E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë, hetimi zbulon detaje tronditëse

Korrieri nga Korrieri
24.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë, hetimi zbulon detaje tronditëse
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një hetim lidhur me përplasjen e dy trenave të shpejtë në Spanjë, që la të vdekur 45 persona, sugjeron se shina e hekurudhës ishte çarë para aksidentit, sipas një raporti preliminar të publikuar të premten, më 23 janar.

Spanja po kërkon përgjigje për një nga aksidentet më vdekjeprurëse të këtij lloji në Evropë në këtë shekull, që ka ngritur dyshime mbi sigurinë e rrjetit të dytë më të madh në botë të hekurudhave me shpejtësi të lartë.

Aksidenti ndodhi në rajonin jugor të Andaluzisë mbrëmjen e 18 janarit, kur një tren që operohej nga kompania private, Iryo, doli nga shinat dhe kaloi në shinat në anën tjetër, duke u përplasur me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt, tren që operohej nga kompania shtetërore, Renfe.

Një inspektim i trenit Iryo “zbuloi prerje në rrotat anësore në anën e djathtë” të katër vagonëve, u tha në raportin preliminar të komitetit CIAF për hetimin e aksidenteve hekurudhore. “Këto prerje në rrota dhe deformimi në shina janë të përputhshme me faktin që shina ishte e çarë”, u tha në dokument. Prerje u gjetën gjithashtu edhe në rrotat anësore në anën e djathtë të tre trenave që kishin kaluar mbi të njëjtat shina disa orë para aksidentit, tha CIAF.

Bazuar në këto informacione, “mund të propozojmë hipotezën se çarja e shinës ka ndodhur para kalimit të trenit Iryo që pësoi aksident, dhe prandaj para devijimit nga shinat”, u tha në raport. CIAF paralajmëroi se “kjo hipotezë… duhet të verifikohet më pas përmes llogaritjeve dhe analizave të detajuara”.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se ishte “qetësuese” që hetuesit kanë këtë hipotezë mbi shkakun e mundshëm të aksidentit. “Gjetjet nuk janë përfundimtare, por ato hedhin dritë mbi teorinë që ekspertët e komisionit aktualisht e konsiderojnë më të mundshme”, u tha ai gazetarëve në Madrid.

Ai shtoi se çarja e shinës duhej të kishte qenë aq e vogël sa të mos ndërpriste energjinë elektrike që kalonte përmes saj, pasi nëse do të ishte më e thellë automatikisht do të aktivizohej sistemi i alarmit dhe ndalimin i trafikut hekurudhor. Segmenti i hekurudhës ku ndodhi aksidenti ishte renovuar së voni, ndërkaq treni i Iryos ishte prodhuar në vitin 2022.

Gabimi njerëzor është përjashtuar si shkak i mundshëm i aksidentit, teksa trenat që u përplasën kishin qenë duke udhëtuar brenda kufirit të lejuar të shpejtësisë. Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

Para

Flota amerikane drejt Iranit, sa afër është sulmi?!

Pas

Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.