E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Hamasi bën lëshimet e para: Pengjet mund të dorëzohen të dielën

Korrieri nga Korrieri
08.10.2025
në Botë
A A
Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 2 muaj kohë para pushtimit, 1 milion banorë do të shpërngulen 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës hyjnë sot në fazën më delikate, me mbërritjen e delegacionit amerikan të kryesuar nga ndërmjetësi Steve Witkoff dhe nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump dhe prej vitesh hallka lidhëse mes presidentit amerikan dhe Benjamin Netanyahu-t, si edhe nga kryeministri i Katarit, sheiku Mohammed bin Abdulrahman al Thani. Hyrja në skenë e këtyre tre figurave pason atë të personazheve të tjerë, që vetëm kush nuk e njeh funksionimin e diplomacisë mund t’i quajë “dytësorë”: krerët e shërbimeve sekrete të vendeve ndërmjetëse si Egjipti dhe Turqia, si dhe drejtuesi i COGAT-it, struktura e ushtrisë izraelite e ngarkuar me menaxhimin e ndihmës humanitare për Gazën.

Ka qenë pikërisht prania e tyre, sipas burimeve nga Sharm el-Sheikh, ajo që ka shtyrë palët drejt disa lëshimeve. Megjithatë, nyjet që mbeten për t’u zgjidhur janë ende të shumta. Veçanërisht, një zyrtar egjiptian i ka thënë Reuters-it se Hamas ka pranuar të heqë armët, por vetëm përballë garancive se Izraeli nuk do të rikthejë luftën pas lirimit të 48 pengjeve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, nga të cilët 20 besohet se janë ende gjallë. Një pikë kjo mbi të cilën janë bllokuar tashmë të paktën dy raunde të mëparshme negociatash.

Dhe nuk është e vetmja çështje. Lëvizja kërkon gjithashtu lirimin e Marwan Barghouti-t, udhëheqësit të Intifadës së Dytë, i burgosur prej më shumë se njëzet vitesh, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka vendosur veton mbi emrin e tij. Së fundmi, është kërkuar edhe përjashtimi i ish-kryeministrit britanik Tony Blair nga autoriteti që do të drejtojë Gazën gjatë fazës së tranzicionit — dhe për këtë, me shumë gjasë, “jo”-n do ta thotë vetë Trump. Megjithatë, duket se janë arritur tashmë marrëveshje paraprake për lirimin e pengjeve dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme? Zyrtarisht, nga zyra e Benjamin Netanyahu-së buron “optimizëm i kujdesshëm”. Por mbrëmë, në mesazhin e përkujtimit për 7 tetorin, kryeministri ka përdorur tone aspak pajtuese: “Do të vazhdojmë të veprojmë për të arritur objektivat e luftës: kthimin e të gjithë pengjeve, eliminimin e qeverisë së Hamasit dhe garancinë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim,” tha ai.

Përballë deklaratave të tilla, këtu në Izrael janë analistët më të njohur ata që paralajmërojnë kundër iluzioneve të lehta. “Gjithçka mund të dështojë ende. Disa zyrtarë të lartë izraelitë janë të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Hamas të lirojë të gjithë pengjet në fazën fillestare.” Dhe jo vetëm kaq: “Plani Trump parashikon që Hamas të mos ketë asnjë rol në të ardhmen e Gazës, por nëse kjo marrëveshje ecën përpara, për mënyrën se si është ndërtuar, ne do të duhet të vazhdojmë të përballemi me Hamas për shumë kohë,” shkruan Naydal Eyal në Yedioth Ahronoth. A është Netanyahu i gatshëm ta pranojë këtë? Shumëkush këtu dyshon, sidomos duke pasur parasysh që më shumë se 60 për qind e votuesve mendojnë se kryeministri duhet të japë dorëheqjen sapo të përfundojë kriza. Dhe ai e di shumë mirë këtë.

Në këtë kuadër, faktori përcaktues mbetet Donald Trump. Presidenti amerikan përsëriti dje se ekziston një “mundësi reale” për arritjen e marrëveshjes. Një element thelbësor është se të premten në Oslo do të jepet Çmimi Nobel për Paqen: Trump shpreson të jetë ai fituesi dhe për këtë arsye po shtyn për një rezultat sa më të shpejtë. Dje, me një njoftim zyrtar, ai falënderoi familjet e pengjeve që e kanë mbështetur publikisht.

Sipas televizionit izraelit Kanal 12, nëse nuk arrihet një përparim së shpejti, presidenti amerikan mund të vendosë mbi tavolinë një “merr ose lëre” të ngjashëm me atë që e detyroi Netanyahu-n të pranonte planin javën e kaluar: koha e parashikuar, fundjava (që këtu bie të premten dhe të shtunën), me një fillim të mundshëm të lirimit të pengjeve që nga e diela./La Repubblica

Para

U vra në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

Pas

Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Armando Subashi!

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.