Pas kryerjes së homazheve në zonën e qujatur “Obelisku” në qytetin e Lezhës ndaj 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, një e afërmja e saj ka zbuluar se një ditë pas ngjarjes së rëndë viktima do të niste një punë të re në Tiranë.
Në një prononcim për mediat e afërmja e Xhuanës shtoi se kur familjarët e saj u përballën me të vërtetën, se partneri i saj asokohe, Eraldo Fizi ushtronte dhunë ndaj vajzës së tyre, ata vepruan menjëherë dhe e morën të bijën në shtëpi.
Më pas Xhuana zgjodhi që të zhvendosej në Tiranë për të filluar një jetë të re, ku dhe do të niste punë së shpejti.
Nga i ka ardhur rrethana, si i ka ardhur. Ajo ka jetuar me shoqe atje. Kur ka shprehur shqetësime te familja e vet ajo, familja ka shkuar në famijen e tyre dhe e kanë marrë vajzën. I kanë thënë ‘për këto arsye do ta marrim vajzën’ dhe ata nuk kanë kundërshtuar.
Pastaj më mbrapa shkoi në Tiranë për të jetuar aty. Një ditë më pas do të fillonte punë. Po e shikonte me një këndvështrim tjetër jetën. Kam 1 mijë mesazhe për gratë dhe vajzat, që të mos heshtin, por të flasin. Ka ndryshuar ajo kohë, tani janë të lira”, tha ajo.















