E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Izraelitët misteriozë pas Jet Bank marrin monopolin digjital në Shqipëri, fijet që e lidhin me mashtrimet FOREX

Korrieri nga Korrieri
27.12.2025
në Aktualitet
A A
Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime SERIOZE për transparencën dhe stabilitetin financiar, kush janë izraelitët misteriozë pas saj
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshe nga të gjitha bankat e licencuara ose të blera në 20 vitet e fundit, aksionar kontrollues në shoqërinë që përfaqëson bankën e re, të paktën deri në këtë moment, nuk është një kompani, por një individ.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe ekstraktit zyrtar të shoqërisë, në momentin e aplikimit për licencë kompania Jet Albania (JET Bank) zotërohej nga shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai. Avishai është identifikuar zyrtarisht në Shqipëri si shtetas britanik, i lindur në Hadera të Izraelit, në 8 janar 1980. Kapitali fillestar i regjistruar i kompanisë është vetëm 3.5 milionë lekë.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët

Përfaqësues zyrtar i aksionarit në procedurën e licencimit ka qenë menaxheri nga Izraeli, Gal Bar Dea, ish-drejtor i përgjithshëm i bankës dixhitale izraelite, One Zero Digital Bank.

Izraelitët misteriozë pas Jet Bank marrin monopolin digjital në Shqipëri, fijet që e lidhin me mashtrimet FOREX
Izraelitët misteriozë pas Jet Bank marrin monopolin digjital në Shqipëri, fijet që e lidhin me mashtrimet FOREX

Bar Dea ka qenë personi kyç në kontaktet me Bankën e Shqipërisë dhe në procesin e rekrutimin e të stafit, duke përfshirë edhe menaxherët e lartë të JET Bank.

Ndërkohë, përvoja e deritanishme e aksionarit të vetëm zyrtar të JET Bank, Idan Avishai, sipas profilit të tij në rrjetet profesionale, është e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave të tregtimit online ose siç njihen në zhargonin financiar “platforma forex”.

Në një nga platformat profesionale, Idan Avishai, i prezantuar si pjesë e Leader Capital-Online CFD, e përshkruan veten si “një profesionist inovativ dhe me përvojë në marketing me një përvojë të fortë në sektorët e tregtimit online, duke përfshirë Kontratat për Diferencë (CFD) dhe këmbimin valutor (forex). Ai është gjithmonë në kërkim të sipërmarrjeve të reja emocionuese online CFD dhe forex, duke demonstruar angazhimin e tij për të avancuar peizazhin e tregtimit. Me vite përvojë në karrierën e tij, Idan Avishai vazhdon të shtyjë kufijtë duke eksploruar zgjidhje inovative të marketingut të përshtatura për tregtimin CFD dhe forex, duke kërkuar gjithmonë të rrisë angazhimin e përdoruesve dhe të përmirësojë përvojat e tregtimit,” thuhet në profilin e tij.

Në regjistrin e bizneseve të Britanisë së Madhe, shtetasi Idan Avishai, i datëlindjes janar 1980, rezulton aksionar dhe drejtor në S.O.N MANAGEMENT LTD, kompani e regjistruar në vitin 2017, me objekt kryesor aktiviteti menaxhimin dhe konsulencën në aktivitete jashtë menaxhimit financiar.

Në regjistrin në fjalë, Idan Avishai nuk figuron ende si shtetas britanik, por shtetas izraelit dhe rezident në Izrael. Ai besohet ta ketë marrë shtetësinë britanike vetëm vitet e fundit, duke qenë se pasaporta e tij britanike, me të cilën është identifikuar në aktet juridike të regjistruara në Shqipëri, rezulton e lëshuar në vitin 2024.

Lidhja e deklaruar me platformën Fortrade

Në profilin e tij në rrjetin profesional Linkedin, Idan Avishai, deri para disa javësh, e lidhte veten edhe me platformën e tregtimit online, Fortrade. Pasi i dërguam disa pyetje për të komentuar lidhjen e tij me këtë platformë, emri i Fortrade u fshi nga informacioni prezantues në profilin e tij të Linkedin.

Kjo platformë (që vepronte fillimisht me emrin FXLider) u raportua publikisht në vitin 2018 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për ushtrimin e aktivitetit financiar të palicencuar në Republikën e Shqipërisë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një gjë të tillë ka bërë edhe Autoriteti homolog në Kroaci, HANFA

Pavarësisht kësaj, platforma Fortrade vazhdon të ofrojë shërbime investimi për klientë nga Shqipëria, madje në të ekziston edhe një seksion me informacion në gjuhën shqipe. Besohet se shërbimet për Shqipërinë ofrohen nëpërmjet degës së kompanisë në fjalë, të regjistruar në Serbi.

Fortrade është një rrjet me kompani ose zyra të regjistruara në vende të ndryshme, si Britaninë e Madhe, Qipro, Kanada, Australi, Mauritius, Izrael dhe Serbi.

Në të gjitha regjistrimet e disponueshme publikisht, kompania nuk raporton direkt persona ose subjekte me kontroll domethënës apo influencues. Entiteti i fundit kontrollues është raportuar Audina Treuhand AG, një shoqëri e regjistruar në Lihtenshtein. Kjo kompani funksionon si një trust i pavarur ose shoqëri që vepron si palë e besuar dhe administratore e aseteve të personave të tretë.

Njëri nga personat e emëruar fillimisht si pjesë e Këshillit Drejtues të JET Albania, Oliver Hemmer (i zëvendësuar më pas), është gjithashtu shtetas dhe rezident në Lihtenshtejn.

Ai rezulton drejtor në CMC Corp.Management Consulting AG, shoqëri e regjistruar gjithashtu në Lihteshtejn. Nga informacionet publike në rrjet, nuk rezultojnë lidhje direkte të tij me Audina Treuhand apo Fortrade.

Por, Oliver Hemmer gjithashtu rezulton i lidhur me një platformë Forex, të quajtur 4XFX, që është sinjalizuar në vitin 2019 nga Autoriteti Britanik për Mbikëqyrjen Financiare (FCA) për aktivitet të paautorizuar në Britaninë e Madhe. Në njoftimin e FCA, platforma 4XFX zotërohej nga GRF EUROPE OU, shoqëri e regjistruar në Gjermani, me drejtor menaxhues pikërisht Oliver Hemmer. Një paralajmërim të ngjashëm për 4XFX kanë lëshuar edhe autoritetet mbikëqyrës të tregjeve financiare në Irlandë, Australi dhe Kanada

Emri i Oliver Hemmer rezulton edhe në bazën e të dhënave Offshore Leaks Database, që përmban informacion për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale dhe individët e lidhur me to.

Licencimi i JET Bank përfaqëson një shmangie nga politikat e deritanishme të licencimit të ndjekura nga Banka e Shqipërisë, që prej vitesh kanë përjashtuar mundësinë e dhënies së licencave apo aprovimit të blerjes së bankave nga aksionarë pa përvojë në sektorin financiar, në përputhje edhe me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në vitin 2019, një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri, Balfin, u detyrua të hynte në partneritet të përkohshëm me bankën nga Maqedonia e Veriut, Komercijalna Banka, për të marrë miratimin për blerjen e Tirana Bank.

JET Bank ishte subjekti i dytë që mori këtë vit miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat.

JET Bank refuzon të publikojë pronarët

Në një intervistë për “Monitor”, Fatbardha Rino, CEO i JET Bank, u shpreh se banka është në pronësi të JET Holding, një konsorcium kompanish ndërkombëtare me qendër në Amsterdam. Sipas saj, struktura e pronësisë nuk përfshin aksionarë individualë të drejtpërdrejtë, por realizohet përmes shoqërive që kanë investitorë të ndryshëm dhe pronarë përfitues përfundimtarë (UBO) të identifikuar, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Megjithatë, deri në këtë moment, JET Bank refuzon të bëjë publike listën e aksionarëve dhe pronarëve përfundimtarë përfitues.

Sipas saj, të gjitha shoqëritë aksionare dhe pronarët përfitues përfundimtarë kanë kaluar procesin rigoroz të vlerësimit “fit & proper” nga Banka e Shqipërisë, duke përfshirë verifikimin e integritetit, burimit të kapitalit dhe përputhshmërisë rregullatore, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.

 

Megjithatë, Rino, pranon se Idan Avishai është një nga investitorët kryesorë përmes strukturave përkatëse dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fazat e hershme të projektit, por nuk është aksionari i vetëm dhe nuk përfaqëson i vetëm pronësinë e bankës.

Dokumenti i BSH: Jo licenca bankare vetëm për individë ose subjekte pa përvojë

Përveç kuadrit ligjor dhe rregullator, që përcakton kërkesat e detajuara dhe specifike, Banka e Shqipërisë ka miratuar qysh në vitin 2009 një dokument të posaçëm për politikat e licencimit të subjekteve bankare.

Në këtë dokument, Banka e Shqipërisë shprehet se inkurajon hyrjen në treg të subjekteve bankare të cilat mund të konkurrojnë me subjektet ekzistuese dhe që kanë premisat për t’u shndërruar në pjesëmarrëse të rëndësishme të sistemit tonë bankar. Kjo kërkon subjekte bankare me vizion të qartë zhvillimi, cilësi konkurruese, përvojë në industrinë bankare, mbështetje në “know how” dhe kapitale të fuqishme. Banka e Shqipërisë do të jetë e vëmendshme në mënyrë që sistemi bankar të mos mbingarkohet me subjekte bankare të vogla, të cilat operojnë në një pjesë të kufizuar të tregut, pasi kjo mund të cenonte qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë shprehet se, pa cënuar parimin e barazisë dhe trajtimit të njëjtë dhe jodiskriminues të kërkesave për licencë bankare, në procesin e licencimit inkurajon hyrjen në treg të bankave të huaja me reputacion e besueshmëri të lartë, dhe që vijnë nga tregje të zhvilluara dhe të konsoliduara. Këto grupe bankare karakterizohen përgjithësisht nga një shkallë e lartë e standardizimit të praktikave të administrimit të rrezikut, fakt ky që nënkupton se të njëjtat teknika të administrimit të rrezikut që aplikohen në vendet e zhvilluara (vendet e BE dhe SHBA) do të mund të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë grupin, pra dhe në atë pjesë të tij që ushtron veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

Lidhur me iniciativat e individëve apo bizneseve vendase apo të huaja, pa përvojë bankare për të krijuar apo për të blerë pjesëmarrje influencuese në subjektet ekzistuese bankare, Banka e Shqipërisë i inkurajon të sigurojnë për këtë qëllim partneritet të qëndrueshëm në strukturën e kapitalit aksionar me institucione bankare që zotërojnë ekspertizë, besueshmëri dhe reputacion.

Etiketat: bankaIzraelitetjet bank
Para

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

Pas

Pse Seno nuk duhet të dalë sonte nga Big Brother?

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.