E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Në Siri ende 22 gra dhe fëmijë shqiptarë, si u shpëtua Eva Dumani ilegalisht nga kampi në Turqi

Korrieri nga Korrieri
16.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Në Siri ende 22 gra dhe fëmijë shqiptarë, si u shpëtua Eva Dumani ilegalisht nga kampi në Turqi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Eva Dumani vajza 21-vjeçare e cila mundi të bashkohet me nënën dhe vëllain në Tiranë, 12 vite pasi u rrëmbye nga babai i saj xhihadist, arriti të largohet nga Siria përmes disa grupeve që e ndihmuan të kalojë ilegalisht në Turqi. Prej aty, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, u bë kthimi i saj i sigurt në Tiranë. Por si Eva, janë edhe 22 shqiptarë të tjerë, gra dhe fëmijë, të cilët me rrëzimin e regjimit atje, janë larguar nga kampi i ferrit Al-Hol. Ata janë ende në Siri, ndërsa në operacionet e mëparshme të shpëtimit, kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri.

Situata e luftës në Siri ka ndryshuar shumë gjatë vitit të fundit, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad dhe ardhjes në pushtet të një qeverie tranzitore që arriti pa vonesa një marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën kundër ISIS, për të luftuar çdo qelizë të mbetur të ekstremizmit, që megjithatë, vijojnë të kryejnë sulme të vogla ndaj forcave të sigurisë.

Qeveria siriane po merr në kontroll edhe kampet e mëdha si Al-Hol, dikur me një popullsi prej rreth 70.000 banorë të sistemuar në çadra, një territor ky mjaft i lidhur me vendin tonë. Aty pati me dhjetëra familje shqiptare, shumica të nisur me vullnet të lirë për tu përfshirë si xhihadistë në luftën civile tashmë të përfunduar.

I tillë ishte dhe Shkëlzen Dumani. Ai humbi jetën në luftë pak pas vitit 2014, kur mori me vete në Siri, duke i rrëmbyer, dy fëmijët e mitur, Evën 9 vjeç dhe Endrin në atë kohë 7.  Më i vogli pati fatin të kthehet pranë nënës në tetor të 2020-ës, në një operacion të Shqipërisë me ndihmën edhe të partnerëve që arritën ta nxjerrin nga kampi. Në Al-Hol, konsideruar kampi i ferrit, mbeti Eva Dumani. Ish-kreu i anti-terrorit në policinë e Shtetit, Gledis Nano, tha për Report Tv, se arriti ta shohë Evën e vogël në një çadër me të vëllanë, por pa në sytë e saj frikën për tu kthyer në Shqipëri. Familjet kujdestare, brenda kampit me kushte thuajse çnjerëzore, i indoktrinonin se nëse ktheheshin në vendet e tyre, askush nuk do i linte të praktikonin fenë islame. Kështu, Eva mbeti atje, e mbuluar me shami, po ashtu siç u kthye në krahët e nënës së saj në Tiranë, të shtunën e këtij 14 shkurti.

Por si ia doli Eva Dumani, sot 21-vjeçare të largohet nga kampi sirian?

Burime për Report Tv, thanë se Eva është ndihmuar nga grupe të trafikut të qenieve njerëzore, për të kaluar në mënyrë ilegale, nga Siria, në kufirin turk.

Pa një pasaportë shqiptare në dorë, e larguar nga Tirana prej vitit të largët 2014, dhe e vetme përballë autoriteteve turke që mund të ngrinin ndaj saj dyshime për terrorizëm, burimet thanë se Eva Dumani telefonoi dajën e saj, Xhetan Ndregjonin, familjarin e përkushtuar që nuk u ndal për të kthyer në atdhe nipin e mbesën. Me rrezikun se mund të ndalohej nga autoritetet turke, për të ardhur në Shqipëri, u desh ndihma e shtetit shqiptar.

Komunikimi me palën turke, përmes kanaleve diplomatike, ka qenë kyç për sjelljen e saj në vend, thanë burimet. Të njëjtat burime, theksojnë se aktualisht, të identifikuar janë edhe 22 shqiptarë të tjerë të cilët kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, 10 burra të tjerë shqiptarë në burgje dhe një pjesë tjetër të cilëve nuk u dihet fati.

Për 22 gratë e fëmijët shqiptarë, burimet thonë se dyshimet janë të jenë larguar nga kampet dhe të jenë strehuar në familje të tjera vendase. Herët apo vonë, edhe ato mund të marrin të njëjtën rrugë kthimi si Eva Dumani, drejt Turqisë në mënyrë ilegale, që më tej me ndihmën e autoriteteve shqiptare, të vijnë në atdhe.

Megjithatë, nëse nuk ekziston vullneti i tyre për tu kthyer, lokalizimi i tyre është shumë më i vështirë nga autoritetet shqiptare, duke qenë se janë të shpërndarë dhe jashtë kampeve. Vështirësia qëndron edhe në faktin e vënies së komunikimit me autoritetet të reja siriane, të cilat akoma nuk janë formësuar plotësisht pas ndryshimit të sistemit.

Në 4 operacione të mëparshme që janë zhvilluar në total nga 2019-202, ku janë shpëtuar 38 gra dhe fëmijë, këta shqiptarë të mbetur në Siri, nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike të kthehen dhe janë fshehur…/Shqiptarja.com

Para

Dega e ‘Louis Vuitton’ në Holandë gjobitet 500 mijë euro për shkak të “bankierit” shqiptar të krimit

Pas

Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k
Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.