E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim Gjelbërimi, pa licencë për karburante dhe manipulime bilancesh

Korrieri nga Korrieri
27.01.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim Gjelbërimi, pa licencë për karburante dhe manipulime bilancesh
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit në Tiranë i ka dhënë një tjetër tender të paracaktuar kompanisë Shpresa Al, me pronar Lush Osmanin, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se paratë që akordon kjo drejtori, sidomos për karburantet, shkojnë gjithmonë te të njëjtat duar.

Skandali thellohet më tej për shkak se kjo firmë nuk ka licencë për të tregtuar karburant, por kjo s’e ka penguar që të marrë këto miliona. Gjatë 4 viteve të fundit, Osmani ka marrë çdo qindarkë të akorduar nga Liri Qoshi apo ish-drejtorët e tjerë.

Ka dyshime se Osmani, apo punonjës të tij, kanë lidhje të ngushta me këtë drejtori, duke bërë që tenderat t’i fitojë gjithmonë Shpresa Al. VoxNews ka denoncuar disa javë më parë se këto procedura kanë qenë të paracaktuara, por asnjë institucion as ka marrë mundimin që t’i verifikojë. Nuk është bërë asnjë kontroll apo audit për të parë nëse janë bërë procedurat konform ligjeve apo rregulloreve.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Tenderi i madh për naftë u fitua nga Shpresa al, ashtu siç parashikoi redaksia e VoxNews

Ashtu siç edhe paralajmëruam, madje edhe me dokumente, në datën 21 janar 2026, Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “blerje karburant dhe vaj”. Kompania Shpresa Al ofroi 185 milionë lekë, pa TVSH. Të njëjtën ofertë kishte edhe një kompani që mori pjesë në tender, ndërkohë firma e tretë u skualifikua nga gara.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Njoftimi i fituesit të lotit 2, ku sërish fitues doli Shpresa Al

VoxNews ka mësuar se, Liri Qoshi ka shpallur në të njëjtën ditë fituesin edhe të lotit numër 2, ku sërish fitues doli kompania Shpresa Al, e Lush Osmanit. Bëhet fjalë për procedurën “blerje benzinë”, ku firma e Osmanit ofroi një normë të fitimit të shprehur në vlerë absolute 24.8 lekë/litër. Të njëjta firma morën pjesë edhe në lotin 2, ku firma e tretë u skualifikua.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Tenderi për blerjen e karburantit në vitin 2023 nga Pastrim Gjelbërimi u fitua nga Shpresa Al

VoxNews hulumtoi dokumente të vjetra të kësaj drejtorie, ku rezulton se e njëjta procedurë e zhvilluar në vitin 2023 është fituar nga firma Shpresa AL. Në atë kohë, Pastrim Gjelbërimi finalizoi tenderin “furnizim me lëndë djegëse për automjete diesel” me marrëveshje kuadër me afat 36 muaj.

Fondi limit ishte 172 milionë lekë, ndërkohë që në procedurë mori pjesë vetëm një ofertues dhe “SHPRESA-AL” shpk me nipt K31321021N. Kjo firmë e fitoi këtë tender me të njëjtën vlerë, 172 milionë lekë, duke marrë 100 % të fondit limit.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Tenderi i benzinës në vitin 2023 i shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit u fitua sërish me 100 % të vlerës nga Shpresa AL

Jo vetëm tenderin e naftës, por e njëjta firmë fitoi edhe tenderin e benzinës. Kjo procedurë e vitit 2023 u fitua sërish me 100 % të fondit limit nga firma Shpresa Al, me dyshimin se ishte e paracaktuar.

Ishte e vetme në garë dhe mori çdo qindarkë të akorduar. Vlera e akorduar nga Pastrim Gjelbërimi ishte 27.900.000 lekë dhe Shpresa Al ofroi po 27.900.000 lekë.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Tenderi i Pastrim Gjelbërimit i vitit 2022 u fitua sërish nga Shpresa Al

Duket se kompania Shpresa Al ka lidhje të forta në Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit, pasi i ka fituar lehtësisht tenderat. Edhe në vitin 2022 firma Shpresa Al ka marrë tenderin e karburantit në këtë drejtori. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 100 mijë euro, ku sërish firma e fitoi me 100 % të vlerës.

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim

Faksimile: Bilanci i kompanisë Shpresa Al, me fitime 350 mijë euro në vitin 2024

Megjithëse xhiron miliona euro nga tenderët, apo ka marrë koncesionin e kalibrimit të pajisjeve të gazit, sërish kompania Shpresa Al nxjerr fitime minimale. E njëjta kompani fiton tendera për ndërtim rrugësh, fiton për karburant procedura apo edhe merr koncesione, ndërkohë që bilanci i vitit 2024, i publikuar disa muaj më parë, e ka nxjerrë këtë firmë me një fitim prej 350 mijë eurosh. Pronari mori 240 mijë euro, ndërkohë 100 mijë euro i la për rezerva.

Ka dyshime se bilancet e kësaj kompanie janë manipuluar, duke i xhiruar paratë e tenderave në kompani të tjera, për mallra apo shërbime. Duket se, lidhjet e Osmanit me godinën e qelqtë në zonën e Astirit, me Tatimet VIP, kanë bërë që ai të mos hetohet për këto abuzime.

Prona ku është vendosur kjo drejtori e tatimeve është në emër të Shpresa Al, teksa gjithkush mund të mendojë se qiramarrësit (tatimet) s’mund të hetojnë qiradhënësit (Shpresa al)!c/voxnews

Para

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës

Pas

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.