E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sot Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm Scholz, Michel, Von der Leyen e liderët e Ballkanit 

Korrieri nga Korrieri
16.10.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Sot Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm Scholz, Michel, Von der Leyen e liderët e Ballkanit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme në Tiranë, ku do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.

Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ed Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.

Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 51 milionë lekë.

Mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie.

Në to nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, parkimi dhe as kalimi i këmbësorëve, përveç banorëve rezidentë. Do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së

Para

Makina përfundoi në kanal, pamjet e rënda nga aksidenti në Fier, të plagosur çifti dhe 3 vajzat e tyre 

Pas

Abuzimet me fondet IPARD në Shqipëri / Identifikohen 82 përfitues në shkelje, 17 refuzojnë të kthejnë paratë 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.