuptoj se zoti Guri është i pakundërshtueshëm.

Po, i pakundërshtueshëm, sepse është i pakuptueshëm, i palogjikshëm në ato që thotë. Dhe kur them i palogjikshëm, flas për logjikën që e do një fjali: subjekt, predikat, agjent etj. Per silogjizmin as që bëhet fjalë. Ose në fjalitë e tij mungonte radha e zakonshme me: kryefjalë e më pas kallëzues e më pas ndonjë gjymtyrë e dytë.

D.m.th fliste aq shpejt dhe thoshte aq shumë gjëra pa thënë asgjë sa edhe dy moderatorët që nuk lënë të ftuar ta çojnë mendimin deri në fund i heshtoi. Pa thënë ata asgjë për shumë minuta të vyera televizive. Edhe mamin tim, gjithashtu, e la pa fjalë për ca çaste.

Ia tërhoqën vëmendjen disa herë që të kthehej te tema e emisionit, por më kot, se qëllonte si batare etimologji popullore nga Meksika në Babiloni, nga Kina në Argjentinë. U pyet 3 herë për emrin e Marisë dhe e përmendi nëpër shumë informacione të tjera pa lidhje idenë e tij për emrin e saj.

Duke qenë se nuk ua bënë dot ballë zellin dhe dalldinë e zbulimeve madhështore për ne, popullin dhe gjuhën e vogël që kemi pjellë gjithë njerëzimin, edhe dy moderatorët u hodhën të praktikojnë edhe ata sportin e etimologjive popullore. Dhe ia dolën me sukses televiziv.

Në këtë pikë, pasi lashë bllokun, mendova se është diçka kaq e mirë që një televizion aq i rëndësishëm fton një njeri si zoti inxhinier Sazan Guri për të folur për këto gjëra.

Në radhë të parë, ne sigurohemi që deliri po përparon aq shumë tek ai sa po shkon drejt lajthitjes. Edhe pak dhe do ta kuptojnë edhe fëmijët që ky njeri po lajthit. Është diçka kaq e mirë sepse ne kuptojnë se sa pa nivel janë të dy moderatorët dhe se sa me kurajo e shpallin budallallëkun e tyre.

Gjëja më e keqe është se ne turpërohemi në sy të dijes botërore, që ka mijëra vite që studion tekstet e shenjta dhe ka përgjigje me argumente gjuhësore e arkeologjike për udhëtimet e Palit dhe të Pjetrit (pse këta s’kanë qenë në Skrapar) dhe për etimologjitë e emrave të tyre. Turpërohemi sepse nxjerrim në televizione kombëtare njerëz qesharakë e të lajthitur, që guxojnë e flasin pa droje gjithë budallallëqet që i vijnë në mendje.

Përgëzime “Shqipëria live”, klikimet i bëtë, budallallëkun na e treguat!

Para

PAMJE të RËNDA/ Video SHOKUESE e aksidentit TRAGJIK në Itali me 21 të vdekur, mes tyre dy fëmijë!

Pas

OLAF do vijojë hetimet për fondet nga IPARD II, nuk programohen disbursime deri në vitin 2025

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.