E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rritje shqetësuese e rasteve me KANCER në këtë zonë të Shqipërisë

Korrieri nga Korrieri
14.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Rritje shqetësuese e rasteve me KANCER në këtë zonë të Shqipërisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me një reagim publik në rrjetet sociale, Fatmir Gjoni ka ngritur një shqetësim të fortë për rritjen e rasteve me sëmundje të rënda, veçanërisht me kancer, në zonën Orikum–Dukat–Tragjas, duke kërkuar një hetim të thelluar dhe të pavarur për të zbuluar nëse burimi i këtij fenomeni lidhet me ndotje të mundshme mjedisore në qendrën ushtarake të Pashalimanit.

Sipas tij, “rritja e rasteve me kancer midis banorëve të asaj zone nuk duket si një rastësi natyrore”. Ai shprehet se dyshimet për ndotje të ajrit, ujit apo tokës duhen hetuar me seriozitet, sidomos për periudhën pas vitit 1997, kur në zonën ushtarake mund të jenë përdorur ose ruajtur substanca kimike dhe materiale të rrezikshme.

“Besoj se është e domosdoshme të bëhet një hulumtim i thelluar për të kuptuar nëse ka pasur ndotje apo përdorim të materialeve të rrezikshme. Për fatkeqësinë e njerëzve që jetojnë aty, duket e qartë se diçka e pazakontë ka ndodhur,” – shkruan Gjoni, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet.

Hapat që Gjoni propozon për veprim

Në postimin e tij, ai rendit disa hapa konkretë për të nisur hetimin:
1. Mbledhja e të dhënave mbi rastet e diagnostikuara me kancer, duke përfshirë vitet dhe vendbanimet.
2. Kërkesë zyrtare drejtuar Institutit të Shëndetit Publik dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për një studim mjedisor dhe epidemiologjik në zonë.
3. Analiza mjedisore të ujit, tokës dhe ajrit për praninë e metaleve të rënda, kimikateve apo ndotjeve radioaktive.
4. Hetim historik për aktivitetet ushtarake apo industriale në Pashaliman, veçanërisht për periudhën para dhe pas vitit 1997.
5. Përfshirja e universiteteve dhe mediave për të siguruar ekspertizë shkencore dhe transparencë për publikun.
6. Kërkimi i mbështetjes ndërkombëtare nga organizata që merren me hetime mjedisore dhe shëndetin publik.

Në fund të mesazhit, Gjoni shprehet i tronditur nga situata dhe bën apel për veprim të menjëhershëm:

“Uroj që dikush që mendon se duhet bërë diçka ta shtyjë më tej këtë shqetësim. Mbase shpëtohen jetë të tjera të pafajshme.”

Ky reagim ka ngjallur interes dhe komente të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje çështjen e ndotjes mjedisore në zonat ushtarake dhe mungesën e studimeve publike mbi ndikimin e saj në shëndetin e banorëve.

Para

Analiza e DW/ Kthimi në Gaza: Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Pas

Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngirti në këmbë” autoritetet

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.