E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Protestat në Iran/ Regjimi qëllon mbi turmën, 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Korrieri nga Korrieri
10.01.2026
në Botë
A A
Protestat në Iran/ Regjimi qëllon mbi turmën, 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Protestat masive që kanë shpërthyer në Iran për shkak të krizës ekonomike po përballen me një shtypje të dhunshme nga autoritetet.

Sipas Human Rights Activists News Agency (Hrana), e cila konsiderohet burim i besueshëm, numri i viktimave ka arritur në 65, ndërsa janë arrestuar 2 mijë e 311 persona. Shumica e të vrarëve janë raportuar jashtë Teheranit, në provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars.

Raportet ndërkombëtare flasin për një situatë edhe më dramatike. Një mjek i cituar nga revista Time ka deklaruar se vetëm në Teheran janë vrarë 217 protestues, bazuar në të dhënat e gjashtë spitaleve të kryeqytetit.

Sipas tij, autoritetet kanë larguar trupat nga spitalet të premten, ndërsa shumica e viktimave ishin të rinj. Disa u ekzekutuan pranë një stacioni policie në veri të Teheranit, ku forcat e sigurisë qëlluan me mitraloz mbi turmën, shkruan Corriere della Sera. Aktivistët raportojnë se të paktën 30 persona u qëlluan në atë incident.

Protestat po zhvillohen nën një bllokim të rreptë të internetit, i cili sipas grupit monitorues NetBlocks ka zgjatur mbi 36 orë, duke kufizuar shpërndarjen e informacionit dhe komunikimin. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale, të pamundura për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, tregojnë automjete të forcave të sigurisë të djegura dhe autoritetet duke hapur zjarr mbi protestuesit.

Megjithë ndërprerjen e internetit, mediat ndërkombëtare kanë arritur të kontaktojnë mjekë iranianë përmes lidhjes satelitore Starlink. BBC ka raportuar dëshmi nga mjekë dhe punonjës socialë që flasin për spitale të mbingarkuara me të plagosur. Spitali Farabi, qendra kryesore okulistike e Teheranit, ka hyrë në gjendje krize, ndërsa ndërhyrjet jo urgjente janë pezulluar për t’u përqendruar tek rastet emergjente. Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Shiraz, ku mjekët thonë se nuk kanë kirurgë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e pacientëve, shumë prej të cilëve me plagë nga armë zjarri në kokë dhe sy.

Sipas burimeve të Telegraph, udhëheqësi suprem Ali Khamenei ka ngritur nivelin e alarmit më lart se në qershor, kur Irani ishte në luftë me Izraelin. Ky vendim tregon se regjimi po përgatitet për një përballje të ashpër me popullin e vet, ndërsa spitalet dhe shoqëria civile po përballen me pasoja të rënda.

Para

Rrezik nga ortekët/ Policia bllokon qarkullimin në segmentin Bogë–Qafë Thore–Theth

Pas

Në 2025-ën në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.