E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Analiza: Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit

Korrieri nga Korrieri
09.12.2025
në Botë
A A
Analiza: Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rënia e presidentit të kamotshëm sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar, u ndje në gjithë Lindjen e Mesme – por askund më shumë sesa në Iran, aleatin e tij më të ngushtë.

Rënia e Assadit ishte një goditje e rëndë për Iranin, i cili e përdorte Sirinë për ta zgjeruar ndikimin e vet rajonal dhe për t’iu dërguar armë grupeve të armatosura që e luftonin Izraelin, rivalin kryesor të Teheranit.

Një vit pas rrëzimit të Assadit, më 8 dhjetor 2024, Irani ende vazhdon të përballet me pasojat e disfatës së tij strategjike në Siri.

Republika Islamike është përpjekur ta rikthejë ndikimin e vet në vend, por ekspertët thonë se nuk ka më rrugë kthimi për Iranin.

Me rënien e Assadit, Irani e humbi të vetmen “bazë të avancuar” në Detin Mesdhe dhe miliardat që i shpenzoi për ta mbajtur Damaskun i shkuan dëm, tha Rami Abdulrahman, drejtor i Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.

“Me fjalë të tjera, Irani, pasi kishte zgjeruar ndikimin në rajon, është kthyer në kufijtë e tij natyralë”, tha Abdulrahman për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).

Pas shpërthimit të luftës civile siriane, Irani shpenzoi rreth 30 deri në 50 miliardë dollarë për të mbështetur Qeverinë e Assadit nga viti 2011 deri në vitin 2020.

Teherani gjithashtu trajnoi, armatosi dhe dërgoi dhjetëra mijëra luftëtarë shiitë nga i gjithë rajoni për ta mbrojtur Assadin. Ai dërgoi gjithashtu qindra ushtarakë të vet në Siri.

Këto angazhime vunë në pah rëndësinë që kishte Siria për Iranin. Nën udhëheqjen e Assadit, Siria ishte një gur themeli i “boshtit të rezistencës” së Teheranit, rrjetit të tij joformal të aleatëve dhe grupeve të armatosura në rajon.

Siria ishte i vetmi shtet tjetër anëtar i kësaj aleance, e cila përfshin edhe Hezbollahun libanez, përfaqësuesin më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm të Teheranit. Siria shërbente si rruga kryesore e furnizimit të Hezbollahut, një korridor që u mbyll me largimin e Assadit.

Nuk ka rrugë të lehtë drejt pajtimit

Menjëherë pas rënies së Assadit, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u bëri thirrje sirianëve të “ngrihen” kundër autoriteteve të reja.

Këto komente nga ai u panë nga shumë si përpjekje për ndërhyrje në Siri pas rrëzimit të Assadit.

Në mars, kur dhuna sektare shpërtheu në Sirinë perëndimore, disa e akuzuan Teheranin se po nxiste trazira, duke theksuar se disa prej drejtuesve të milicive shiite të përfshirë në përleshje ishin trajnuar nga Gardat Revolucionare e Iranit (IRGC).

Incidenti, thonë ekspertët, nxori në sipërfaqe përpjekjet e Teheranit për ta përdorur dhunën sektare dhe mizoritë e dyshuara të forcave besnike të presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për të rifituar terren në vend.

Ekspertët thonë se Irani ka më shumë gjasa të kultivojë milici lokale dhe komandantë të jashtëm sesa të vendosë forcat e veta në mënyrë të hapur.

“Raporte të dokumentuara për veprimet e Republikës Islamike nuk janë botuar, por media të ndryshme kanë raportuar për përpjekjet e Teheranit për të rindërtuar forcat besnike ndaj tij në Siri”, tha Ata Mohamed-Tabriz, ekspert për Lindjen e Mesme me banim në Spanjë.

“Ne gjithashtu shohim se si Republika Islamike po përpiqet të bashkëpunojë me forcat e kundershtare të [Sharaas] ose t’i amplifikojë zërat e tyre”, tha ai.

Ka pasur gjithashtu raportime që sugjerojnë se Irani po kërkon ndihmën e Rusisë – e cila ka arritur të kultivojë marrëdhënie me Sharaan – për të vendosur lidhje me Qeverinë e re.

Por, Abdulrahman beson se nuk ka kthim prapa për Iranin.

“Nuk ka asnjë mundësi, as nga ana e Qeverisë dhe as nga ana e bazës popullore, madje as tek alavitët, për t’u pajtuar sërish me praninë e Iranit në Siri. Edhe në mesin e alavitëve, Irani është një nga vendet më të kritikuara”, tha ai.

Alavitët janë një sekt i Islamit shiit, të cilit i përkiste Assadi dhe shumë nga mbështetësit e tij. Irani, vend me shumicë shiitë, e ka paraqitur veten si mbrojtës të këtij sekti.

Megjithatë, presidenti i përkohshëm i Sirisë nuk e ka mbyllur plotësisht derën për Teheranin, edhe pse Irani është njëri nga dy shtetet e vetme qytetarëve të të cilave nuk u lejohet hyrja në Siri.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, Sharaa i tha televizionit shtetëror sirian në një intervistë së voni se Teherani la “një plagë të thellë” te sirianët, duke iu referuar mbështetjes së Teheranit për Assadin gjatë luftës civile.

“Por, ne nuk themi se ndërprerja e marrëdhënieve mes nesh dhe Iranit do të jetë e përhershme. Nëse arrijmë në një fazë ku Siria respektohet, nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme dhe nuk nxiten tensione sektare, atëherë marrëdhëniet do të rivendosen”, tha ai.

Këto dinamika tashmë përcaktojnë parametrat e politikës së jashtme në zhvillim të Sirisë. Qëkurse u distancua nga Irani, Damaskut i janë hequr shumë sanksione ndërkombëtare, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, duke hapur rrugën për investime të huaja në vendin e rrënuar nga lufta.

Qeveria e re e Sirisë është e vendosur t’i mbrojë këto fitime, dhe rivendosja e marrëdhënieve me Teheranin do të kërkonte ndryshime thelbësore në politikën e jashtme iraniane, të cilat duken të pamundura nën udhëheqjen e tanishme në Teheran, thonë ekspertët./REL

Para

Festa e pasurive të patundshme ka mbaruar! A po troket fundi i Dubait për ndërtuesit dhe arkitektët?

Pas

Ushtria e fshehtë e fushatës së PS, si u angazhua administrata publike në fushatën e 11 majit duke shfrytëzuar lejet vjetore

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.