E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Slider

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Korrieri nga Korrieri
13.10.2025
në Slider
A A
Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan
108
NDARJE
10.8k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një operacion i befasishëm i zhvilluar këtë të hënë nga Policia e Shtetit në Elbasan ka çuar në ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmeni Bujar Muça, pronar i kompanisë së njohur “Delta Group” dhe ish-deputet i PDIU-së.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30, në një lokal përgjatë aksit Elbasan – Ish-Metalurgjia, në zonën e fshatit Katund i Ri. Forcat e policisë ndërhynë pas një sinjalizimi për praninë e disa personave të dyshuar, duke arrestuar të paktën 11 shtetas, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar tre armë zjarri tip pistoletë, të gatshme për përdorim.

Foto ilustruese Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan
Foto ilustruese Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Burime policore konfirmojnë se tre prej të ndaluarve kanë refuzuar të deklarojnë identitetin, ndërsa dyshohet se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Përveç Muçës, mes personave të ndaluar rezultojnë dhe dy persona të tjerë, të dyshuar për precedentë të rëndë kriminalë.

Kush është Bujar Muça

Bujar Muça është sipërmarrës elbasanas dhe themelues i kompanisë “Delta Group”, një prej emrave të njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai u përfshi në politikë nën siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), duke fituar mandatin e deputetit, në një periudhë kur kjo forcë politike shënoi një rritje të ndjeshme me rreth 27 mijë vota në rang kombëtar.

Megjithatë, Muça e mbajti mandatin vetëm për dy muaj, duke dhënë dorëheqjen dhe duke u tërhequr përfundimisht nga jeta politike. Prej asaj kohe, ai është përqendruar në aktivitetet e tij private dhe nuk ka pasur më angazhime publike.

Aksioni dhe hetimet

Sipas burimeve nga Prokuroria e Elbasanit, operacioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi për veprimtari të dyshuar kriminale, ndërsa autoritetet po verifikojnë të dhënat filmike të kamerave të sigurisë për të identifikuar lëvizjet dhe kontaktet e personave të arrestuar.

Në momentin e ndërhyrjes, në lokalin ku ndodheshin personat e dyshuar ishin të pranishëm dhjetëra klientë, dhe sipas dëshmive, ka pasur kundërshtime fizike dhe përplasje me efektivët.

Policia e Elbasanit po vijon me kontrollet në banesat dhe bizneset e të ndaluarve, ndërsa pritet që brenda orëve në vijim Prokuroria të japë njoftimin zyrtar për akuzat konkrete ndaj tyre.

Arrestimi i Bujar Muçës, një emër i njohur si në biznes ashtu edhe për shkak të shkurtër angazhimit të tij politik, ka ngjallur interes të madh publik, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë nëse ai ka pasur ndonjë lidhje direkte me veprimtarinë për të cilën është shënjestruar operacioni policor.

Etiketat: aksionbujar mucadelta groupelbasanoperacionpolicia
Para

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

Pas

DOKUMENTET/ Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

Nga Kategoria

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS
Aktualitet

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!
Aktualitet

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka
Aktualitet

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.3k
Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

10.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.