E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali, ISHTI falsifikoi analizat dhe lejoi tregtimin e gaz it të rrezikshëm që importoi Piro Bare

Korrieri nga Korrieri
04.05.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Skandali, ISHTI falsifikoi analizat dhe lejoi tregtimin e gaz it të rrezikshëm që importoi Piro Bare
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Skandali, ISHTI falsifikoi analizat dhe lejoi tregtimin e gaz it të rrezikshëm që importoi Piro Bare

Në datën 21 prill, anija “Syn Turais” u nis nga Porti Saroch në Sardenja me destinacion Maltën. Sipas dokumentave të kapitenerisë së portit të Kaljarit, anija ishte e ngarkuar me produktin “Propylene”. Por destinacioni i anijes ndryshoi. Në datën 24 prill anija së bashku me ngarkesën e saj mbërriti në Porto Romano.

Kompania IBGAS AG, lajmëroi Doganën për mbërritjen e anijes me 2 mijë e 126 ton ngarkesë. Por në letra e dorëzuara figuronte se produkti ishte gaz Propan dhe jo Propilen.

Sipas ligjit shqiptar, çdo mall që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të certifikohet para se të kryhet procedura e zhdoganimit. Institucioni që e bën këtë verifikim është Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Është ky institucion që kryen analizat, të cilat përcaktojnë llojin e produktit dhe karakteristikat e tij.

Skandali, ISHTI falsifikoi analizat dhe lejoi tregtimin e gaz it të rrezikshëm që importoi Piro Bare

Në datën 24 prill, ISHTI kreu analizat e mostrës së marrë në anijen “Syn Turais” dhe në përgjigjen dërguar Doganës shkruan se produkti ishte propan duke i bashkangjitur edhe letrën e analizave të firmosura nga përgjegjësja dhe drejtori i laboratorit të ISHTI-t. Pas certifikimit nga ISHTI, Dogana vazhdoi me procedurën e zhdoganimit.

Shitje në treg 

Letrat e zhdoganimit të anijes Syn Turais u falsifikuan. Në të vërtetë anija ishte e ngarkuar me propilen siç tregojnë dokumentat e kapitenerisë në Portin e Kaljarit dhe jo me propan. Edhe pse dy produkte të ngjashme, Propileni me Pronanin kanë dy kode të ndryshme doganore dhe trajtim të ndryshëm si ligjor ashtu dhe fiskal.

Propileni ka një taksë më të lartë dhe paralelisht është më i kufizuar në tregtim. Ky produkt nuk lejohet të përdorët e tregtohet në destinacionet që përdoret propani, siç janë furnizimi i automjeve apo përdorimi për ngrohje etj.

Por Propileni i shkarkuar nga anija Syn Turais tashmë është duke u tregtuar lirshëm në tregun shqiptar për të furnizuar automjetet apo për mbushjen e bombolave.

Oligarkia.al ka mundur të shohë disa fatura shitje të kompanisë AV international Group, që është e lidhur ngushtë me IBGAS AG. Sipas të dhënave zyrtare, kompania AV international Group është në pronësi të biznesmenit Piro Bare.

Fitime të paligjshme 

Në tregjet ndërkombëtare, propileni ka një çmim më të ulët se sa propani. Kjo është dhe arsyeja se pse tregtarët tundohen që të blejnë propilenin edhe pse ai nuk lejohet të përdoret si karburant, për ta shitur në treg si propan.

Falsifikimi i dokumentave është një krim i rëndë. Por etja për fitime të paligjshme nuk ndalet para asgjëje. As para faktit që mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Dhe shteti mbyll sytë. Ndoshta për shkak edhe të zgjedhjeve, pasi duhen lekë për të financuar fushatën elektorale. /Oligarkia.al

Skandali, ISHTI falsifikoi analizat dhe lejoi tregtimin e gaz it të rrezikshëm që importoi Piro Bare

Para

Në mes të fushatës qeveria shpërndan miliona për rindërtimin

Pas

Dramë, familja shqiptare pasi varros djalin në Shqipëri, nuk lejohen në Greqi

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.