E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave

Korrieri nga Korrieri
27.01.2026
në Botë
A A
Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Spanja do të shpërndajë 20 milionë euro si kompensim për viktimat e aksidentit të javës së kaluar në trenin me shpejtësi të lartë, që vrau 45 persona dhe la mbi 150 të plagosur. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga ministri i Transportit, Oscar Puente.

Vendi është ende i tronditur nga katastrofa e 18 janarit që ndodhi në Adamuz, pranë qytetit jugor të Kordobës, që shkaktoi një nga numrat më të lartë të viktimave nga një aksident me tren në historinë e fundit në Europë dhe më të madhin në Spanjë që nga viti 2013.

Familjet e të vrarëve do të marrin secila 216 mijë euro brenda jo më shumë se tre muajsh, të cilat ndahen në 72 mijë euro ndihmë e përjashtuar nga taksat nga qeveria dhe një pagesë paraprake sigurimi prej 72 mijë euro. Një tjetër shumë prej 72 mijë eurosh do të paguhet nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtarëve.

“E dimë që procedurat e zakonshme dhe afatet ligjore nuk i përgjigjen gjithmonë urgjencës jetike të një tragjedie të tillë,” tha Puente, citon Reuters, duke shtuar se viktimat nuk mund të përballojnë të presin vite për të marrë mbështetje. “Pasiguria ekonomike nuk mund të shtohet mbi dhimbjen emocionale.”

Pagesat për të plagosurit do të variojnë nga 2 mijë e 400 euro deri në 84 mijë euro, sipas ministrit Puente.

Ministri është nën presion publik që nga aksidenti në Adamuz dhe incidente të tjera të së njëjtës javë, përfshirë vdekjen e një makinisti në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima. Partia Popullore ka kërkuar dorëheqjen e tij.

I pyetur për të ardhmen e tij, Puente u tha gazetarëve se e kishte ndërgjegjen të qetë, ishte duke kryer punën e tij sa më mirë që mundej dhe duke bërë çdo përpjekje për të komunikuar të gjitha informacionet e disponueshme për qytetarët.

Shërbimi i trenave lokalë në Katalonjë, Rodalies, gjithashtu u përball me ndërprerje të mëdha javën e kaluar pasi shumë makinistë refuzuan të punonin për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar, ndërsa një dështim i softuerit rrëzoi qendrën e kontrollit të trafikut hekurudhor të hënën.

Para

Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim Gjelbërimi, pa licencë për karburante dhe manipulime bilancesh

Pas

Dy kushërinjtë plagosin me armë zjarri një person në Shijak

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.