E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Samiti i Berlinit/ Tirana në shtetrrethim. Ja rrugët që bllokohen

Korrieri nga Korrieri
14.10.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Samiti i Berlinit/ Tirana në shtetrrethim. Ja rrugët që bllokohen
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Samiti i Berlinit që do të mbahet në Tiranë të hënën e 16 Tetorit do të sjellë kufizim të lëvizjes për qytetarët në disa akse rrugore. Këtë të shtunë, Zëvendësdrejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga njoftoi masat e mara me qëllim mbarëvajtjen e samitit.

Masa që përfshijnë ndalim të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në zonën rreth Piramidës ku do të mbahet samiti, si dhe mbyllje të bizneseve që operojnë aty. Po ashtu, ndalimi i qarkullimit prek dhe akset nga Rinasi në kryeqytetet, ku parashikohet të lëvizin delegacionet e huaja.

Kufizimet do të nisin që prej ditës së diel për të përfunduar mbrëmjen e së hënës kur edhe mbyllet samiti dhe pritet të rëndojnë edhe më trafikun e ditës së hënë, që zakonisht shënon ditën më të keqe në këtë aspekt.

Akset ku ndalohet qarkullimi dhe hapja e bizneseve

Gjatë konferencës për mediat, Bizhga tha se për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”; Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;  Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Po ashtu, ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:  Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;

  • Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

1604 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës do të angazhohen për sigurinë e Samitit, sqaron policia, që shton se në hartimin e masave është bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë të vendeve të BE-së.

Para

61 të helmuar në lokal, një fëmijë është rëndë

Pas

Atentat kreut të shërbimit sekret të Iranit 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.