E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtrenjtohen çmimet e ushqimeve pas bllokimit të Korçës

Korrieri nga Korrieri
26.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Oligopoli po na merr shpirtin me çmimet, njëlloj me Europën
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave për shumë qytetarë nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë.

Por bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas pas shembjes të dherave ka bërë që këto qytete të boshatisen prej turistëve vendas dhe të huaj.

Bizneset e hotelerisë dhe restoranteve në Korçë dhe Pogradec njëzëri pohojnë që prej ditës së shtunë pas bllokimit të aksit Librazhd -Përrenjas po përballen me një mungesë rezervimesh të reja për fundjavën. Ata e konsiderojnë bllokimin e rrugës si një ngjarje që ndau “me thikë” juglindjen nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për shkak të ndërprerjes së lidhjes kryesore rrugore dhe izolimit të përkohshëm të zonës.

Sokrat Tasho, përfaqësues i resortit “Ski-Pista Bigëll” në Dardhë, tha për “Monitor” se ditën e diel, një ditë pas ngjarjes së bllokimit të rrugës, vizitorët boshatisën menjëherë pistën e skive dhe vilat për fjetje.

“Ngjarja e bllokimit të aksit Librazhd-Përrenjas ndau “si me thikë” Korçën nga Tirana, pasi pjesa më e madhe e klientëve tanë janë vendas. Peshën kryesore e mbajnë turistët nga Tirana. Ndërsa numri i turistëve të huaj është më i ulët, krahasuar me vendasit, kjo për shkak të kapaciteteve të vogla pritëse që ne disponojmë. Pra frekuentuesit kryesorë për pistën e skive janë vizitorët nga Tirana. Nëse ditën e shtunë numri i frekuentuesve ishte normal, menjëherë ditën e diel pas bllokimit të rrugës komplet pista dhe vilat u boshatisën.

Shumë prej klientëve vendas u çorientuan, pasi nuk po dinin se cilën rrugë alternative do të përdornin për t’u kthyer në Tiranë, ndërsa të tjerë nguronin të ktheheshin nëpërmjet rrugës së Maqedonisë së Veriut, pasi nuk kishin marrë pasaportat, apo kartat. Ndërsa turistët e huaj u shfaqën më të qetë pasi kryesisht lëvizin me furgona kamping”.

Në resort krahas pistës së skive, një strukturë e ndërtuar prej vitesh në Shqipëri, ofrohet edhe akomodim për fjetje në vilat e drurit. Resorti zotëron 9 vila druri, ku në normalitet për muajin shkurt, për shkak të motit të ftohtë dhe prezencës së borës, rezultojnë gjithmonë të rezervuara, si gjatë ditëve të javës, por edhe për fundjavë.

Sokrat Tasho thotë se aktualisht në shtëpitë e drurit nuk gjendet asnjë turist, por dhe nuk ka marrë rezervime të reja. Tasho parashikon mungesë vizitorësh të ketë edhe në ditët në vijim, deri në rregullimin e rrugës.

“Asnjë qytetar nga Tirana nuk e merr mundimin të vijë në pistën e Dardhës për ski dhe të përshkruajë një itenerar udhëtimi që zgjat deri 6 orë. Ishte afërsia me Tiranën ajo që ndikonte në frekuentimin e pistës së skive”, nënvizon z. Tasho.

Situata është e ngjashme edhe për rezervimet në hotele në Pogradec dhe restorantet me muzikë live në Korçë.

Përfaqësues të “Vila Cofiel” e njohur në qytetin e Korçës për ofrim të ushqimit tradicional të zonës dhe fundjavave me muzikë serenatash po ashtu pohojnë se nuk kanë marrë asnjë rezervim të ri, teksa në periudhë normaliteti rezervimet për fundjave mbylleshin që ditën e hënë.

“Në tërësi në qytetin e Korçës vihet re se ka mungesë turistësh dhe kjo për shkak të bllokimit të rrugës. Bllokimi i rrugës e ndau “si me thikë” Korçën nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Për restorantin tonë rezervimet për fundjavë gjithmonë mbyllen që ditën e hënë. Dhe kjo ndodh në çdo periudhë si në verë dhe dimër. Ndërsa për këtë javë ne nuk kemi marrë asnjë rezervim të ri dhe mendoj se kjo është për shkak të bllokimit të rrugës”.

Telefoni nuk po bie për rezervime të reja edhe për hotelet e qytetit të Pogradecit.

Markel Bimbli nga “Vila Bimbli” në Pogradec pohoi për “Monitor” se deri tani nuk ka marrë asnjë rezervim të ri për qëndrim në hotel gjatë fundjavës.

Bimbli thotë se periudha e rezervimeve për akomodim në qytetin e Pogradecit zakonisht nis në muajin mars, por gjatë stinës së dimrit rezervimet edhe pse të pakta për fundjave nuk mungojnë, kryesisht nga turistët nga Tirana.

“Pavarësisht të pakta, në këtë periudhë rezervimet për qëndrim në hotel, kryesisht për fundjavë nuk mungojnë. Mendoj se mungesa totale e rezervimeve të reja është ndikuar nga bllokimi i rrugës. Për shumë qytetarë udhëtimi në rrugët alternative nuk është komod, pasi zgjat më shumë në orë dhe ka kosto shtesë, sidomos nëse përshkohet nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, ku duhet të pajisesh edhe me siguracionin e mjetit.”

Rriten çmimet e zarzavateve deri në 50%

Ndërkohë, bllokimi i aksit ka ndikuar edhe në furnizimin me produkte ushqimore. Në tregun e Pogradec raportohen nga konsumatorët rritje të çmimeve të zarzavateve nga 20 deri në 50%.

Brunilda Shpendi, mësuese në qytet, thotë se çmimi i kastravecit nga 200 lekë/kg ka arritur në 300 lekë/kg. Domatja nga 200 lekë ka shkuar në 250 lekë/kg, ndërsa speci nga 200 lekë/kg është rritur në 250 lekë/kg.

“Tregu ka mungesë produktesh në qarkullim. Shumica e mallrave që tregtojmë vijnë nga importi. Rruga na ka prishur punë, nuk arrijmë të sjellim sasi malli, por mbi të gjitha po vjen me kosto më të lartë nga transporti”, shprehen tregtarët, duke theksuar se vështirësitë në transport po reflektohen drejtpërdrejt në çmimet për konsumatorët.

Shtrenjtim në disa raste ka pasur edhe për çmimet e biletës së furgonëve deri në 40% për kalimin Tiranë-Korçë.

Para

Rama reagon sërish për shembjen e rrugëve: Shikoni çfarë bëhet në Portugali, çudi si nuk e kanë denoncuar në SPAK

Pas

Ku është shëndetësia falas? Fakte që rrëzon propagandën

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.