E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha thirrje administratës: Na u bashkoni në 12 mars, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën

Korrieri nga Korrieri
10.03.2026
në Aktualitet
A A
Berisha thirrje administratës: Na u bashkoni në 12 mars, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 12 mars para Parlamentit, ku do të zhvillohet seanca plenare për votimin e kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, duke e cilësuar atë si “ditën e pranverës së demokracisë” dhe të përmbysjes së “narkoregjimit”.

Në foltoren e radhës me demokratët në sheshin para kryeministrisë si çdo të hënë, Berisha u shpreh se qeveria duhet të largohet sa më parë, ndërsa akuzoi kryeministrin për mbrojtje të Belinda Ballukut.

Sipas tij, qytetarët dhe administrata nuk duhet të mbështesin qeverinë, por ta denoncojnë dhe ta sabotojnë atë.

“Sabotojeni këtë regjim, denoncojeni dhe sabotojeni, ta heqim një minutë e më parë, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë.”, u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës, lideri i opozitës theksoi se 12 marsi do të jetë një moment i rëndësishëm, duke e cilësuar si “dita e pranverës së demokracisë”, ku opozita do i jap “përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”.

“Duhet ta fshini, as edhe një javë nuk duhet t’ia zgjasim këtij hajduti, që nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun me dinjitet, por është një kriminel. Prapë u drejtohem këtyre policëve, punonjësve të administratës, mos e mbështesni, por sabotojeni këtë regjim, denoncojeni dhe sabotojeni, ta heqim një minutë e më parë, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë.

E patë se si e mbrojti. Më thoni, cilin nga ju ka mbrojtur ai në 13 vite siç mbron hajduten, vjedhjet e veta, kriminelin e damkosur në Parlament, Taulant Balla, dhe bandën tjetër.

Nuk duhet të ndalemi me këta horra, këta janë kriminelë, janë njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj, me familjet tuaja, janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, po e shkatërrojnë dhe duhet t’u japim atë përgjigje që meritojnë.

12 marsi është një ditë e madhe. Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës së demokracisë, dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Ndaj, në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti. Ne t’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”, tha Berisha.

Para

Trump kërcënon Iranin dhe synon Hormuzin: Konflikti drejt fundit, por pa mëshirë. Teherani: Fundin e vendosim ne!

Pas

Mojtaba Khamenei, lideri i ri Iranit kontrollon 250 mln euro prona në Londër (ndoshta baza spiunazhi)

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.