E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga vjedhja spektakolare në Britani te jeta si “playboy” në Tiranë, tropojani në krahët e vajzës së biznesmenit të fuqishëm shqiptar!

Korrieri nga Korrieri
23.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Nga vjedhja spektakolare në Britani te jeta si “playboy” në Tiranë, tropojani në krahët e vajzës së biznesmenit të fuqishëm shqiptar!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Njëzet vite më parë, në shkurtin e vitit 2006, Britania e Madhe u zgjua me lajmin e asaj që do të cilësohej si grabitja më e madhe e parave në historinë e saj.

Në depon e kompanisë së sigurisë Securitas në Tonbridge të Kentit, një grup i organizuar arriti të marrë mbi 53 milionë sterlina cash, në një operacion që më vonë do të përshkruhej nga gjykata si i “realizuar me disiplinë ushtarake”.

Një plan i ftohtë, i menduar në detaje

Ngjarja mori përmasa sikur të ishte fiks një film!

Menaxheri i depos, u rrëmbye bashkë me familjen e tij, ndërsa grabitësit, të maskuar dhe të armatosur, hynë në ambientet ku ruheshin shumat e mëdha të parave që përgatiteshin për t’u shpërndarë në bankomate.

Brenda pak orësh, ata mbushën mjetet me para dhe u zhdukën.

Megjithatë, jo të gjitha paratë e vjedhura arritën të zhdukeshin pa gjurmë.

Policia britanike mundi të rikuperojë rreth 21 milionë sterlina.

Por 32 milionë të tjera nuk u gjetën kurrë,  as deri më sot, pas dy dekadash, mbeten një nga misteret më të mëdha kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy të rinj nga Tropoja në qendër të dosjes

Disa javë pas grabitjes, hetimet nxorën në pah edhe përfshirjen e dy shqiptarëve nga Tropoja, emigrantë në Britani: Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj. Roli i tyre u zbardh gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda Old Bailey në Londër.

Sipas prokurorisë, Ermir Hysenaj ishte i punësuar në vetë depon ku sistemoheshin paratë përpara se të shpërndaheshin në automatet bankare. Ai u cilësua gjatë gjyqit si “inside man”,  njeriu i brendshëm i grupit.

Hysenaj kishte filmuar me një kamerë të fshehtë hyrje-daljet, sistemet e alarmit dhe kishte hartuar një planimetri të detajuar të depos.

Një hartë e shkruar prej tij, me të dhëna të sakta mbi strukturën e brendshme, u paraqit si provë kyçe në gjykatë.

Këto informacione, sipas akuzës iu kaluan bashkëpatriotit të tij Jetmir Bucpapa, i cili në atë kohë punonte si roje sigurie në lokalet e natës në Kent dhe kishte njohje me figura të njohura të krimit të organizuar në zonë.

Pas një gjyqi disa mujor, Bucpapa u dënua me burgim të përjetshëm dhe vuajti 18 vite pas hekurave, ndërsa Hysenaj u dënua me 20 vite burg. Në përfundim të dënimeve, të dy u dëbuan në Shqipëri.

Nga vjedhja spektakolare në Britani te jeta si “playboy”

Jeta pas burgut dhe rrëfimi i tabloidit britanik

Në përvjetorin e 20-të të grabitjes, tabloidi britanik The Sun i kushtoi një shkrim të veçantë jetës së re të Jetmir Bucpapës pas kthimit në Shqipëri.

Sipas shkrimit, një vit pas dëbimit ai u martua dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë. Por martesa nuk zgjati.

Sot, shkruan gazeta, ai është ndarë nga bashkëshortja dhe ka nisur një romancë të re me vajzën e një milioneri shqiptar.

“The Sun” përshkruan edhe transformimin e tij personal. Kur u kthye në Shqipëri, thuhet në artikull, ai ishte i ndrojtur dhe i mbushur me frikë si pasojë e viteve të gjata në burg.

Ndërsa tani, dy dekada pas grabitjes që tronditi Britaninë, shfaqet në lokalet e natës të Tiranës në krah të të dashurës së re, me një profil shumë më të ekspozuar, si një “playboy” i vërtetë.

Misteri që nuk u zgjidh kurrë

Megjithëse autorët u identifikuan, u gjykuan dhe u dënuan, hija e 32 milionë sterlinave të zhdukura vijon të rëndojë mbi këtë dosje.

A u investuan në aktivitete të tjera kriminale?

A u fshehën në llogari jashtë vendit?

Apo mbeten të groposura diku, si një sekret që vetëm disa e dinë?

Njëzet vite më pas, grabitja e Tonbridge mbetet një kapitull i errët në historinë kriminale britanike!/TheSun

Para

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit më të frikshëm në Meksikë!

Pas

U paralajmëruan para bastisjes? Si u zhvendos call center-i i mashtrimit 24 orë para operacionit të SPAK

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.