E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

ANALIZA/ Hamas arriti qëllimin e tij, Izrael humbi Perëndimin dhe pse fituesi kryesor i luftës është Katari

Korrieri nga Korrieri
11.10.2025
në Botë
A A
ANALIZA/ Hamas arriti qëllimin e tij, Izrael humbi Perëndimin dhe pse fituesi kryesor i luftës është Katari
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas 22 muajsh luftë, Hamasi ka humbur aftësitë e tij ushtarake, por ka mbijetuar, ka siguruar lirimin e të burgosurve dhe e ka rikthyer çështjen palestineze në qendër të skenës botërore

Chaim Levinson – Haaretz

Me një vonesë prej 22 muajsh, pritet që lufta në Gaza të përfundojë.

Edhe pse detajet e tërheqjes së ushtrisë izraelite në fazën e dytë nuk janë bërë ende publike, ato nuk do të ndryshojnë pamjen e përgjithshme.

Në kundërshtim me klishetë “bibi-iste”, Netanyahu nuk e ka ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme.

Jeta e popujve, megjithatë, ka ndryshuar rrënjësisht.

Shumë izraelitë kanë vajtuar humbjen e të afërmve, janë plagosur fizikisht apo psikologjikisht dhe kanë humbur pasuritë e tyre.

Por në panoramën e përgjithshme, asnjë shtet nuk është shpërbërë, asnjë fuqi e re nuk ka dalë në skenë dhe asnjë ideologji nuk është zhdukur për t’u zëvendësuar nga një tjetër.

Kaosi në Lindjen e Mesme mbetet i pazgjidhur.

Më 7 tetor 2023, si një islamist xhihadist, udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, vendosi të ndërmerrte një sulm vetëvrasës, duke sakrifikuar jetën e tij për të dëmtuar jetën e të tjerëve.

Kur lufton me një atentator vetëvrasës, qëllimi është ta pengosh të shpërthejë, sepse pikërisht këtë dëshiron ai.

Tani që betejat kanë përfunduar, është e qartë se Hamasi ka mbijetuar dy vjet luftë.

Ka humbur aftësitë ushtarake dhe kontrollin mbi Gazën, por ka mbetur gjallë si organizatë.

Deri në ditën e fundit të luftës, Hamasi arriti të ruajë strukturën e tij organizative, udhëheqjen politike, komandën dhe kontrollin në Gaza.

Asnjë nga anëtarët e tij nuk guxoi të largohej, të krijonte një organizatë rivale, të negocionte dorëzimin në mënyrë të pavarur apo të shiste pengjet për para.

Kërcënimi që ai përballet nga milicitë pro-izraelite në Gaza duket i papërfillshëm, dhe anëtarët e këtyre milicive do të masakroheshin sapo Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit të mos i mbronte më.

Njerëzit e Hamasit do të gjejnë mënyra për të mbetur të rëndësishëm edhe në të ardhmen.

Hamasi po e përfundon luftën me dy arritje kryesore në dorë.

E para është rikthimi i çështjes palestineze në krye të agjendës botërore.

Ëndrra e përjetshme e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte të fshinte çështjen palestineze, t’i copëzonte palestinezët në grupe të veçuara dhe të bënte marrëveshje me vendet arabe mbi kurrizin e tyre.

Kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Sinwar ndërmori planin e tij – dhe ai ia doli.

Sot, çështja palestineze është tema më e diskutuar në botë dhe ka tërhequr miliona mbështetës të rinj.

Izraeli është shtyrë në një qoshe diplomatike në gjithë Evropën Perëndimore.

Ndërsa Netanyahu ngulmonte se “një shtet palestinez është një shpërblim për terrorizmin”, Sinwar e kuptoi ndjenjën perëndimore shumë më mirë se njeriu që kalon kohën nëpër hotele luksoze.

Sinwar e paraqiti Gazën si viktimë – dhe opinioni publik është plotësisht në anën e tij.

Armëpushimi është vula përfundimtare e rikthimit – dhe me bujë – të çështjes palestineze, këtë herë me perspektivën e një shteti të pavarur, të diktuar nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Arritja e dytë është boshatisja e burgjeve izraelite.

Për një vëzhgues të jashtëm, sakrifica e dhjetëra mijëra gazanëve për 250 të burgosur me burgim të përjetshëm mund të duket çmenduri, por në shoqërinë palestineze ka konsensus për këtë çështje – dhe është gjithashtu pika e dobët e të gjitha vendeve arabe dhe e Autoritetit Palestinez.

Nga këndvështrimi palestinez, të burgosurit janë si pengjet tona – njerëz të pafajshëm që janë rrëmbyer natën nga shtretërit e tyre nga “armiku sionist” dhe që vuajnë tortura të pandërprera.

Kthimi i tyre është prioritet absolut. Autoriteti Palestinez, i cili bashkëpunon me Izraelin, nuk ia ka dalë t’i kthejë, ndërsa Hamasi është pranë arritjes së kësaj.

Përtej mesazhit politik, kjo është gjithashtu një garanci për çdo xhihadist: dil dhe kryej një sulm terrorist, edhe nëse dënohesh me 100 burgime të përjetshme – përfundimisht, ne do të të kthejmë në shtëpi.

Fituesi kryesor i luftës është Katari – një vend me më pak banorë se Tel Avivi, por me më shumë qendra tregtare për frymë.

Megjithëse është vendi arab me më pak qytetarë, është një fuqi e rëndësishme botërore.

Izraelitët mund të përsërisin mijëra herë se është një shtet që mbështet terrorizmin, por në botën e realpolitikës, askujt nuk i intereson.

Katariotët hartuan një strategji që 40 vjet më parë për mbijetesë në një rajon që lakmonte burimet e tyre të gazit natyror, duke u shndërruar në një fuqi globale në sport, arsim, investime dhe diplomaci.

Lufta i dha kësaj strategjie vulën përfundimtare të suksesit. Udhëheqësit e Katarit janë ndër të paktët që kanë akses të drejtpërdrejtë te presidenti i Shteteve të Bashkuara në çdo moment – dhe do ta kapitalizojnë rolin e tyre qendror në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Izraeli po del nga lufta në mënyrën që e përshkroi 52 vjet më parë komandanti i Forcave Ajrore izraelite të asaj kohe, Benny Peled: “një shtetël (qytezë) me një forcë ajrore”.

Aseti strategjik i Izraelit është kontrolli i qiellit mbi Lindjen e Mesme dhe fuqia e aviacionit të tij, veçanërisht në krahasim me forcat ajrore pothuajse të papërfillshme të rajonit.

Aty ku forcat ajrore janë të forta, Izraeli është i fortë; aty ku nuk janë, as Izraeli nuk është.

Ngjarjet e 7 tetorit ndodhën pjesërisht sepse forcat ajrore nuk ishin të vetëdijshme dhe të përgatitura për mundësinë e një pushtimi të befasishëm nga Gaza.

Kultura e “shtetëlit” dominoi në forcat ajrore. Ndonjëherë, forcat ajrore mund të bëjnë edhe shumë – si në rastin e dërgimit të një rakete në një ndërtesë në kryeqytetin e Katarit, Doha – një nga aktet më të gabuara të luftës.

Fuqia ushtarake është një fuqi mashtruese.

Ajo ofron fitore dehëse dhe afatshkurtra, që më pas duhen përkthyer në diplomaci.

Izraeli është i varfër në këtë përkthim, sepse pengohet nga politikanë të dështuar, interesa të kundërta dhe paaftësi për të marrë vendime.

Fronti i luftës që duket më i suksesshëm është ai kundër Hezbollahut, si për shkak të planifikimit të mirë të ushtrisë dhe agjencisë së inteligjencës Mossad, ashtu edhe sepse përfundoi me një marrëveshje të qartë diplomatike që kufizon fuqinë e Hezbollahut.

Në Siri, Izraeli po shkon drejt një marrëveshjeje diplomatike që do të zëvendësojë sulmet e pafrytshme të ushtrisë për mbrojtjen e druzëve.

Edhe lufta kundër Hamasit po përfundon vetëm falë një marrëveshjeje diplomatike që iu imponua Izraelit dhe që i ktheu pengjet e tij.

Nga ana tjetër, çështja iraniane mbetet e hapur. Izraeli i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme Teheranit, por mungon një marrëveshje diplomatike që ta përforcojë këtë arritje ushtarake.

Në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967, Egjipti u mund, dhe më pas erdhi arroganca izraelite. Por egjiptianët mësuan shpejt nga gabimet e tyre.

Ata ndërtuan aleanca të reja diplomatike dhe u organizuan ndryshe. Gjashtë vjet më vonë, Egjipti nisi një luftë të re që i dha një goditje Izraelit, çoi në traktatin e paqes dhe e vendosi vendin në hartën botërore.

Edhe në Iran, megjithëse detajet nuk mund të publikohen të gjitha, po nxirren mësime nga kjo luftë. Edhe atje, kërkohet një marrëveshje.

Para

Netanyahu sfidon të djathtën ekstreme për Gazën, a do të shënojë ky momente fillimin e fundit të karrierës së tij?

Pas

Armëpushimi mes pikëllimit! Mijëra palestinezë kthehen në rrënojat e Gazës pas dy vitesh

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.