E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama zgjodhi Ballukun para SPAK. Argumentat dhe pasojat

Korrieri nga Korrieri
10.03.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Rama zgjodhi Ballukun para SPAK. Argumentat dhe pasojat
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ashtu sikurse pritej pas një sorrollatjeje tre mujore Edi Rama shpalli këtë të hënë rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i ofruar mbrojtje politike nga drejtësia.

“Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj sa është ngritur një akuzë që vitin e kaluar, jo për vjedhje, korrupsion, apo për ndonjë krim, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ministrisë ka kryer veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tendera, gjashtë vite më parë. Në bazë të disa mesazheve të gjetura më vonë në celularin e një ish-drejtori. U vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm pezullimi i anëtares të kabinetit qeveritar. Një masë absurde që në radhë të parë pezulloi funksionin, jo vetë personin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pastaj pa pritur fare vendimin, apo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do i hynte çështjes së në themel erdhi turravrap i dytë kërkesën që në shqyrtojmë sot. Arrestimin e një deputeti. Thjesht njoftimi i akuzën, në rrugën e shtrembër që është bërë rëndon në rrugën hekurudhore të stacionit të trenit, mjaftoi që Belinda Ballukut të dëgjoheshin të gjitha dallgët e urrejtjes,’ tha Rama.

Ndonëse kryeministri hyri edhe në hollësira duke e quajtur te pavlefshëm pretendimin e prokurorë e për intimidim të dëshmitarëve, nga ana formale ai argumentimin juridik ia la ish ministrit të drejtësisë.

“Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për masën e sigurimit personal arrest me burg/arrest shtëpie”- tha Ulsi Manja, anëtari i cili lexoi raportin e socialistëve për kërkesën e SPAK.

Në një argumentim të gjatë Manja ‘rrëzoi’ si të pabazuara argumentet e SPAK për nevojën e masës së arrestit dhe pretendoi se argumentet për rrezikim të provave nuk qendronin pasi ajo nuk i ushtron më detyrat ekzekutive në qeveri.

“Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministrit që mbante Balluku, aq më tepër që akuza mbetet e njëjta”, tha Manja.

Lidhur me provat e paraqitura nga prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve për presionet ndaj dëshmitarëve nga personave të fortë dhe nga zyrtarë të kabinetit të Ballukut, Manja po ashtu aludoi se prokurorët nuk kishin bërë hetime mjaftueshëm për ta provuar këtë ‘pretendim’.

Opozita pritet të marrë qëndrim për votën pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bazuar në provat e sjella nga SPAK në Kuvend. Kjo u pa dhe në qëndrimin e sotëm të Gaz Bardhit: “SPAK-u ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, si dhe prova për presion ndaj dëshmitarëve përmes të fortëve dhe parave. Në çdo demokraci normale, Parlamenti do t’i hapte rrugë drejtësisë. Por sot pamë diçka tjetër: jo vetëm Kryeministri është peng, por edhe Parlamenti po mbahet peng për të mbrojtur sistemin e korrupsionit, me arkitekt Edi Ramën dhe zbatuese Belinda Ballukun e shumë të tjerë si ajo“, thuhet në reagimin e Bardhit.

Votimi për imunitetin e Ballukut pritet të mbahet në seancën e 12 marsit, në limitet kohore të një vendimmarrje ligjore nga Kuvendi, pasi mazhoranca e zvarriti procesin për 3 muaj me radhë. Ky qëndrim ka shkaktuar edhe reagime te forta të BE e sidomos Gjermanisë, që e kanë parë këtë çështje si një gur prove në procesin e integrimit.

Në fund të janarit, gjatë një mbledhjeje në Bruksel, të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, Shqipërisë iu dha sinjali i qartë se, rruga e integrimit mund të pësonte ngecje.

Më pas, Komisioni kërkoi në mënyrë ultimative shqyrtimin e imunitetit të Ballukut, që shumica qeveritare po e zvarriste.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister, në sinkron me ambasadorin Gonzato, përmendën se rasti Balluku nuk është thjeshtë një çështje juridike, por se në të kundërt ngërthen edhe “përgjegjësi politike”.

Disa vende anëtare të kryesuar nga Gjermania e të mbështetur edhe nga Holanda e Franca kanë ngritur shqetësimin se me rastin e zv/kryeministres, me fjalorin e përdorur kundër gjykatësve dhe prokurorëve si dhe me ndryshimet ligjore që parashikohen të bëhen për të mbrojtur politikanët e lartë, qeveria e Tiranës rezikon të cënojë investimin më të madh të evropianëve, reformën në drejtësi.

Por pavarësisht nga këto paralajmërime duket sikur mes ndërkombëtarë e dhe mbështetjes për pjellën e tyre SPAK, Rama e ka  ërë më në fund zgjedhjen e tij: ai vendosi te mbrojë Ballukun. /lapsi

Etiketat: ballukuedi rama
Para

“Bërthama komanduese që nuk fiket kurrë” – Raporti i SPAK zbulon makinerinё e përgjimit që punon pa pushim

Pas

Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.