E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

Agim Zeqo shpallet investitor strategjik , merr 10 mijë metra tokë publike për kulla në Korçë

Korrieri nga Korrieri
03.05.2023
në Fokus
A A
Agim Zeqo shpallet investitor strategjik , merr 10 mijë metra tokë publike për kulla në Korçë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Agim Zeqo shpallet investitor strategjik , merr 10 mijë metra tokë publike për kulla në Korçë
Qeveria vazhdon të zgjerojë listën e investitorëve strategjikë me emra të tjerë biznesmenësh që pëtfitojnë tokë shtetërore falas të dhëna nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS).

I fundit që e ka marrë statusin “investitor strategjik” është Agim Zeqo, i njohur ndryshe si “Gimi i Red Bullit”, një nga biznesmenët e preferuar të kryeministrit Edi Rama, jo vetëm nga përfitimet në biznes, por edhe me emërimet në poste kyçe në qeveri të njerëzve të besuar të tij, siç ishte rasti i ish-zv.ministres së Financave, Albana Shkurta.

Qeveria i ka dhënë 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në qytetin e Korçës kompanisë “Investment and Development Albania”, e cila do të ndërtojë aty një resort turistik. Kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi. Agim Zeqo është aksioneri i maxhorancës me 40 % të aksioneve, ndërsa dy ortakët e tjera kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Agim Zeqo shpallet investitor strategjik , merr 10 mijë metra tokë publike për kulla në Korçë
Agim Zeqo shpallet investitor strategjik , merr 10 mijë metra tokë publike për kulla në Korçë

Në vendimin e miratuar nga KIS thuhet se kompania “Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”. Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor”.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 vjeçare.

Projekti i investimit strategjik do të zhvillohet në Zonën Kadastrale 8561, nga ku sipërfaqja prej 10 mijë m², me numër pasurie 1/911, është pronë shtet, lloji i pasurisë “truall”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë. Pasuria ka kaluar nën administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me VKM më datën 19 maj të vitit 2021.

Qeveria është angazhuar që përveç tokës, të asistojë kompaninë edhe në kryerjen e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike. Po kështu, investimi përfiton asistencë nga shteti në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit. Ndërkohë që paralalelisht atij i mundësohet lidhja me rrjetin elektrik, atë të ujësjellësit si dhe kanalizimet e ujërave të ndotura.

Në vendimin e KIS thuhet se në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit strategjik “Green House Korça Resort” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e asistuar, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik.

Përgjithësisht investimet strategjike të miratuara deri më tani kanë synuar kryesisht zonën e bregdetit. Ky është investimi i parë strategjik, që miratohet për qytetin e Korçës./ korrieri

Etiketat: agim zeqoinvestitor strategjik
Para

Kokainë, pastrim parash dhe eavazion fiskal/ Nga Eldi Dizdari tek organizata “Fracascia”, si ishin ndarë “punët” e mafies italiane

Pas

Prona dhe llogaritë plotë, zbardhet pasuria e Gledian Llatjas dhe Emiriana Sakos

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin
Botë

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen
Aktualitet

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13.08.2026
10.4k
22-vjeçari nga Tirana planifikonte atentat në qendrën tregtare në Verona
Aktualitet

22-vjeçari nga Tirana planifikonte atentat në qendrën tregtare në Verona

12.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.